• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

اfarë karakteri do të ketë (një ditë) fëmija juaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkencëtarët nga Universiteti në Filadelfia kanë dëshmuar se karakteri i fëmijës formohet pas gjashtë muajve të parë të jetës, por nuk është i pandryshueshëm, sepse në të ndikojnë shumë faktorë. Para së gjithash, më rëndësi është mjedisi ku jeton fëmija. Në qoftë se ai është i pafavorshëm për zhvillimin e psikikës së fëmijës, me kalimin e kohës edhe fëmija më trim mund të bëhet i tërhequr dhe i frikësuar. Por po ashtu mjedisi i favorshëm edhe fëmijën më të turpshëm do ta bëjë supermen. Prandaj, kushtojini vëmendje sjelljes së fëmijës tuaj që nga koha kur është shumë i vogël. Mos prisni të kalojë koha dhe vetëm atëherë të filloni t'i përmirësoni forma të caktuarat të sjelljes. Sigurisht që duhet theksuar se çfarëdo që të bëni, bëjeni ngadalë, lehtë dhe gradualisht. Përndryshe, fëmijët e tërhequr do të bëhen edhe më të tërhequr, ndërsa ata problematikë edhe më problematikë.
Foshnja "varëse"
اfarë është tani: Sapo ta shtrini në shtrat ose në pjesën e rrethuar për lojë, menjëherë ngrihet dhe i zgjat duart për ta marrë? Vazhdimisht rri ulur në prehrin tuaj dhe mbahet për veshjet tuaja? Mund të bjerë në gjumë vetëm nëse ju uleni pranë shtratit dhe e mbani për dore? Sapo të paraqitet një person i huaj, fëmija vrapon kah ju dhe aty kërkon një strehë të sigurt? Nëse të gjitha këto situata ju tingëllojnë të njohura, atëherë ju jeni një nënë e fëmijës që ju rri varur si "varëse".
اfarë do të jetë? ثshtë gabim të mendohet se këto foshnja janë të përkëdhelurat e nënave dhe se kurrë nuk do të ndahen nga gjiri i nënës. Ato vetëm janë shumë të kujdesshme dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet. Kur të rriten kjo mund të jetë e dobishme, por mund edhe të çojë në ekstremin tjetër! Mësojeni fëmijën që nga mosha e hershme të jetë i pavarur, por mos bëni hapa radikalë. Për fillim lëreni me gjyshen, gjyshin, apo dikë tjetër i cili është i dashur për të, ta zëmë për gjysmë ore, pastaj gradualisht zgjateni kohën e të qenit larg saj. Në fillim, do të ankohet e do të qajë, por me kohë do të përshtatet.
Foshnja që nuk lëvizë
اfarë është tani: Shumica e nënave mund të jenë të lumtura nëse kanë një foshnjë e cila vepron sipas principit "ku më len, aty do më gjesh". Ajo është e qetë, rrallë qan, është e lumtur dhe e kënaqur kudo që ta lini. E pranon mirë lugën, nuk ankohet kur duhet të flejë, e nëse i ndodh të qajë mjafton ta ngushëlloni pak dhe do të ndalet. Foshnja e tillë që nga fëmijëria e hershme shfaq qetësi dhe nuk lëshohet në sprova të rrezikshme.
اfarë do të bëhet: Ka shumë gjasa që do të mbetet e tillë edhe kur të rritet, mirëpo duhet pasur kujdes që të mos formohet si një personalitet që nuk është i gatshëm ta pranojë anën e vështirë të jetës. Prandaj, trimërojeni që nga vegjëlia, këndojini këngë të marra, inkurajojeni të përpiqet të bëjë diçka që frikësohet, blini lodra të cilat kërkojnë aktivitet fizik dhe përpiquni për aq sa keni mundësi që aktivisht të merrni pjesë në të gjitha lojërat. Në këtë' mënyrë drejtpërdrejt do të ndikoni në angazhimin e fëmijës, përkatësisht ta parandaloni qëndrimin e tij anash.

Foshnja "hulumtuese"
اfarë është tani: E kundërta e përshkrimit të mësipërm, foshnja hulumtuese kurrë nuk qetësohet. Ajo është në lëvizje nga mëngjesi deri në mbrëmje, fle shumë pak, vetëm sa "për të mbushur bateritë", e pastaj "përsëri prej fillimit"! Kur mërzitet, të gjithëve zëshëm ua bën me dije, sepse foshnja e tillë duhet gjithmonë të ketë sfida para vetes. ثshtë në gjendje që një mijë herë ta gjuajë lodrën vetëm që ta vërtetojë se a do të bjerë secilën herë dhe, secilën herë kërkon nga ju t'ia jepni të njëjtën lodër. Sa i përket zhvillimit fizik, foshnja e tillë është e para në të gjitha: fillon të rrijë ulur pas gjashtë muajsh, rri me kokë poshtë pas muajit të shtatë-tetë, ndërsa ec në muajin e njëmbëdhjetë. Hunda e saj duhet të futet në secilën "vrimë", nuk e pranon përgjigjen "jo". dhe gjithmonë e di saktë se çka dëshiron. Fëmijën e tillë vërtet që është vështirë ta "nënshtroni, por nuk është e pamundur.
اfarë do të bëhet: Mjafton që, qysh nga mosha e hershme ta mësoni çka duhet, e çka nuk duhet, çka guxon dhe çka nuk guxon të bëjë, sepse, në të kundërtën, kur të rritet mund të ketë problem t'i respektojë rregullat shoqërore.Foshnja "tërheqëse"
اfarë është tani: Kjo foshnjë vazhdimisht qesh, luan dhe ua zgjat duart të gjithëve që duan ta marrin në dorë. Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe kërkon të marrë pjesë në çdo aktivitet. Foshnja tërheqëse lehtë i përshtatet çdo ambienti, e do shoqërinë dhe me entuziazëm luan me fëmijët e tjerë. Nuk është koprrac, me dëshirë i ndan lodrat dhe nuk e duron vetminë. Mos e lini vetëm dhe mos prisni se do të luajë me lodra edhe nëse me to ia mbushni shtratin deri në majë. Të gjitha do t'i shtyjë dhe do të kërkojë vëmendjen e njerëzve.
اfarë do të bëhet: Lexojini përralla, tregoni fotografi, shikoni bashkë filma të animuar dhe lëshoni muzikë. Vetëm në këtë mënyrë foshnja juaj do të jetë e lumtur, e kur të rritet ju do të keni dikë i cili gjithmonë do t'ju bëjë të qeshni.

Foshnja "bombë me sahat"
اfarë është tani: Kjo është definitivisht foshnja e cila që në bark e ky ditur se çfarë do e çfarë nuk do. Tingëllon si shaka, mirëpo në këtë ka shumëçka të vërtetë. Kur nuk do të flejë, ajo nuk do të flejë. Nëse nuk dëshiron ta merrni, do të bërtasë e të qajë derisa ta lëshoni. Nëse nuk është e uritur, nuk do të hajë edhe nëse i ofroni edhe ushqimin më të preferuar. Ju duken të njohura të gjithat këto, apo jo?
اfarë do të bëhet: Lajm i mirë është se këto foshnja ndryshojnë krejtësisht pasi të fillojnë të kontaktojnë me fëmijët e tjerë. Atëherë atyre u zvogëlohet impulsi personal, ndërsa u rritet ai shoqëror, kështu që bëhen shumë të matura në kërkesat e tyre dhe shumë të përshtatshme për "formësim". Te këto foshnja me rëndësi është që prindërit të mbajnë qëndrim të qartë dhe vendimtar që nga fillimi, sepse nëse e ndien mund të manipulojnë do ta bëjnë këtë edhe pasi të rriten. /Telegrafi/
 
Top