Afron sezoni, kush është dora e padukshme që po ndot plazhet shqiptare!?



Sot ishte një ditë e ngrohtë dhe të shumtë ishin ata që frekuentuan bregdetin nga jugu në veri të vendit.

Shqipëria është e bekuar me bukuritë natyrore që ka. Pikërisht në këtë stinë, ti mund të frekuentosh edhe detin, por edhe majat e maleve që ende janë mbuluar dëborë.

Dhe në fakt, prej vitesh turistë të huaj nga mjaft vende kanë në destinacion të tyre Shqipërinë. Fatkeqësisht, jo shumë për infrastrukturën dhe shërbimet që ofron, por për bukuritë natyrore që zotëron.

Le të kthehemi tek plazhet sot.

Dyndje e paparë pothuaj në të gjithë vijën bregdetare. Një start që premton një sezon të mbarë. Por dy lajme me përmbajtje aspak të këndshme u publikuan në media.
1200-630-durrsi2.jpg
Në plazhin e Shëngjinit (dhe në disa të tjerë), uji me përmbajtje të verdhë ia shpifi qytetarëve. Institucionet nxituan të justifikojnë duke thënë se është pjalm pishash! (Po pse pikërisht sot ky pjalm i verdhë dhe a thua vallë ka kaq shumë pisha sa të turbullojë detin?)
640-0-e4229e2d25309c58888460c4bb20f712.jpg
Në jug, në afërsi të Sarandës në plazh u gjet një lopë e ngordhur që ia neveriti atyre që e panë.

A është kjo një rastësi e çuditshme, apo ndoshta diçka që duhet hetuar më thellë. Ndoshta një dorë e padukshme që kërkon të prishë imazhin e turizmit shqiptar ende pa nisur mirë?

Dhe raste të kësaj natyre ka plot. Në vitet e kaluara janë derdhur fekale nga anijet në det, apo dhe të tjera që kanë hedhur karburante.
download-10.jpg
Le të shërbejnë këto raste si këmbana alarmi për institucionet shqiptare. Sepse turizmi është e vetmja degë e ekonomisë që siguron aq shumë valutë dhe të ardhura. Noa.al
 

Attachments

  • plazhi.jpg
    plazhi.jpg
    60.1 KB · Shikime: 216
Top