Agassi ngrin tenisin: Kam perdorur droge

elbruna

Anëtar i Respektuar
Agassi ngrin tenisin: Kam perdorur droge
Andre Agassi ben nje rrefim shokues tashme qe e ka mbyllur karrieren e tij si nje tensit profesionit.

Ish numri 1 i renditjes boterore pranon se ne te shkuaren ka perdorur droge. Revista “Times” publikon nje pjese te autobiografise se tij ku rrefen se ka rezultuar pozitiv ne nje kontroll ne vitin 1997 por genjeu autoritetet sportive per t’i shpetuar pezullimit.

Palmaresi i titujve Grand Slam eshte shume i pasur per kampionin amerikan, por kjo edhe fale perdorimit te metamfetamines ne kohen kur karriera dhe jeta me ish bashkeshorten Brooke Shields ishte ne krize. Pasi rezultoi pozitiv, Agassi u shkroi drejtuesve te ATP-se se nje shok i kishte hedhur ne pije drogen dhe u kerkoi qe te mos nenshkruanin pezullimin e tij.

“Kam kaluar nje moment te erret dhe te trishtueshem, me pas erdhi nje vale euforie qe hodhi poshte cdo energji negative. Nuk jam ndier asnjehere kaq i gjalle, kaq i mbushur me shprese dhe energji”, thote mes te tjerash Agassi. Ish kampioni 39 vjecar shton se ka jetuar per shume kohe edhe ankthin e dhunes se babait.
TCH
 
Top