Aguero: Nuk largohem nga Atletiko!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Aguero: Nuk largohem nga Atletiko!
18 Korrik Talenti i Atletikos së Madridit, Serxho Aguero, ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi nga skuadra e tij, duke refuzuar në këtë mënyrë edhe ofertat e bëra nga “gjigantët” anglezë si Mançester Junaited apo اelsi. “Nuk dua të largohem nga Atletiko. Eshtë folur shumë për ofertat në adresën time, por tashmë i kam thënë menaxherit tim se nuk dua të ndryshoj skuadër. Ndihem shumë mirë këtu në Madrid dhe shprsoj që të bëjmë diçka të madhe këtë sezon”. I pyetur për paratë e shumta që mund të fitojë nëse largohet nga skuadra e Atletikos, argjentinasi tha: “Paraja nuk ndryshon asgjë. Jam shumë i lumtur tek Atletiko, nuk më mungon asgjë dhe të gjithë më trajtojnë mirë. Nuk kam arsye për t’u larguar. Do të qëndroj tek Atletiko një, dy ose më shumë sezone. Pekin 2008? Sigurisht që do luaj edhe atje, është ëndrra ime. Mua më pëlqen gjithmonë të marrë pjesë në kompeticione të tilla”.
 
Top