Ah moj Demokraci

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
E vertete e dhimshme! Pas kaq vitesh e njejta situate ..

[video=youtube;e60Dqnm-Hk8]https://www.youtube.com/watch?v=e60Dqnm-Hk8[/video]

Po deri kur? Deri kur o tru i bekuar ?
O ti mendjen nur,ti dhe un ne gjum deri kur?
Po per dhembjet tona mban kush zi ?
Apo gjaku esht bere uje i ngrire
Te flas ty moj demokraci..
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Ah moj Demokraci

Shqiperia eshte nje vend demokratik. Ka qene i tille per plot 18 vjet dhe vazhdon te jete. Kush nuk e di le ta mesoje. Dhe ajo qe me habit mua, eshte kjo ndjenja e panikut te brendshem qe shume shqiptare kane: "ngelem ne vend numero", "nuk kemi demokraci", "nuk po ecim perpara", etj budalleqe si keto.

Por ajo qe eshte me e bukura, eshte kur kjo kategori njerezish perplaset me realitetin qe nuk duan ta shohin per ate qe eshte: Shqiperia pranohet ne KE; Shqiperia pranohet ne NATO; BE pranon kerkesen e Shqiperise per te filluar procesin e anetaresimit; mareveshja e lejimit te levizjes se lire te shqiptareve ne BE.

Kur te huajt e shikojne kete ndryshim te madh qe ka ndodhur ne Shqiperi ne keto 2 dekada, pse valle shqiptaret nuk arrijne ta shohin?! Valle kane harruar se ku ishin ne 1990 apo nuk u pelqen realiteti i ri ne te cilin jetojne, preferojne ate te vjetrin me mire?!


hajduti
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Ah moj Demokraci

Cilet te huaj ? dil jeto jashte Shqiperise ... dhe e kupton paradoksin Shqiptar ne lidhje me Demokracine, ne vend qe te ndertojne nje shoqeri Demokrate jane te kapur te lodhur pas mentalitetit.

Demokracine nuk e ben as nuk e sjell, Mirushi me shoke e propagandat e lodhura televizive... ajo duhet te shoqerohet/praktikohet te jete pjesemarrese ne shoqerine/jeten e perditshme sociale dhe shtetin demokratik - jo te kete thjeshte emrin Demokraci, nderkohe qe e ka mbytur mentaliteti i dobet.

Ps... Ajo qe kam vene re ne pergjithesi kohet e fundit , eshte qe Shqiptaret kane ngelur ne paradoks origjine per momentin, e kane lene historine nga pas ... nuk jane me te qarte as se kush jane ne te vertete dhe kujt origjine/rrace i perkasin. Leshohen turme pas te tjereve...per arsye te gabuara. Ju ka humbur besimi ne vetvete dhe mundohen te kopjojne te tjeret.
 
Redaktimi i fundit:

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Ah moj Demokraci

Shqiperia eshte nje vend demokratik. Ka qene i tille per plot 18 vjet dhe vazhdon te jete. Kush nuk e di le ta mesoje. Dhe ajo qe me habit mua, eshte kjo ndjenja e panikut te brendshem qe shume shqiptare kane: "ngelem ne vend numero", "nuk kemi demokraci", "nuk po ecim perpara", etj budalleqe si keto.

Por ajo qe eshte me e bukura, eshte kur kjo kategori njerezish perplaset me realitetin qe nuk duan ta shohin per ate qe eshte: Shqiperia pranohet ne KE; Shqiperia pranohet ne NATO; BE pranon kerkesen e Shqiperise per te filluar procesin e anetaresimit; mareveshja e lejimit te levizjes se lire te shqiptareve ne BE.

Kur te huajt e shikojne kete ndryshim te madh qe ka ndodhur ne Shqiperi ne keto 2 dekada, pse valle shqiptaret nuk arrijne ta shohin?! Valle kane harruar se ku ishin ne 1990 apo nuk u pelqen realiteti i ri ne te cilin jetojne, preferojne ate te vjetrin me mire?!


hajduti

Nese do nisemi nga cfare do te thote ne vetvete togfjaleshi Demokraci
Demokracia (gr. demo - popull, kraci - rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci.
Ne Shqiperi nuk ka demokraci per aq kohe sa nje vote kushton nje thes miell, dhe persa kohe nuk respektohet apo merret parasysh vendimi i sovranit. Per aq kohe sa ka e do kete shtremberime te realitetit ...demokracia nuk ekziston

Pjesa tjeter qe ti shtron nuk duhet ta shohesh aq ngushte ,se kaluam nga komunizmi (gjendje apatike) ne demokraci (shperfytyrim i njeriut)
shihe si evolim i qenies njerezore ..dhe kjo ndodh kudo te jesh ...edhe ne vendin me te humbur te botes!
 

ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Titulli: Ah moj Demokraci

Po cfare demokracie aman. Ktu ske nje media te pavarur ,te gjithe i ke o majtas o djathtas. Pastaj si mund t'kete demokraci ne nje vend ku ish sekretaret e partise kane drejtuar Shqiperine deri para pak vitesh? Kapitalizmi eshte i eger ,por behet akoma me i eger kur vendin e drejtojne njerez me mentalitet komunist. Kte ka vuajtur dhe po vuan Shqiperia sot e 20 vjet kusur.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Ah moj Demokraci

hajde hajdut se u shtua dhe nje ze kritik ketu :p
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Ah moj Demokraci

Nuk ndertohet demokracia , me njerez qe totalitarizmin e njohin si forme demokracie.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Ah moj Demokraci

Te gjithe japin mendime ketu, kerkojne shume elemente te demokracise por harrojne veten e tyre (ku bej pjese edhe une) qe "ndeshemi" sa here qe nuk na pelqen mendimi i dikujt. Pastaj fillojme e i personalizojme gjerat ashtu sic bejne lideret politike.

Pra, demokracise i mungon edhe kjo menyra jone e te sjellurit e keshtu shkon ajo deri lart.

Ndaj me vjen cudi se si disa ketu e bejne kete pyetje a thua vete nuk jane pjese e se keqes por e kerkojne tek te tjeret. Ne te gjithe jemi pjese e se mires dhe se keqes e gjithe kesaj zallamahie tipike shqiptare.

Dhe nese analizojme shqiptaret te cilet nuk jane me banim ne Shqiperi, pra ne nje tjeter realitet, ne nje shoqeri te demokratizuar , ne nje shoqeri ku respektimi i lirive eshte ne nje cilesi te nje standarti europian...."....." nuk po e perfundoj :p

hajduti
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Ah moj Demokraci

po forumet prandaj jane krijuar o hajdut , per te dhene mendime sepse mbi mendimin smund te jesh ne nje bote virtuale.
mendimet jane hapi i pare mbi vendimet e veprimet.

nese do kishim te tere te njejtin opinion mbi nje tematike ath ku do qendronte e bukura e diskutimit?

mgjth qe mos dalim nga tema , demokracia ne shqiperi nuk mund te konsiderohet , por une personalisht me shume e shoh anarshi...per 1000 e 1 arsye.
 
Top