AKEP miraton rregulloren për mbrojtjen e konsumatorëve

Marla

Quo Vadis!
akep.jpg

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar rregulloren “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe pajtimtarëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” e cila do të do të hyjë në fuqi në muajin tetor të këtij viti.

Nga projekt-rregullorja fillestare është hequr detyrimi i operatorëve për transparencë mbi shpejtësinë minimale të internetit të ofruar nga rrjetet me lidhje fikse. Në variantin final të rregullores, të miratuar në muajin mars, në asnjë nen nuk parashikohen detyrime që lidhen shprehimisht me transparencë mbi shpejtësinë e internetit. AKEP ka vendosur vetëm një dispozitë me natyrë të përgjithshme ku parashikohet se për karakteristikat e secilit shërbim të ofruar, sipërmarrësit përfshijnë dhe nivelet minimale të cilësisë së shërbimit, si koha për lidhje fillestare, koha për riparimin e defekteve si dhe mënyrat e kompensimit dhe të rimbursimit të pajtimtarit në rastet kur shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë së parashikuar në kontratë.

Ky aspekt është pritur me rezerva nga operatorët të paktën për sa kohë AKEP nuk parashikon një mekanizëm të certifikuar për matjen e shpejtësisë së internetit.
Nga projekt rregullorja janë hequr gjithashtu edhe dispozitat që parashikonin krijimin e Bazës Kombëtare të Dhënave të Numrave të Telefonit dhe një numëratori të përgjithshëm telefonik, i cili do të përmbante numrat e telefonit të pajtimtarëve që do të zgjidhnin të përfshiheshin në të.

Sipas AKEP, kjo rregullore synon një mbrojtje më të mirë të konsumatorit dhe pajtimtarëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, nëpërmjet rregullave më të qarta për të drejtat tyre në marrëdhëniet me sipërmarrësit.
Këtu përfshihen detyrime më të qarta për termat dhe kushtet të cilat duhet të përfshihen dhe të jenë pjesë përbërëse në kontratat e pajtimit për ofrimin e rrjeteve ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike , rregulla të qarta për aksesin në shërbimet e emergjencës, saktësime për kohëzgjatjen, rinovimin dhe përfundimin e kontratave, rregulla më të qarta për trajtimin e ankesave nga operatorët, kushtet për transparencën dhe publikimin e informacionit nga ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike si dhe masa për garantimin e aksesit të barabartë për personat me aftësi të kufizuar.

/BM
 
Top