Aksidentet rrugore, 20 të vdekur për periudhën tetor- nëntor, ja akset më problematik

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
rruget-problematike-223x300.jpg

Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish ne Shqipëri. Në buletinin informativ të Policisë së Shtetit që përfshin periudhën 17 tetor- 17 nëntor janë shënuar 163 aksidentë në të gjithë vendin, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave, plagosjen e 27 të tjerëve dhe kanë marrë plagë të lehta 168 persona.
Policia e Shtetit njofton se ka maksimilizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimi rrugor, ku nga kontrollet e saj janë ndëshkuar me gjobë 41.532 persona, ndërsa u është hequr leja e drejtimit të automjetit 192 personave.
Po sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 220 persona për shkeljet që parashikon ligji, prej tyre 158 persona janë arrestuar për “Drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 62 persona për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”

Akset Problematike

 Reps – Mirditë dhe Kols – Kukës – Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si
dhe mosrespektim i kufijëve të shpejtësisë.

 Harku Bërdice– Velipojë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar.

 Fier – Seman dhe Pushimi i shoferit – Divjakë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura e dëmtuar.

 Ura e Dailanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë, mosrespektim i sinjalistikës nga
këmbësorët dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

 Tiranë-Krrabë, Krrabë-Elbasan, rrugë e pakualifikuar, mungesë sinjalistike, mosrespektim I
standarteve të kërkuara.

 Tiranë – Vorë dhe Kashar – Rinas, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë, ndërprerje e
rrugës nga këmbësorët dhe parakalime të gabuara.

 Në Tiranë (problematikë në trafik), Shkolla Teknologjike – Kombinat (infrastruktura
rrugore e dëmtuar dhe mungesë sinjalistike), Rruga e Unazës së Re (ndërprerje e rrugës
nga këmbësorët dhe mungesë sinjalistike), si dhe segmenti Bërryli – ATSH (mosrespektim i
sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve).//Panorama
 
Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Aksidentet rrugore, 20 të vdekur për periudhën tetor- nëntor, ja akset më pr

Me nje fjale probleme gjithandej dhe njerz te papergjegjshem ne timon .
As ne '97 , gjate gjate mini lutes civile , nuk vriteshin me shume ,
dhe e keqja eshte se kjo shifer do kete tendenca rritje .
 
BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Aksidentet rrugore, 20 të vdekur për periudhën tetor- nëntor, ja akset më pr

Hartin,

po barrierat ku i ka infrastruktura e Shqiperise? Ne xhepat e atyre qe dalin me kollare ne Tv diten e 4 te javes... apo jam gabim?
8 vjet keqperdorim fondesh per infrastrukturen,se kto qe erdhen tashi as qe do e hudhin 1 meter asfalt por ai qe iku pse nuk i ndertoj siç duhet?

Ne timon ke njerz vertet te papergjegjshem dhe shumica pa dokumentacion te rregult,por dhe ato qe dhe pse pa patenta ecin si njerz te civilizu.
Kur zbrisni nga avioni,dilni te kryqezimi per Fushe Kruje,aty ne ate segmet Aeroport - Kryqezimi ka njerz qe futen ne parakalim ne kthese! (m'ka ndodh dhe mos te kisha dal une ne ferra me gjith ate shpejtsi parakalimi ai do m'kishte nxjerr nga xhami)
Mos flasim per rreth-rrotullimet ku t'pret rrugen serbes dhe t'shef dhe me inat se i shko te dera.. 500 euro merr patenten ne dore me thonte instruktori (ish punonjes para 8 vutesh ne Min. e Transporteve),do paraqitesh 2 her para komisionit dhe merr patenten me vetem 500 euro.
Kto "vrasje" parandalohen vetem me zbatimin e ligjit mbi patentat dhe mos t'e ekzistoj blerja patentave si me qen duke ble viça n'Milot.
 
Dakort me ty plako , s'thash gje une .
 
Top