Aksidenti me viktima në Kroaci,

aksidenti-kroaciii1.jpg

Mediat kroate kanë raportuar për një aksident trafiku në Kroaci, ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova.

Siç njofton mediumi kroat, Jutarnji.hr, dyshohet për 10 viktima dhe 30 të lënduar


Lidhur me këtë rast, nga kompania në fjalë kanë konfirmuar aksidentin, gjersa kanë thënë se ende nuk dihet numri i viktimave.

“Po rasti ka ndodhur sot. Nuk kemi më shumë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë lënduar”, thanë nga kompania “Deva Tours” për mediat kosovare.

Nga kompania kanë thënë se autobusi po barte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë. Nga ky aksident kanë vdekur të paktën 10 persona.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Siç shkroi gazeta kroate, autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.
 

Ps..vertet rast i rend qe e prek ne shpirt cdo shqiptar, se eshte jasht trojeve te veta.

Allahu ishalla i shperblen me xhenet e familjarv ngushllime nga me te sinqerta,kto dy dite kemi qen me zemer e me dhimbje afer cdo familjari?
 
Indeksonline ka siguruar pamje nga atmosfera në autobus, para se të ndodhte aksidenti tragjik.

Në ato momente ishte lëshuar kënga “Thërret Prizreni mori Shkodër”, teksa pasagjerët po këndonin njëzëri.

Pas këtij rasti të dhimbshëm, sot në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në atë aksident
Shiko fotografinë FullSizeRender.mov
 
anjezaaa.jpg



Anjeza Bellanica është një nga viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci. Motra e saj i ka dedikuar një shkrim prekës në rrjete sociale, ku i bën disa pyetje, ndër të cilat i bën me dije se e ka të vështirë të jetojë pa të.






“Edhe ëngjëjt të kanë lakmi sa e bukur je”, shkruan Yllza teksa përmend prindërit duke thënë: “A thu do të thotë babi që kur po vi në shtëpi e po ju shoh më hiqet lodhja? Po mami Anjezë? Ajo s’mundet pa ne të dyja, e di ti.”
Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.
Shkrimi i plotë
Anjez o shpirt motres, o drita e syve t’mi edhe engjëjt ta kanë lakmin sa e bukur je. S’po m’besohet qe motra skam me t’pas ma.
A pate shume dhimbje shpirti jem?
Anjez e çka tash me planet tona për t’ardhmen qysh du me jetu un pa ty? Ti e din qe un edhe ni dit t’vetme pa ty nuk e baj.
Kush m’pret mu n’shpi ty kesh tash ma?
A thu a ka me than prap babi qe kur po vi n’shpi e po ju shoh po m’heket lodhja ? Po mami Anjez? Ajo s’mun pa neve dyjave e din ti.
O shpirti jem Allah-u t’kish dasht ma shum se na e t’morr ty me na prit neve.
Ti ki me kon gjeth me neve ti je shpirti jem
Pusho e qet engjëll.
 
Top