Aktiviteti fizik mbron nga diabeti tip 2

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Aktiviteti fizik mbron nga diabeti tip 2

Femrat me rrezik tё rritur tё prekjes nga diabeti tip 2, kanё pasur gjasa mё tё mёdha tё qёndrojnё tё shёndosha nёse janë marrё me gjimnastikё, bёjnё tё ditur shkencëtarёt skocez.
Hulumtimi i bёrё nё Glasgow University, ka treguar se programi i ushtrimeve fizike gjatё shtatё javёve tek tё hulumtuarit ka çuar nё ulje prej 22% tё paraqitjes sё rezistencës nё insulinё, faktorit mё tё rёndёsishёm pёr paraqitjen e diabetit tip 2.

Programi i gjimnastikës ka qenё i bazuar nё aktivitete si vrapimi, aerobika dhe ngasja e biçikletës, ndërsa intensiteti dhe kohëzgjatja e ushtrimeve janë rritur vazhdimisht.

ثshtё e ditur se fёmijёt e prindёrve me diabet tip 2, kanё rrezik trefish mё tё madh tё vuajnë nga e njëjta sёmundje e sheqerit.

Krahas kësaj, tё dhënat kanё treguar se diabeti trefishon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, qё ёshtё shkak i vdekjes sё dy tё tretave tё diabetikёve.
 
Top