• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Akullore [receta]

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Produktet e nevojshme

- 4 banane
- 100 gr ara të bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. shllag ( whipped cream)

Pergatitja:

Ne një tas për perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten për servim të banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim për gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa të vogla. Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe është vendosur ne mes të pjates për servim. Me hoplen e perzier mbushim një "shpric" dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithë kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me karamel

Perberesit: për 4 persona: 100 g sheqer, 3 të verdha vezesh 2 gota pana (krem qumeshti).

Pergatitja: vendoseni sheqerin ne një tigan, lageni me një luge uje të ftohte dhe treteni ne zjarr të dobet. Ngriheni pak flaken e zjarrit, hiqeni shkumen dhe kur shirupi të kete marre ngjyre të kuqe të praruar hidhni ne ene gjysem gote uje të ngrohte dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Mbulojeni, vendoseni perseri ne zjarr shumë të ulet. Pas rreth 20 minutash, sheqeri duhet të jete shkrire krejtesisht dhe të kete konsistencen e një sherbeti tأ« trashe. Rrihni vezet ne një tas me pirun, hidhuni persiper sherbetin me ngadale duke e trazuar shumë fort derisa të perftohet një mase e lehte dhe e fryre. Vazhdoni të perzjeni derisa të ftohet. Vendoseni enen ne kompartimentin me ngrimje të thelle të frigoriferit për gjysem orë. Rrihni panen pa sheqer dhe bashkojani pergateses karamel- e verdhe veze. Hidheni ne makinen e akullores dhe pas 20 minutash akullorja është gati. Ndajeni neper tasa dhe shtroheni.
Akullore me çokollate Perberesit për 6 persona: 100 g çokollate, 120 g sheqer, 6 të verdha veze, 3/4 L qumesht.
Pergatitja: Zieni qumeshtin. Ne një tigan tretni ne banjo-mari çokollaten e grimcuar me disa luge qumesht të nxehte dhe pastaj hidheni kremin e perftuar ne qumeshtin e mbetur. Ne një tenxhere punoni të verdhat e vezeve me sheqerin derisa të perftohet një mase e bardhe dhe e fryre. Hollojeni me qumeshtin me çokollate të hedhur ngadale. Vendoseni ne zjarr ne flake të ulet dhe duke e perzier, lereni qe kremi të trashet por pa arritur të zieje. Filtrojeni kremin nepermjet një kullese, hidheni ne njee ene dhe lereni të ftohet duke e perzier here pas here. Vendoseni ne makinen e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
KULLORE


Nevoiten :
1 kg pana, 250 g mjalte, 400 g arra, 2 luge ckollate të grire.

Rrihni panen (ne frulator) derisa të trashet ne masen e duhur dhe hidheni ne një ene qe duron ngrirjen. Shtoni po aty mjaltin, arrat e grimcuara e cokollaten e grire dhe perziejini mirë qe të perftoni një perberje homogjene. Lereni disa orë ne ngrirje dhe sherbejeni ne kupat e akulloreve, të zbukuruar siper me arra e cokollate.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me vanilje


Perberesit për 3-4 persona:

- ½ litri qumesht
- 1 thelb vanilje (ose esence vanilje)
- 4 të verdha veze
- 70 g sheqer

Ne një tenxhere, ziejme qumeshtin me thelbin e vaniljes të çare ne dysh ne menyre qe të leshoje sa me shumë arome.

Rrahim ne një ene të verdhat e vezeve me sheqerin derisa të formohet një shkume e njetrajtshme, me pas hedhim qumeshtin me vanilje dhe i perziejme mirë.

Perzierjen e kthejme ne tenxhere dhe e veme ne zjarr të ulet, duke e perzier vazhdimisht, derisa të krijohet një mase kremi.

E leme të ftohet, e hedhim ne një kallep akulli, dhe e fusim të ngrirja. Koha e ngrirjes ndryshon sipas frigoriferit, preferohet të lihet gjithë natën të akulli.

për të ndryshuar shijen, mund të shtojme para ngrirjes fruta të grira, si banane, kivi, luleshtrydhe e manaferra, ose kafe, arra, kikirike e gjera të tjera

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me luleshtrydhe

5 veze
3 filxhane qumesht
2 ¾ filxhane sheqer
4 ½ filxhane luleshtrydhe
2 doza vanilje

Ne një tenxhere të vogel zieni mirë qumeshtin. Nderkohe, ne një tas rrihni vezet me 1 filxhan sheqer. Shtoni pak nga pak qumeshtin e valuar ne masen me veze dhe sheqer, duke e perzier vazhdimisht. Zbrazeni të gjithë masen ne tenxhere, uleni zjarrin dhe perzieni derisa të filloje të lidhet.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni dozat e vaniljes. Lereni masen derisa të ftohet plotesisht. Pastroni luleshtrydhet, (lini 6 luleshtrydhe menjane) shtypini ne një tas dhe perziejini me sheqerin e mbetur. Ne vazhdim hidhini ne kremen e ftohur.Vendoseni masen ne ngrirje të frigoriferit. Nxirreni çdo 20 min.dhe perziejeni, me qellim qe të thyeni kristalet e mbledhura të akullit. Servireni ne gota akulloresh duke vendosur nga lart nga një luleshtrydhe për garniture.

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me kiwi

Përbërësit: Për 4 persona: 4 kiwi, 200 g sheqer, luleshtrydhe, 1 limon.

Përgatitja: Zieni për rreth 15 minuta sheqerin me gjysëm litër ujë. Qëroni kiwit dhe frulojini në mixer. Hollojeni purenë e formuar me shërbetin e përgatitur më lart dhe lëngun e limonit. Përzjejini. Hidheni në makinën e akullores për 20 minuta. Zbukurojeni me kiwi.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me kafe

Përbërësit: Për 6 persona: kafe, 150 g sheqer, 200 g pana, 200 ml qumësht, 2 vezë, vanilje.

Përgatitja: Holloni në qumësht një pako vanilje, jepini një valë dhe pastaj lëreni të ftohet. Në një enë rrihni vezët me sheqerin dhe kur të zbardhen e të fryhen shtoni 3 filxhanë të vegjël kafe, pastaj panën dhe qumështin e ftohur. Përzjejini fort, hidheni masën në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash ose sipas instruksioneve të aparatit
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me limon

Pëbërësit: Për 6 persona: 200 gr pana (ajkë qumështi), 150 g sheqer, 1.25 dl qumësht, 3 limona, 1 mollë, lëng limoni.

Përgatitja: Rrihni mirë, do të ishte më mirë nëse do të bënit me rrahësen elektrike lëngun e limonave të filtruar më parë në kullesë me sheqerin. Shtoni 2 lugë lëng limoni, mollën e qëruar e të grirë, qumështin dhe përziejeni të gjitha me kujdes. Në fund bashkojini me shumë delikatesë panën (ajkë qumështi). Hidheni përgatesën në makinën e akullores për 20 minuta dhe servireni në tasa individualë.
Akullore me limon (2) Përbërësit: Për 8 persona: 8 limona, 300 g sheqer, 2 të bardha vezë, 1 L ujë.
Përgatitja: Treteni në ujin që vlon sheqerin, lëreni të ftohet pastaj shtoni lëngun e filtruar të limonave. Hidheni në një formë dhe mbajeni në frigorifer për rreth 2 orë. Vendoseni përgatesën në mixer, shtoni të bardhat e vezëve të bërë marengë dhe frulojini për disa sekonda. Hidheni nëpër tasa dhe servireni.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me lajthi

Përbërësit: 100 g lajthi, 170 g sheqer, 6 të verdha vezësh, 3/4 L qumësht, 1 paketë vanilje.

Përgatitja: Vendosni lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta, hiqini, eleminoni lëkurën dhe grijini imët. Zjeni qumështin dhe aromatizojeni me vanilje, përziejeni. Punojini lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht, pastaj shtoni qumështin e mbetur duke përzier. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur të përftohet një masë e fryrë shtoni lajthitë. Vendosini në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht. Hiqeni kremin sapo fillon të marrë valë. Kur të jetë ftohur, hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me portokalle

Përbërësit: 40 g pana, 250 g sheqer, 6 portokalle, 1 limon, 1 gotë qumësht, 1 gotë e vogël lëng mandarinash, 1 gotë e vogël lëng portokalli.

Përgatitja: Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fërkojini lehtë lëkurat mbi sheqer që të marrë aromë. Ndajini përgjysëm portokallet, shtrydhini, filtrojini lëngun, hidheni në një tigan, shtoni gjithë sheqerin dhe lëngun e limonit, shkrijini në zjarr shumë të dobët duke i përzier. Hiqini, lërini të ftohet shtoni panën, lëngun e mandarinës e të portokallit. Përzjejini dhe vendoseni në makinën e akullores.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me banane

Përbërësit: Për 4 persona: 1 kg banane, 150 g sheqer, 1 portokall, 1 limon.

Përgatitja: Shtrydhni portokallin dhe limonin, hidheni lëngun në një tenxhere, shtoni sheqerin dhe treteni këtë në zjarr të dobët. Hiqeni para se të arrijë pikën e zierjes. Qëroni bananet dhe frulojini në mixer. Hidheni purenë e bananeve në sherbet. Përzjejini për një kohë të gjatë dhe hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me kos

Përbërësit: Për 4 persona: 4 kuti kos, 230 g sheqer, 4 limona.

Përgatitja: Lani limonat dhe grini lëkurat e 3 prej tyre, të katërtit hiqjani lëkurën dhe pritjani në trajtë rripash të hollë që do t'i mbani në ujë të ftohtë. Shtrydhini limonat dhe bashkojani lëkurave të grira. Vendosini në një tas kosin, shtoni sheqerin dhe rriheni mirë derisa të përftohet një masë e butë e lehtë. Hidhëni pak nga pak lëngun e limonit dhe vendoseni në makinën e akullores. Mbajeni në të derisa akullorja të arrijë të bëhet. Kalojeni akulloren në një tas të madh dhe zbukurojeni me rripat e kulluar.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Luleshtrydhe me krem


PERBERESIT

•24 luleshtrydhe
• vere e bardhe, 1 gote
• fokollate qe tretet, lOOg
• fokollate e bardhe, lOOg

Pergatitja: 20 minuta + koha perftohje; Niveli i veshtiresise: E thjeshte

I zgjidhni luleshtrydhet të medha dhe qe kane sy, lajini ne vere të bardhe dhe thajini me kujdes.
Tretini ne tigane të vegante dy llojet e cokollates ne banjemari.
Duke i kapur luleshtrydhet prej bishti, zhyteni një pjese ne cokollate të tretshme dhe pjesen tjeter ne ate të bardhe. Sistemojini me pas ne leter furre, derisa cokollata të ngurtesohet dhe sherbejin
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me cokollatë
Përgatitja. Zieni qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari cokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me cokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore me kumbulla
Pëgatitja. Lani kumbullat, hiquni bërthamat, pritini në copa të vogla, hidhini në një enë të madhe me 2 lugë sheqer dhe lëkurën e portokallit të grirë, lëreni në qetësi për 10 minuta. Ndërkohë jepini një valë ujit me sheqerin dhe kanellën, lëreni të ziejë për 10 minuta, ftoheni sherbetin dhe hidhjani kumbullave. Vendoseni përgatesën në makinën e akullores duke vepruar sipas instruksioneve të apartit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Akullore korona
Përgatitja. Fruloni për 1 min të verdhat e vezëve me sheqerin shtoni krem qumështin dhe pak vanilje. Frulojini përsëri për një minut. Vendoseni kremin në një enë dhe lërini në zjarr mesatar për rreth 3 minuta, gjithnjë duke e trazuar dhe duke u kujdesur që të mos marrë valë. Lëreni kremin të ftohet dhe hidheni në një formë. Mbajeni në frigorifer 2 orë para servirjes. Përmbyseni format me akullore në një pjatë dhe zbukurojini në qëndër me ananas të prerë në copa të vogla pasi t'i keni dhënë ngjyrë të kuqe me disa lugë shurup shege.
 

Jetmira

..........
Si të bëni akullore në shtëpi në vetëm 5 minuta

Me këtë recetë do të sillni ëmbëltoren në shtëpinë tuaj.

Më poshtë keni përbërësit e duhur për të përgatitur akulloren më të mirë me shije bananeje.

Përbërësit:
1 banane (e prerë)
3 lugë gjelle qumësht me pak yndyrë
1 lugë gjelle arra të copëtuara

Përgatitja:
Prejeni bananen në copa të vogla dhe vendoseni në frigorifer, në ngrirje.
Më pas tranferojeni në një blender sëbashku me qumështin. Prisni derisa të merrni një përzierje homogjene.
Hidhenin në një gotë dhe dekorojeni me arra të copëtuara, ose fruta të tjera sipas dëshirës.
 
Top