Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend




Analisti Andi Bushati, në një opinion të publikuar në portalin Lapsi.al, shkruan se një konflikt banal për disa punëtorë që kërkojnë të drejtat e tyre, mori përmasa groteske pas akuzave të kryeministrit Edi Rama për grusht shteti.
“Pasi kemi dëgjuar gjithë këtë batare që na ka bombarduar gjithë ditën, çdokush ka mundësi të ngrejë një pyetje të thjeshtë: Po sikur qeveria të kishte pasur veshë, po sikur t’i kishte dëgjuar dhe jo persekutuar, ata vetëm 65 punëtorë, a do qe ngritur ky konspiracion? A do kishin përfituar Sala apo Likja? A do i jepej mundësia Albin Kurtit të vinte në punë fijet e nëndheshme?
A do qe e nevojshme të mësyhej Rinasi me autoblinda?
A do kërcënohej kaq rëndë siguria kombëtare? A do shmangej, në fund të fundit, grushti i shtetit?


A do pengoheshim dot vaksinat e Erdoganit, që po i këmbejmë me çmimin e mbylljes së shkollave dhe dorëzimit të Gylenistëve?

Vetëm qenie të tilla janë në gjendje ti japin një konflikti banal, një përplasjeje për çështje pagash, përmasat e një grushti shteti.
Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë.
Pandjeshmëria e tyre për të kuptuar të ndryshmin dhe lehtësia për të shkelur me këmbë këdo që nuk bindet, prodhoi këtë tymnajë komplotiste.
Prandaj zgjidhja është në dorën tonë. Ose ta pranojmë nënshtrimin dhe jetën në këtë makth të sëmurë, ose t’i ndalim, t’i lidhim, t’i izolojmë ata që paaftësia për tu përballur me problemet e vërteta, i shtyn të prodhojnë një realitet konspirativ.

Një grusht punonjësish të Albcontrol treguan se alternativa është e mundur. Mjaftuan kërkesat e tyre të thjeshta për të shndërruar lehtësisht në groteske botën propagandistike që na rrethon,” shkruan Bushati.

/AK Report
 
I bukur titulli vetëm...
Që të lë të kuptosh se e ka thonë Ditmir Bushati.
Por sa për çmenduri ky vend nuk i lë hapsirë fantazisë.

Ça pret kur opozita veshur nën petkun presidencial ulëret KUNDËR QEVERISË PËR GRUSHT SHTETI!???!
200.gif
Por rrofshin ANAListet! Se ne dihet memorie peshku kemi...
200.gif
 

Attachments

  • 200.gif
    200.gif
    427.3 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    976.6 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    427.3 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    976.6 KB · Shikime: 0
Bushati pse nuk flet per peticionin qe eshte duke u zhvillu online kunder medaljes qe Meta dha per te atin e ktij?
 
Bushati pse nuk flet per peticionin qe eshte duke u zhvillu online kunder medaljes qe Meta dha per te atin e ktij?
Po lene Andin (se kom ne adash legenin) se osht n'pun t'vet po si nuk na solli atë adashin tjetër me na bo noj Bejte se na ngeli konkursi var ket muj m'raft pi*ka lool lool
 
I bukur titulli vetëm...
Që të lë të kuptosh se e ka thonë Ditmir Bushati.
Por sa për çmenduri ky vend nuk i lë hapsirë fantazisë.

Ça pret kur opozita veshur nën petkun presidencial ulëret KUNDËR QEVERISË PËR GRUSHT SHTETI!???!
200.gif
Por rrofshin ANAListet! Se ne dihet memorie peshku kemi...
200.gif
Eshte Bushat tjeter ky, jo Ditmiri o Andi :D
 

Attachments

  • 200.gif
    200.gif
    976.6 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    427.3 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    976.6 KB · Shikime: 0
  • 200.gif
    200.gif
    427.3 KB · Shikime: 0
Pandjeshmëria e tyre për të kuptuar të ndryshmin dhe lehtësia për të shkelur me këmbë këdo që nuk bindet, prodhoi këtë tymnajë komplotiste.
Prandaj zgjidhja është në dorën tonë.


Kjo eshte e dukshme tashme,ketu e vite.
 
Top