• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Alarmi! Sallonet e bukurisë vendburim i HIV-AIDS në Shqipëri


Shpesh terhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit por rrallë herë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit. Një nga vendet ku mund të merret Hiv-Aids, Hepatiti B dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike të cilat janë jashtë çdo kontrolli higjeno-sanitar.

Anila Zhupa, specialiste e estetikës mjekësore tregon se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbëve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak të mos sterilizimit të pajisjeve.

Në cdo sallon në vendin tonë bëhen trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit. E nëse jashtë vendit para se të hapësh një biznes të tillë ka kontroll të rreptë nga autoritetet shëndetësore, në Shqipëri këto qendra trajtohen thjesht si biznese.

Specialistë të estetikës mjekësore bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës, vajzat duhet të beëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbëve duhet t’i kërkojnë perdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si tek stomatologu.syri net
 
Top