Aleanca perëndimore sulmon trupat e regjimit: Vrasin katër ushtarë të Assadit

legjenda

Tetova
Nga bombardimet ajrore të aleancës perëndimore, të udhëhequr nga SHBA, janë vrarë sëpaku katër ushtarë të regjimit të Assadit, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur rëndë në qytetin e Eufratit, Deir ez Zor, siç njoftojnë nga “Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri”, transmeton Bota sot.

“Deri tani kurrë nuk ka pasur ushtarë të regjimit të vrarë nga bombardimet perëndimore,” tha nga organizata për të drejtat e njeriut, Rami Abdel Rahman.

Vetëm brendësia e qytetit Deir ez Zor kontrollohet nga trupat e Assadit, ndërsa gjithë rrethina është në duart e ISIS.
Ministria e jashtme siriane ka konfirmuar lajmin duke thënë se janë shkatërruar një tank, katër mjete udhëtimi dhe një depo armësh. Ajo e quajti këto bombardime si “agression” dhe ka dërguar dy letra proteste në OKB.

Në anën tjetër Pentagoni ka kundërshtuar akuzat dhe ka thënë se ka bombarduar vetëm instalacionet e naftës të ISIS.

Regjimi sirian nuk ka mirëpritur bombardimet e perëndimit kundër ISIS, ndërsa vendet perëndimore kanë shtuar retorikën e rrëzimit urgjent të qeverisë së Assadit nga qeveria. Kjo mbështetet fuqishëm edhe nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite./Bota sot
largea_2-w-650-c-0-bild1449495466.jpg
 

Vajzaa

Antarë
Titulli: Aleanca perëndimore sulmon trupat e regjimit: Vrasin katër ushtarë të Assadi

:mah: hmmmmmmm
 
Top