• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Aleksandër Moisiu

Lauri

Anunnak
Debati i Aleksandër Moisiut me kritikun italian të artit për shtetësinë e aktorit

- E çuditshme me ty, Moisi! - iu drejtua Aleksandrit kritiku italian i artit, Xhuzepe Adami, në një bisedë pas një shfaqjeje të bujshme në Milano. Ti ke studiuar në Gjermani dhe shkolla jote është gjermane, po gjaku yt është italian dhe sigurisht kjo duket nga shqiptimi i përsosur i italishtes. Po, me falni, në lojën tënde ka disa momente të improvizuara gjallërie, që vijnë papritur, që s'janë as italiane, as gjermane. Këto duken si shpërthime të panjohura dhe unë kam dashur të të pyes shpeshherë se me çfarë qëllimi i bëni, për impulse, apo janë thjesht nervore?
- I dashur Adami, - iu pergjigj Moisiu, ti vërtetë më njeh mirë, por bën një gabim të vogël për sa i përket origjinës sime.
Unë jam rritur në Shqipëri dhe jo në Itali. Sigurisht që këtu kam shkuar në shkollë dhe kam jetuar, por babai im është shqiptar dhe nëna ime ështe shqiptare gjithashtu nga arbëreshët. Shikon, pra, që gjaku im i përket origjinës sime dhe origjina është ajo që thotë fjalën e fundit. Të shikosh shqiptarët në jetë duken si nierëz shumë të qetë, por gjithë ajo qetësi shnderrohet në fuqi luani e s'ka zot që i mban nëse dikush i prek në sedër ose në të drejtën e tyre...
Por - vazhdoi më tej Moisiu -ne s'kemi ende teatrot tona, prandaj mua me shikon këndej....
(Në foto Aleksandër Mosiu me të ëmën Amali de Rada)
/A_V
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Aleksandër Mosiu

Pse e refuzoi Mbreti Zog dhënien e nënshtetësisë shqiptare, virtuozit të skenës vjeneze, shqiptarit Aleksandër Moisiu?!



Ende nuk ka një fakt të modeluar zyrtar që argumenton arsyen se pse Ahmet Zogu fillimisht refuzoi më pas nga presioni u detyrua të aprovonte kërkesën për nënshtetësi shqiptare të Aleksandër Moisiut. Gjithsesi kjo zvarritje do ti kushtonte atij të vdiste pa shkelur në tokën e të parëve.

Maratona e kësaj kërkese ka kaluar përmes shumë debatesh, përgojimesh, të vërtetash dhe sajesash të mbarsura politikisht.

Gjithsesi ajo që dihet është qëndrimi antikonformist dhe fshikullues ndaj regjimit antidemokratike të Zogut i aktorit të madh të skenave prestigjioze botërore. Kaq ndoshta ka mjaftuar që t’i përjashtohej e drejta zyrtare e shqiptarit, këtij kolosi të skenës për të marrë nënshtetësinë e vet.

Nga një jetëshkrim për talentin e jashtëzakonshëm mësohet se në nëntor të vitit 1933 Aleksandër Moisiu i drejtohet legatës shqiptare me një lutje për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare.

Kërkesë e tij Mosiu i’a drejton ministrit të Jashtëm nëpërmjet konsullatës në Vjenë. Nga ana e vetë konsullata në një dokument të përpiluar prej saj, shkruan: “Artisti i njohun prej gjaku dhe fisi shqiptar, zoti Aleksandër Moisiu, i’u drejtua sot kësaj konsullate me lutjen që t’i akordohet sa më parë shtetësia shqiptare, bashkë me zonjën e tij, Johana Tervini Moisiu. Ky artist i përmendur që nuk e ka mohuar kurrë kombësinë shqiptare, dëshiron që t’i njihet shtetësia shqiptare” përfundon shkresa e konsullatës.

Nuk dihet se sa e vërtetë është, por në një botim të vitit 1981, ndër të tjera thuhet se kur ministri i oborrit të Zogut po informonte monarkun për kërkesën, ai e kujton duke thënë, se mos ishte ai aktori që luante në Vjenë. Pyeti se a mund të jepeshin para në dorë. Kur u përgjigjën se për ar ai nuk kishte nevojë, atëherë mbreti mësohet të jetë shprehur se mund ta bënte “maitre des coremonies” të pallatit.

Monarku i ofron mbretit të skenës vjeneze të bëhej bufon i oborrit të tij. Ishte apo jo kjo që Zogu ofronte në këmbim të shtetësisë shqiptare një shqiptari, kjo mbetet për t’u shqyrtuar. Por ajo që dihet si përfundimtare është se Aleksandër Moisiut ju zvarrit lutja për tu pajisur me pasaportë shqiptare. Pavarësisht se çfarë u tha, para dhe pas, si u interpretua dhe në ç’gojë të liga mund të kenë përfunduar kjo e drejtë legjitime e aktorit të madh, ajo që mbetet e pamohueshme është kërkesa dhe pala mbi të cilët rëndon barra e refuzimit të pajisjes së tij me pasaportë shqiptare ishte Ahmet Zogu, i cili më vonë u detyrua ta pajiste me pasaportë shqiptare Moisiun, pavarësisht se kjo erdhi si pasojë e presionit të faktorëve të ndryshëm për vetë famën që kishte aktori.

Por ai nuk mundi ta shijonte shtetësinë shqiptare, nuk mundi të shkelte në tokën e të parëve, pasi vdiq një vit më vonë, më 22 mars 1935, pas një lëngimi të gjatë.

(Në foto Aleksandër Moisiu me bashkëshorten e tij, Johana Tervini -Moisiu)
/Albert Vataj
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Aleksandër Mosiu

Aleksandër Moisiu, triumfi i zërit të magjishëm dhe virtuozit të skenës

Sot 81 vite më parë ndali së rrahuri zemra e Aleksandër Moisiut, një prej personazheve më të jashtëzakonshëm të promovimit të vlerave të shpirtit shqiptar në botë. E ndërmendim me detyresën e një mirënjohje të përunjur këtë kolos të skenës, këtë manifestim fillimor të kapaciteteve dhe forcës zotëruese të protagonizmit në një botë shpërthimesh të hovshme të sprovës dhe mëtimit të vlerave të njimendta hymnizuese.



Nga të paktat rreze të krenarisë sonë kombëtare që mbushën qiellin e famës, ato të Aleksandër Moisiut janë ndër më të shpërthimtat, kjo për vetë kohën kur ky talent i jashtëzakonshëm kumboi me zërin e tij të magjishëm në skenat më prestigjoze të kohës. “Shekulli ynë ishte në të hyrë, kur në skenën gjermane për herë të parë u dëgjua zëri i aktorit të panjohur. Ishim në pritje të diçkaje të madhe, sepse ai zë nuk ishte si zërat e tjerë, në të kumbonin nota të reja, magjepsëse, origjinale, të tilla që mbeteshin të paharruara në kujtesë, po t’i dëgjoje qoftë edhe një herë të vetme…” Janë këto fjalët me të cilat i magjishmi Stefan Cvajg i jep lamtumirën e fundit 81 vite më parë, shqiptarit të famshëm të skenave vjenezë dhe berlineze, zërit dhe talentit të papërsëritshëm, Aleksandër Moisiut, kësaj embleme që jetësoi për t’i bërë të pavdekshme rolet e Edipit të Sofokliut; Hamletin, Romeon dhe Sheilokut të Shekspirit, Franc Morit të Shilerit, Mefistofelit dhe Klavingos të Gëtes, Dantonit të Bernard Shout, Montezumës e Hauptonit, Ivanovin e اehovit, Fedian dhe Serinçevin e Tolstoit, Ozvaldit e Ibsenit, e shumë e shumë përfaqësime të tjera në skenën e teatrit.

Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Kavajë për t’u shuar më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Në moshën 19-vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars, kështu quheshin aktorët që luajnë role të vogëla në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin duke spikatur për zërin dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg më 1911. Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi do të ngrenin siparin për të skenat e Evropës dhe Amerikës Veriore. Fusha e veprimit së larmishme të Aleksandër Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind- dhe të Hofmannsthal-it. Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional gjatë interpretimit. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi fillimisht këtë kërkesë, duke i’a ofruar më pas, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai tashmë ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Trupi i tij prehet në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër. Ajo që mbetet një vlerë dhe për të cilën u mbamend ishte pikërisht tipari për të cilin flet Cvajgu, ku mes të tjerave për mikun italian, pasi fatkeqësisht e njohu si të tillë, thoshte, “Zëri i tij ishte më harmonik, më depërtues, më melodioz, më i butë se zërat gjermanë, në të spikaste një melodiozitet i ngrohtë, plot diell, të dukej sikur ishte juga ajo që e kishte sjellë në flatrat e saj, duke kapërcyer male”. Ai zë i ngjante një orkestre me të gjithë modulacionet dhe intensitetet, që nga notat më të ulta e deri tek shpërthimet tronditëse. Një zë i kumbueshëm, i ashpër, i mprehtë, një zë tipik shqiptar, kushtrues në gjithë shtrirjen dhe depërtimin e tij, tonalitetin dhe shqiptimin. Ishin këto veçri, virtuziteti i i tij i pashoq, ata që e kanë gozhduar në kujtesën e brezave dhe e ruajnë në ndërgjegjen e mirënjohjes së gjeneratave si dritimi më shndritës i diellit të gjenialitetit.
/A-V
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Aleksandër Mosiu

"Der Erlkِnig" një nga kryeveprat e J.W. von Goethe, interpretuar nga Aleksandër Moisiu, shoqëruar nga muzika e Tobias Herzz HALLBAUER. Ilustruar me skenat origjinale nga filmi "Lorenzino de Medici", realizuar në vitin 1935 ku Moisiu luan rolin e Lorenzino-s

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Aleksandër Moisiu

Aktori shqiptar me famë botërore, një nga më virtuozët e skenës vjeneze dhe gjermane.
Aleksandër Moisiu në këto dy foto me aktoret austriake, Elisabeth Lennartz dhe Ruth Albu duke luajtur "Idiotin" e Fjodor Dostojevskit, me regji të Vladimir Sokoloff , 10 prill 1930, edituar nga Heinrich Georges




 
Top