Ali Podrimja

CoNNecT

Administrator
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpيrtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drلmatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.
 

CoNNecT

Administrator
poetika

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpيrtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drلmatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.
 

CoNNecT

Administrator
lirikat e frymezimit tematik

Lirikat e frymëzimit tematik politik në krijimtarinë e Ali Podrimjes, (sidomos ato të viteve nëntëdhjetë), degëzohen brenda tri refleksioneve: refleksi i nxitur nga pushtuesi i tokës kosovare; refleksi tjetër, i nxitur nga "hipokrizia e Evropës", qëndrimi i së cilës ndaj fatit shqiptar në çaste të caktuara historike ka qenë fatal dhe tragjik për tërësinë e kombit dhe në fund, refleksi që nxitet nga pjesa e keqe e kombit të vet.
Përballë "hordhisë pushtuese" poeti vë kalanë e tij mbrojtëse, të veshur simbolikisht, si guri, kulla, muri, Rozafa, që përbëjnë korpusin e kështjellës shpirtërore të kombit me rrënjë dhe origjinë antike në këtë truall dhe në këtë hapësirë. Përmes kësaj lirike, edhe pse të frymëzuar nga ngjarjet e ditës, poeti arrin që ta asimilojë artistikisht lëndën nga e cila frymëzohet, të mos bjerë për asnjë çast në banalitet, dhe aq më pak në patriotizëm të rremë dhe folklorizëm shterpë.
Edhe indiferenca dhe dyfytyrësia e Evropës ndaj çështjes dhe fatit shqiptar, është njëra nga vatrat që e ka nxitur, sidomos gjatë viteve të fundit, frymëzimin poetik të Ali Podrimjes. Ai e shpreh
pezmin e vendimeve të padrejta të qendrave evropiane ndaj lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve, duke u bërë thirrje shqiptarëve se duhet t'i dalin vetë për zot çështjes së tyre. Në kuadër të kësaj lirike, që e emërtuam politike, poeti nuk lë pa fshikulluar sjelljen e atyre shqiptarëve që janë indiferentë ndaj dramës, të cilën e përjeton Kosova e aq më pak ndaj atyre që me sjellje a veprime e pengojnë këtë luftë, duke u vënë në shërbim të pushtuesit. Prirjet për grindje dhe përçarje, për vënie kufijsh rajonalë, krahinorë, fisnorë, dhe besimtarë, janë reflekse që i shkaktojnë shqetësim dhe dhimbje poetit. Si dukuri të ditës, në vargun poetik të Ali Podrimjes së talentuar, ato kanë mundur të shndërrohen në vlera poetike që shënojnë kulme të poezisë aktuale shqiptare.
 

CoNNecT

Administrator
ciklet poetike

Me të drejtë mund të thuhet, se Ali Podrimja është ndër poetët më të shquar të lirikës patriotike në poezinë aktuale shqiptare. Poemthi Hيja e tokës është matricë e përbashkët frymëzimi poetik dhe e cikleve Guri, Kulla, Cungu, Poema e heshtjes, Kali i Trojës, Dëftore, Pylli, etj. Edhe tek vargjet intime, familiare të poetit, madje dhe tek vargjet e përfshira në vëllimin Lum Lumi, që janë vargje të dhimbjes dhe pikëllimit për vdekjen e të birit (Lumit), shqetësimi krijues për Kosovën dhe etninë është në sfond, prapavijë e përhershme, atmosfere nisëse dhe përmbyllëse. Poetika e vargut të Ali Podrimies, e çliruar nga konvencionet tradizionale, shquhet për gjuhë ekspresive e të pasur figurative, për shqiptim të dendur, dramatik dhe komunikativ. ثshtë një poetikë në kërkim të pandërprerë për mundësi të reja e originale të artikulimit të emocionit, të imagjinatës dhe filozofisë jetësore. Shtylla standarde të korpusit figurativ në këto poezi janë emërtimet: Guri, Kulla, Pylli, Cungu, Muri, Ura... Poetika e Ali Podrimjes është e dendur me dramacitet historik, origjinal, përmes të cilit arrihet unifikimi i plotë mes individit dhe kolektivit, mes vetëdijes individuale dhe asaj kolektive. Përmes simbolikës së tillë mitike dhe antike të fisit, Ali Podrimja arrin vlera universale të përgjithësimit artistik. Pikërisht në mbështetje të ngjyrimit emocional, shpirtëror të fisit të vet, vlera krijuese e kësaj gjuhe arrin të marrë vlerë gjithënjerëzore.

Pylli
Cikli Pylli është një faqe tjetër e udhëtimit nëpër botën e kombit, të fatit të tij. Pylli, simbol i bashkësisë së botës dhe të njerëzimit është shkelur, pushtuar nga dhëmbi i ujkut. Përtej pyllit është lumi që shuan etjet e truallit, tokës etnike, stërgjyshore, por për të ecur lirshëm nëpër pyll duhet të të prijë Ylli (ideali, besimi), i shqiptuar në frymën e një përralle popullore. i tërë cikli "Pylli" është një mikrohistori e rrëfyer poetikisht, me anë simbolesh dhe aluzionesh që sjellin mesazhin për trashëgiminë tonë etnike. Poezia "Dëftore" pak më e gjatë se Pylli është një tjetër perspektivë ligjërimi: ardhja dhe ikja e pushtuesve gjatë shekujve shprehet me gjuhë realiste. Ajo është ardhje pushtuesish si mbretër, sulltanë, kralë, përherë në përsëritje. Ndërsa, njësoj si tek cikli Pylli, edhe tek Dëftore, është i gjallë besimi i poetit, vizioni i hapur drejt të nesërmes, lirisë: një brez i ri, një frymë e re, por edhe një fyell (poetik) zgjon gjakun e arbërit dhe të Kosovës, njësoj si tek rilindasit.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Ali Podrimja

Pertej dhimbjes


Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,
duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?
--------------------------------------

Lum Lumi


A thua eshte dita jote e fundit ne spital
do t'i biem deri ne fund a thua
edhe kesaj dite te lodhur ne oren e familjes.

Nuk te kam share as nuk te kam rene kurre
vetem te kam thene;Ai ne hapsi atje larg jam Une.

Ne jete, ne art vrasesit me te medhenj jane frikacaket.
mjeshteria e tyre; gjuajtja ne gabime, dhelperia.

Ti meso te duash vogelush. Ti meso te ecesh me kembet e tua
mbi te keqen mbi te miren, mendo me koken tende
kurre mos peshtyj ne dashuri, as ne pleh;
Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; te dish te celesh deren e shtepise
ne cdo kohe,
te dish te thuash fjalen kur duhet thene.
Urrejtja eshte me e rende se vrasja.

Me dite me shikon nga krevati i vjeter;spitali teper i vogel
per dhimbjet e tua
per shtate plaget e tua
per ditet, per netet e tua plot klithje.

spitali teper i vogel
i vogel teper spitali
nen te Danubi i thelle e i kalter.
A thua tere jeten do te na vije era jod
semundje , murtaje
do peshtyjme gjak e vrer,
a thua tere jeten t'i dezifektojme plackat, enderrat, fjalet.
A thua edhe kete dite do ta kalojme ne spital.
Te shikoj; ne syrin tend flaka, etja, qielli,
ne syrin tend asnje dredhi, asnje mllef
pastertia e syrit tend me ka perbire te terin.
Ne fund te syrit tend
hap fatin tim te kobshem.
Ai nuk jam Une
Ai nuk je TI
Kush jam, kush je?
Syri yt mbyllet, dhe frengjia ne Kulle.
Poezia me e bukur ende s'eshte shkruar
as do te shkruhet
perderisa zhytesit ende jetojne
Vogelushi im, thellesia mashtron, vetem largon nga e verteta
dhe cdo fund eshte tragjik.
Po c'ka aty poshte ne materie
Miu i Bardhe, antimateria.

Do te vije koha kur do te me hapesh si nje liber
te vjeter psalmesh
kur do te mesoj te ecesh neper pluhurin tim
por koha ecen shpesh here ne shpine te breshkes.

A thua na u sosen fjalet, kenget,
na mundi enderra, udha,
a thua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe.

Ti je me i madh, vogelush, me i forte se ky spital
per inat kete dite ta sosim deri ne fund.
Lum Lumi.
---------------------------------------------------------------------

Kulla



I


Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes
baba im ka ngritur një kulle.
Në majë të botës e ka ngritur,
deri në tokë e kanë rrenuar zoterat.
Motra ime, vëllai im kmban janë bërë,
baba im atëherë perëndi ka sharë.
Gurin e rënde në themel e ka vënë
në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar.
Sa më lart kullën e ka ngritur
10 aq më të fortë veten e ka ndier.

II

Një ditë baba im është mbyllur
në qiell i dashuruar, në tokë i harruar.
E kanë dalë helenët e romakët,
e kanë kaluar mbretërit e sulltanët,
e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët,
e baba im s'ka besuar në fuqinë e gjakut,
në kaltrinë e fjalës mitare.

III

Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë,
do njerëz kanë ardhur në të hardhë
pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh.
Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur
nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë.
Gur e m'gur atje janë ngjitur,
në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë.
E baba im atëherë gurin e rënde
në themel ka vënë, gurin e përrallave,
Në takim me zotin e djallin kanë dalë
ai këmbësor kohësh të serta.
E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.
-----------------------------------------------------
Emrin e ka dashuri


Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...

----------------------------------------------------------

Vetem ose Hamlet i semure


Pak po më jep, jeta ime,
e tepër po lyp nga Unë.
Të të jap s'mundem më tepër,
se sa të të ngre në këmbë.
S'mundem më tepër se sa të të jap emër,
se sa të të mësoj të ecësh
kah e vërtetë, kah njerëzit,
se sa kohën time për ta falur,
durimin e gurit, zjarrin, kaltrinë.
S'mundem më tepër të të jap
e ti tepër po lyp nga Unë.
Ne mes të verbërve vetëm jam,
në mes të hijeve, perëndive.
Vetëm para vetvetes e hapësisë e murit,
para dashurisë e urrejtjes vetëm.
Po ti tepër po lyp nga Unë
e pak pu më jep, jeta ime.
0 Hamlet, o Harnlet, po vijnë
mjekët me mantele të bardha,
me mantele të zeza po vijnë,
për të të shëruar, kokë e pafjetur e botës
--------------------------------------------
Dashuria


Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh,
i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Ali Podrimja

Shqipëria

Shqipëria zgjohet mbi ëndrra e gjak
Dhe nuk bie aq lehtë
Nga froni

Fuqi e yllësisë e mban atje lart
اmendia terr i mendësisë
Në Parlamentin krra-krra

Nuk mposhtet ajo or kokëderr
Flokëlëpirë nga një lopë
parahistorike

Ngjitet kah ylli i vet
Perëndia ia kishte
caktuar

E bekoftë
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Pe: Ali Podrimja

Do vdesim
në mënyrë ilire

Duke puthur
TokeDiell

Do i marrim me vete
edhe vrasësit

Fundi i lojës
Zgjimi i perëndive
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Titulli: Ali Podrimja

[h=6]“Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.”

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
[/h]
E mora nga Stop Injoranca !
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Unë, biri yt, Kosovë


Poezi nga Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Ali Podrimja
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Unë, biri yt, Kosovë


Ali Podrimja

NJث NATث NGA NETET PA GJUMث


Zgjohu Kosovë! Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer, mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
ا`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!

Ali Podrimja
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Ali Podrimja


ME QENث

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë

Ali POdrimja
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Unë, biri yt, Kosovë


Poezi nga Ali Podrimja


PERTEJ DHIMBJES

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,
duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim?

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Unë, biri yt, Kosovë

Epika

Me shekuj kam shitur gjakun
E jam rritur me gjakun e shitur
-Me shekuj kam hëngër veten
E ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...

Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!

Ali Podrimja
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Ali Podrimja


FLUTURIMI I FUNDIT

Paqen e përjetshme ma fale imZot
Kërkoj një vend të vë kokën
Mbi bos dheu ku shirat
nuk pushojnë

Në kujtesë të mbyll fluturimin e
fundit të fluturës
Para fjalës e shpirtit
tek digjen në flakën e qiriut

Faleminderës imZot që nuk më turpërove
mua rebelin e mbretërisë së përhirtë
qe ik tek fishkëllon andej fryma

Ali Podrimja (Ulpianë, 1998)

 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ali Podrimja

NJث NATث NGA NETET PA GJUMث

Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në ,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
ا`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!
 

Love

βeℓℓe â๓e
Ali Podrimja ,poeti ndër poetët

Ali Podrimja ,poeti ndër poetët

Sabri Hamiti

Poezia e Ali Podrimjes është një masë për zhvillimet e poezisë shqipe në gjysmë shekullin e fundit , qoftë në nivel të konstanteve, qoftë në nivel tëshndërrimeve. Kjo e provon identifikimin e poezisë së tij brenda poezisë shqipe, ashtu dhe identifikimin e poetit ndër poetët shqiptarë.

download-1111-150x150.jpg

U takon poetëve të Kosovës, brezi i viteve ’60 të shekullit XX, që poezinë nisin ta artikulojnë: si elegji intime, si revoltë sociale dhe si përkëndim të absolutit të përparimit.

Të gjithë këta poetë kishin pararendës të afërt Esad Mekulin e Martin Camajn, kurse paraardhës më të moçëm poetët shqiptarë të trashëgimisë lasgushiane e migjeniane, për të shkuar te trashëgimia poetike e rilindësve shqiptarë. ثshtë brezi i poetëve që po shkolloheshin për letërsi. Aty ku flitet për grupin apo për rrethin poetik, domosdo flitet edhe për ngjashmëritë dhe dallimet. Përbashkësia krijon Frymën, ndërsa dallimet krijojnë individualitetet që vijnë duke u forcuar. Këto dallime ushqehen nga karaktere të veçanta, nga kultura të ndryshme letrare dhe në fillim e në fund nga talenti.

Ali Podrimja, më i riu në mesin e këtij brezi, shkëlqeu që në shfaqjen e parë me karakteristika që nuk do t’i lë kurrë, vetëm se duke theksuar ndonjërën prej tyre në faza të ndryshme të shkrimit poetik. Zëri i tij që në fillim u artikulua si thirrje, nocion zotërues dhe karakterizues i shkrimit duke u bërë dhe titulli i vëllimit të tij të parë poetik. Thirrja e Ali Podrimjes tashmë nuk është invokacion më karakter figure, por karakteristikë e shkrimit demonstrativ, veprues, mënyrë e komunikimit të fuqishëm duke kërkuar dëgjuesin apo lexuesin si bashkëvuajtës në dhembje apo bashkë pjesëmarrës në ekzaltimin poetik. Ky komunikim poetik dramatik plot patos shenjon autorin si aktant të fuqishëm në jetën kulturore e sociale të vendit. ثshtë koha kur zëri i poetëve dëgjohet shumë, duke i bërë ata të njohur jo vetëm në shoqërinë e leximit, por edhe në shoqërinë e kulturës. Në këtë mënyrë, krijuesi, me dashje apo pa dashje, bëhet veprimtar; ndërsa poezia, me dashje a pa dashje, bëhet edhe formë e veprimit; me mesazhe të qarta dhe me shprehje që kapen shpejt e mbahen mend.

Ali Podrimja, më i riu i brezit, kërkoi të jetë për herë i ri, jo vetëm në fushën e kërkimit, por edhe në fushën e bashkëjetesës gjysmë shekullore me brezin e vet dhe me brezat e rinj të poetëve të tjerë që do të shfaqen fuqishëm në vijim. Kështu ai ndërroi pamjen, por jo edhe esencën: në qenësinë e tij poetike mbeti rebelimi fillestar, qoftë në dramatikën e komunikimit me kohën e vet, qoftë në ngujimin (ishullimin), në dhembjen e vetvetes, qoftë në fluturimet poetike në kohë e në hapësirë, në gjeografi e në histori, nacionale apo universale. Mirëpo, poezia e tij nuk iu largua asnjëherë një force të moralitetit, madje as atëherë kur krijohet nga elementët më intime, apo kur shtrihet në hapësirat e universalitetit. Malli për demonstrimin e moralitetit poetik nuk pushon as kur gjuha e poezisë është e shpallur, as kur kjo endet në labirintet e kërkimit hermetik.

Kjo është e pranishme edhe në librin “Torzo”, kur gjuha e poezisë bëhet figurë, e provokon sintaksën, bëhet shenjë, enigmë, elips, me trajta të sinkopave të mëdha, për të theksuar shkëlqimin e mungesave dhe kënaqësinë e kërkimit. Dhe kjo mund të shfaqet si një kërkim i poetit në fushën e hermetizmit.

Rishfaqja tjetër poetike e Ali Podrimjes merr trajtën e gjuhës kolokuiale me motivim ekstrem duke shpërthyer emocionet e forta të dhembjes e të pikëllimit. Mesa duket, kjo është faza më e akseptueshme e poezisë së tij nga lexuesit shqiptarë. Dhe kjo ngjet për dy arsye: e para, Ali Podrimja këtu ka krijuar disa nga poezitë e tij më personale e më të njohura; e dyta, ngase lexuesi shqiptar deri më sot, më mirë e pranon poezinë e emocioneve të forta e të shpalimeve të drejtpërdrejta, sesa krijimin e kërkimin e thellë që futet në sferat e abstragimit poetik apo filozofik.

Dhe Podrimja, i rebelimeve dhe ndryshimeve poetike, nuk mund t’i shmangej kësaj, qoftë kur poetizon ndeshtrashat historike te shqiptarëve, qoftë kur reflekton e filozofon për natyrën e njeriut e të njerëzimit, duke përfshirë këtu edhe abstragimet e këngëve për jetën apo për shkrimet e vdekjes. ثshtë mëse e qartë që në të gjitha ngushticat e jetës dhe të shpirtit shpëtimi mbetet dashuria, prandaj Podrimja, thellë në vete, mbetet poet i dashurisë për njeriun e jetën. Kjo, në anën tjetër, në mënyrë implicite tregon që urrejtja është ndryshkje e shpirtit, është sëmundje (në vështrimin elementar: mos mundje) që duhet të jetë sëmundja më e rëndë e sojit njerëzor. Jemi pra në fushën e humanistikës si fondament i veprës poetike të Ali Podrimjes që nga fillimet deri në fund.



Liriku i madh


Artisti është një vetmitar që lëviz në mesin e turmës. Ali Podrimja, si lirik i madh, flet me veten e me botën në nivel intimiteti, flet në vetën e parë të dramatizuar deri në teh. Për pasojë, ai komunikon me botën e kohën e vet, dhe kur ky komunikim nuk mjafton, krijon një botë paralele të cilën e rijeton sipas kritereve dhe vlerave të veta, botë në të cilën sillet tërësisht i lirë, sillet si mbret. Ai e ka poezinë mënyrë të jetesës, të ekzistencës, e ka fe e atdhe, deri në përjetësi. Edhe kur bashkohet brenda me përjashtësi (Lasgushi); edhe kur rënkon për zemrën që bishat ia kanë ngrënë (Bodler); edhe kur shëtit me xhepa të shkyer e me kokë në yje (Rembo) ai është, demonstron që është për të nënvizuar mitin promethean të qeniesimit e të qëndresës.

Ky demonstrim duket dhe në shënime të vendeve dhe të datave kur dhe ku i shkruan poezitë, jo për të kapur frymëzimin e rastit e të çastit, po përkundrazi, për të ritheksuar grimcat e qenies e të kohës që përhumben në rruzullimin e tij poetik.

Ali Podrimja ka një relacion kaq specifik me poezinë përgjithësisht dhe me poezinë e vet. Do që poezia të mos jetë vetëm shkrim, po edhe zë i gjallë, bile muzikë e sferave të gjuhës. Ani që poezia e tij nuk bazohet në ritme të rregullta e në rimë, po më tepër në kokrrën e mendimit, ia ka ëndja që poezinë e vet ta thotë me zë të gjallë, duke theksuar zanoret, për ta kthyer atë në një si kantilenë. Gjë e vështirë, mundim i paparë: të kthehet në këngë zija e rëndë e mendimit. Po ku pyet poeti për të pamundurën? Prandaj ai shëtit botën duke deklamuar poezinë e vet, thesarin e vet njerëzor, krijesën e vet si një ilaç të mbijetesës për të mundur harrimin.

Se, pat kënduar një pararendës i vet i madh, Zef Serembe: mall të pata më mallkove. Nuk i ka shpëtuar askush kësaj llahtarie të tmerrshme, nuk i shpëton dot as Ali Podrimja kur krijoi perlat e veta poetike që moti nuk janë të tijat, po trashëgimi për të tjerët.



Gjuha e poezisë


Ali Podrimja është poet, krijues. Poezia është forma e tij e vetme e shprehjes letrare, forma ideale e eksperimentimit e kërkimit gjuhësor, duke nisur nga fjalori, figura, forma, agramatikaliteti, provokimi i sintaksës. Më në fund: forma ideale e provës së gjuhës së motivueshme në nivelin sipëror. Kjo është formë në të cilën poeti provon gjuhën amtare, madje gjuhën e nënës, për të arritur në fund te idiolekti i tij. E idiolekti i tij është formë e elipsuar me denduri kuptimi, kurse poezia një formë e shkurtër dhe e përsosur.

Në varshmëri të plotë nga gjuha poetike është forma poetike e vjershës, duke ndjekur të gjitha fazat e shndërrimeve poetikës së Ali Podrimjes për një gjysmë shekulli.

Atëherë kur gjuha është shembëllim i rebelimit me fuqi të shpërthimit të thirrjes e të klithmës, vjersha merr trajtën e tregimit të zanafillor, pa u lodhur tepër për disiplinën e vargnimit.

Atëherë kur shprehja bëhet simbolike, apo simboli vetë, forma e vjershës arrin kufirin e përsosjes formale që nuk duron variacione të rishkrimit.

Po kur gjuha zotërohet nga ironia e autoironia, vjersha shpeshherë merr trajtën e mbyllur të gjëegjëzës apo të enigmës, e cila kërkon zgjidhje dhe deshifrim nëpërmjet leximit të kujtueshëm.

Po kur shprehja merr ngjyrat natyrale e personale të pësimit, poezia ka trajtën e baladës klasike me variacione të baladës moderne.

Dhe kur gjuha e motivueshme personale thuret me mënyrat e kërkimit universal, atëherë forma e vjershës është tërësisht e lirë, duke hapur dilema të mëdha, duke shtruar pyetje të rënda të jetës, të vdekjes e të ekzistencës. Dhe duket që kjo është trajta më e lartë e poezisë së tij që mbetet të kërkohet në leximet e pritshme.

Përfundimisht: gjuha shpërthyese e rebelimit, figura simbolike, shprehja e përmallimit, ironia e groteskut, figura e topikës, tirania e kohës, përpiqen të thuren të gjitha së bashku në një sistem të kujtesës (të sojit të Horhe Luis Borhesit) në temat historike shqiptare.
 

Attachments

  • download-1111-150x150.jpg
    download-1111-150x150.jpg
    3.6 KB · Shikime: 0
Pe: Ali Podrimja

Per mua eshte nje nga figurat me te shquara qe ka nxjerre kombi shqiptar.E ve ne te njetin piedestal me Kadarene, madje eshte pak me lart Podrimja thjeshte sepse nuk ka kerkuar kurre te jete ne qender te vemendjes, ka lene vepren e tij te flase per te.Uroj qe pas vdekjes ti kushtohet shume me teper vemendje, jo atij personalisht por vepres qe na ka lene.Eshte pasuri kombetare cdo poezi e tija dhe si e tille duhet ruajtur e transmetuar ne brezat e ardhshem
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Ali Podrimja

Ali Podrimja (28 gusht 1942 - 21 korrik 2012)
Në përkujtim..
ali_podrimja.jpg


RثNKIMI

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.


TI DHE UJI

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

DIKU NE BOTE

Po qe se nuk të shkruaj
miku im i dashur dhe
Po qe se nuk ma dëgjon zërin
Merr një karafil
e ma kërko varrin
diku në botë
se vajta pas Lumit

FLUTURIMI I FUNDIT

Paqen e përjetshme ma fale im Zot
Kërkoj një vend të vë kokën
Mbi bos dheu ku shirat
nuk pushojnë

Në kujtesë të mbyll fluturimin e
fundit të fluturës
Para fjalës e shpirtit
tek digjen në flakën e qiriut

Faleminderës imZot që nuk më turpërove
mua rebelin e mbretërisë së përhirtë
qe ik tek fishkëllon andej fryma
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ali Podrimja

Ngushllime Poeti im!
(Poetit Ali Podrimja)

Poet ti ishe Dritë
Shëndrisje mbi re
Ashti i një vendi të vogël
Që digjej për atdhe

I kërrusur nga vuajtjet
I rrahur nga stuhitë
I rexhur nga djegiet
Në luftë me “Perënditë”

Ti nuk flisje shumë fjalë-Poet
Më shumë fliste metafora e jote
Domethëniet shumëzoheshin në njëmijë
Me ngjyrime të qarta dhe porosi kuptimplote

Të cilat i shpërndave falas kudo
Për shqiptar e ndërkombëtar
Duke i ftuar në kullën tënde të lashtë
Me nderim, të uleshin në stafin e parë

Ta shihnin ashtin i cili nuk thehej
Megjithë jetën e plagosur nuk ndalej
Në atdheun të cilit ia njihje vuajtjet
Dhe gjakun tëndë që nuk falej

Më mundon Pamja jote e heshtur, Poet
I menduar me mjekrën mbështetur mbi dorë
ç`kujtoheshe vallë apo fluturoje me qiellin e praruar
Mbuluar me fantazi si Lisat e lartë në malin me borë

Ndoshta vuaje për shumë gjëra ende të pa thëna
Për vendin në robëri,për varfërin dhe mjerimin
Për lypsin e vogël që ende shkëpurdh në hedhurina
I cili lufton ta siguroj edhe për një ditë ushqimin

Për nxënës të cilët nuk kishin veshmbathje
Libra,fletore as lapsa që ta ndiqnin shkollën
Për propagandën se Kosova ishte e “lirë”
Apo pse Eva me vetëdije e mashtroi Adamin,
që ta “hante” mollën

Poezia jote përplot domethënie, Poet
Do mbijetojë për mot të moteve
Jehona e tyre do arrij edhe atje ku je
Në vendin ku takohen kufijtë e dy botëve.

Metafora e vargjeve tua kalon shekujt,Poet
Madje,ato ngritën në këmbë edhe zotërat antik
Që ata të mbronin ashtin e shpirtërave të djegur
Në truallin e shtrirjeve reale dhe vizionit mitik

Vargu yt edhe tani fluturon gjithandej Botës
I cili përkëdhel këdo, si një fllad i nxehtë
Ai sikur mban për ty,gjithmonë një derë të hapur
Që në misionet tua fisnike Poet,të kalosh sa më lehtë.

Ndaj e munde edhe vdekjen,e bëre të pavlerë
Me zërin që nuk u shua asnjëherë nga kjo Botë
Megjithëse ti ke nisur matjen me yjet në qiell
Shkëlqimi i vargjeve tua Poet, jeton edhe sot

Por-Poet, ti u linde më 28 Gusht të vitit 1942,në Gjakovë
Dhe vdiqe në Francë ndërmjet 18 dhe 21 Korrikut të vitit 2012-të
Ndaj ç`është ky ndërrim muajsh datash dhe imponim i kodeve
Që nuk përkon me ditlindje as ndërrimjetën tënde në breglumin e qytetit të Lodeve?!

Madje,rrafsh 30 vite më parë,nga moti kur ti vdiqe në “mërgim”
Mu nga ai vend i dhembshëm, pati ikur edhe Lum Lumi yt në amshim
Ndaj e di ti Poet?çfar date dhe ç`njerz kujtohen-në vendlindjen tënde sot?
Apo,është Ego e sëmur shqiptare,që kërkon varrimin e saj-kuptimplot ?!

Ngushllime Poeti im!

Gani Qarri Cyrih, 9 Maj 2013
 
Top