Alison kthen makthet e Karius te Liverpuli, gabimi që i fali fitoren Leiçesterit në përmbysje

Liverpuli ka humbur 3-1 ndaj Leiçesterit, duke shënuar humbjen e tretë radhazi në Premier Ligë. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me Salah në minutën e 67-të, por u përmbysën në mënyrë mjaft të furishme nga Leiçesteri, të cilët shënuan 3 gola për 7 minuta. Golat për vendasit u shënuan nga Madison (78′), Vardi (81′) dhe Barnes (85′).

Situata ështe mjaft alarmante për portierin e të kuqve, Alison Beker i cili.pas dy gafave në javën e kaluar ndaj Mançester Sitit, ka gabuar totalisht në golin e dytë të shënuar nga Xhejmi Vardi. Pas një krosimi drejt mbrojtjes së Liverpulit, Alison ka dalë nga porta dhe tentoi ta largojë topin me “stile të arteve marciale”, por i dhuroi topin Vardit i cili nuk mund ta humbte këtë mundësi.


Anglezi e ka festuar golin në mënyrë mjaft interesante, duke përdorur flamurin e Leiçesterit si violinë. Teksa dikur cilësohej si një nga portierët më të mirë në botë, tashmë tifozët e Liverpulit po e krahasojnë brazilianin me Kariusin, ish portierin gafator të skuadrës. /Sport Ekspres/
 
Top