Alkooli gjatë shtatzënisë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Britanikët kanë dhënë një numër rekomandimesh lidhur me konsumimin e alkoolit gjatë shtatzënisë.

Shtatzënave dhe femrave të cilat planifikojnë shtazani u rekomandohet mospirje e alkoolit tre muajt e parë për shkak të rrezikut nga aborti.

Nëse shtatzëna vendos që të konsumojë alkool, atëherë kufiri është 1-2 njësi (1 njësi definohet si 300 ml birrë, 80 ml verë ose 25 ml alkool i fortë) brenda javës.

Për konsumimin e këtillë të alkoolit nuk ka të dhëna për dëmtimin e foshnjës.

Konsumimi i tepruar i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë sindromën fetale alkoolike, me retardim mendor dhe fizik të fëmijës.

Për këtë arsye për të qenë të sigurt është më mirë që të shmanget krejtësisht alkooli gjatë shtatzënisë.
spekter.
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Ky,bufi nuk ma merr mendja te dije gje sepse kot nuk themi ne "ai esht buf fare".Le qe mban nje qendrim kur rri,si idiot,me ato syte e zgurdulluar ,gjtihmone te habitur.Jo,s'ma merr mendja ai te kutpoje ndonje gje nga alkoli.
 

abstraction

Carpe Diem
Ky,bufi nuk ma merr mendja te dije gje sepse kot nuk themi ne "ai esht buf fare".Le qe mban nje qendrim kur rri,si idiot,me ato syte e zgurdulluar ,gjtihmone te habitur.Jo,s'ma merr mendja ai te kutpoje ndonje gje nga alkoli.

ja ti psh je nje shembull perfekt i bufit. Ti psh e di qe alkoli eshte i demshem. Mos me thuaj se di , se do te ve nje epitet tjeter me te bukur se i bufit. Ok Buf ? :dance:
 
Tani te gjithe e dim qe duhani dhe alkooli jane absolutisht te ndaluara,nuk mendoj te ket ndonje qe se di,dhe ato qe jetojn neper zona rurale te humbura besoj jane te informuara per kte gje,gjithsesi problemi kryesor qendron te zbatimi i ketij rregulli qe jo te gjithe e zbatojn por neglizhojne duke i ditur mire pasojat e saj.
Nejse cdo nene e re mendoj se di te kujdeset shume mire per vetveten,mbase ato qe jane te varura nga alkooli e duhani u duhet te bejn nje sakrific.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Alkooli gjatë shtatzënisë

Efektet e Alkolit tek Fetusi
Sindroma e Alkolit tek Fetusi i referohet difekteve të zhvillimit të fetusit që vijnë si rezultat i konsumimit të
alkolit nga grate gjatë periudhës së shtatzanisë. Në rastet kur këto defekte nuk janë shumë serioze dhe
nuk i përmbushin kriteret për t’u diagnostikuar si Sindroma e Alkolit tek Fetusi, përdoret termi Efektet e
Alkolit tek Fetusi.
Që nga fillimi i shekullit XVIII, mjekët dhe studiuesit në Angli dhe në Francë kanë raportuar vazhdimisht
për efektet negative dhe shumë të dëmshme për fetusin nga konsumimi i alkolit në periudhën e
shtatzanisë. Në vitin 1973, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Uashingtonit, Siatëll, përdori për
herë të parë termin Sindroma e Alkolit tek Fetusi për të përshkruar karakteristikat e difekteve të lindura
tek fëmijët e prekur nga kjo syndromë. Në vitin 1980, Grupi Studimor, për defektet e shkaktuara në
fetus nga konsumimi i alkolit përcaktoi standardet për këtë diagnozë, duke përcaktuar dëmet që mund t’i
sjellë fetusit, konsumimi i alkolit. Këto standarde kërkojnë që fëmija të ketë të paktën njërën nga
karakteristikat e mëposhtme, që të klasifikohet si i prekur nga efektete alkolit tek fetusi.

Vonesa të rritjes para dhe pas lindjes, me peshë, gjatësi, perimetër të kokës më të vogla se të një
fëmije normal të kësaj moshe.
اrregullime të sistemit qëndror nervor, me shenja të funksionimit jo normal të trurit, dhe vonesa në
zhvillimin e sjelljes ose në zhvillimin intelektual ose të dyja.
Të paktën dy nga tiparet jo normale të fytyrës, kokë të vogël, sy të vegjël, ose kapakë të syrit të shkurtër, pjesa mbi buzën e sipërme e pa zhvilluar, buza e sipërme e hollë, ose pjesa e mesit të
fytyrës e shtypur, e sheshtë.

Standardet për këtë diagnozë nuk përfshijnë anormalitete të tjera që ndodhin ngadonjëherë. Foshnjet që
kanë qenë të ekspozuar ndaj alkolit para lindjes dhe kanë edhe defekte të tjera, por kanë vetëm disa nga
ato të vlerësuara zyrtarisht nga diagnoza e lartpërmendur, mund të kategorizohen sikur dyshohet se kanë
Efektet e Alkolit tek Fetusi, pra, një gjendje më të lehtë se Sindroma e Alkolit tek Fetusi. Megjithëse
nuk dihet me egzaktësi sa shpesh ndodh kjo syndromë tek foshnjat, në Amerikë vlerësohen 1 deri në 5
raste për 1000 lindje. Studiuesit në Europë ofrojnë të dhëna të krahasueshme me ato të Amerikës.
Faktorët që shkaktojnë tek fëmija Sindromën e Alkolit tek Fetusit janë: nëna vazhdimisht pi pije alkolike
gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë, një numër të madh të problemeve që janë të lidhura me alkolin, dhe
një numër më i madh i lindjeve të mëparshme. Nënat që kanë një fëmijë me këtë syndromë, rrezikojnë
shumë që edhe fëmijën tjetër ta kenë me po këtë syndromë.
Studimet kanë treguar se edhe partneri ndikon tek fetusi i fëmijës. Ёshtë vërtetuar se kur babai
konsumon shumë alkol, ka ndikime në zhvillimin e fetusit. Konsumimi i alkolit me shumicë kontribuon në
shqetësimet dhe çrregullimet konjitive dhe biokimike të fetusit.
Ёshtë e vështirë të përcaktosh sasinë egzakte të alkolit që mund të konsumohet nga një grua shtatzënë pa
dëmtuar fëmijën. Ka shumë mundësi që edhe sasi shumë të vogla alkooli mund të jenë të dëmshme dhe të rrisin rrezikun e ndërprerjes së shtatzanisë apo mund të shkaktojë defekte të lindura konjetale.
Foshnjet me deficite neuro-bihevioriste (të sjelljes) dhe me vonesa të rritjes intrauterine, kanë lindur nga
gra që kanë deklaruar se kanë qenë konsumuese të moderuara të alkolit. Për të vlerësuar këtë gjendje,
është e rëndësishme të marrim në konsideratë që shumë individë nuk e raportojnë ose e zvogëlojnë
konsumimin e alkoolit. Ka patur raste që një grua shtatzënë të ketë konsumuar shumë alkol gjatë
shtatzanisë, ka lindur fëmijë pa shenja të syndromes së alkolit tek fetusi. Me gjithë atë këto foshnje janë
përjashtime jo rregull. Shpesh nënat lindin fëmijë me elemetë të alkoolit në fetus, këta fëmijë nuk kanë
simptoma të dukshme në pamjen e jashtme, por këto simptoma bëhen shumë të dukshme më vonë.
Shoqata amerikane e mjeksisë thotë se nuk ka nivel të përcaktuar të alkoolit që të mos jetë i rrezikshëm
për shëndetin e fëmijës, pra nuk ka ndonjë masë të lejueshme konsumimi alkooli për gratë shtatzëna.
Shumica e autoriteteve dhe profesionistëve të mjeksisë e e ndalojnë kategotikisht konsumimin e alkoolit
gjatë shtatzanisë.
Doza të larta alkooli ndërhyjnë në kalimin e amino-acidit nëpër placentë dhe me konvertimin e amino-
acidit në proteina. Me sa duket produktet përbërëse të ethanol në alkool dhe metabolitet, aksteldehyde, ndryshojnëzhvillimin e fetusit duke shkatërruar diferencimin e qelizave dhe rritjen e tyre (qelizave). Po kjo
shoqatë pohon se organet e paformuara dhe të pa zhvilluara të fetusit e zbërthejnë alkoolin shumë më
ngadalë se sa organet e gruas shtatzënë, duke shkaktuar një nivel më të lartë toksinash/helmesh në fetus.
Michael Dorris shkruan: Ka patur raste që kanë lindur fëmijë të cilëve lëkura dhe i gjithë trupi mbante
erë verë. Duket sikur ata (foshnjat) janë me pika dhe lëngu amniotic duket sikur është njomur me alkool.
اfarë do lloj ilaçi që merret gjatë shtatzanisë kalon në placentë. Konsumimi i alkoolit jo vetëm që rrit
shanset e krijimit të një fëmije me sindromën e alkoolit në fetus ose me elementë të alkoolit në fetus, por
edhe kontribuon në drejtim të shtimit të stresit, mungesës së stabilitetit, dhe një familje që nuk funksionon.

Karakteristikat

Pothuajse një e pesta 1/5 e fëmijëve të lindur me sindromën e alkoolit në fetus vdesin gjatë javëve të
para të jetës së tyre. Ata që mbijetojnë janë zakonisht të dëmtuar fizikisht dhe mendërisht, në shkallë të
ndryshme. Karakteristikat e mëposhtme janë disa nga karakteristikat që shfqen tek fëmijët me syndrome
të alkoolit ne fetus. Jo të gjitha karakteristikat e mëposhtme mund të gjenden tek çdo fëmijë;
- Fëmija ka përmasa të vogla
- Perimetrin e kokës e ka të vogël,
- Ballin e ka të vogël e të ngushtë
- Mesin e fytyrës e ka të vogël
- Buzën e sipërme e ka të hollë dhe të gjatë
- Ka dëmtime të trurit
- Ka defekte në zemër
- Zhvillim të vonuar të dhëmbëve
- Ka gjymtyrë dhe kyçe të parregullta, ka parregullsi
- Sistem nervor qëndror jo normal
- Dëmtime, çrregullime në të dëgjuar
- Rritje të ngadaltë mbas lindjes
- Vonesa mendore
- Mosfunksionim, keq funksionim të muskujve të vegjël motorik
- Të dridhura, (edhe nga epilepsia)
- Hiperaktivitet, aktiv me shumicë
- Probleme me kujtesën afat gjatë dhe afat shkurtër
- Paaftësi për të mësuar, çrregullime në të mësuar
- Nervozizëm ekstrem
- Impulsivitet
- Paaftësi për të kuptuar rezultatet, të pritshmin e një sjellje të caktuar
- Përparim, progress të ngadaltë akademik

Shumë nga çrregullimet që shfaqen nga nxënës me syndrome të alkoolit në fetus dhe elementë të alkoolit
në fetus, si p.sh. deficenca në përqëndrimin e vëmëndjes (AD/HD), çrregullime emocionale, dhe
dëmtime të tjera; kërkojnë nga mësuesit të bëjnë modifikime të ndryshme në mënyrën e mësimdhënies.
Me qënë se mjedisi i përgjithshëm i të ardhmes së fëmijës është i paparashikueshëm, është shumë e
vështirë të përcaktohet çfarë efektesh ka përdorimi i drogave ose ilaçeve në zhvillimin afat gjatë të
foshnjes. Sidoqoftë, nuk mund të nënvleftësohet rëndësia e familjes, shkollës, bashkëmoshatarëve dhe e
komunitetit. Potenciali i fëmijës me këto simptoma mund të bllokohet vetëm nëpërmjet mbështetjes dhe
të kuptuarit të këtij fëmije.
Me rritjen e përdorimit të alkoolit, mund të pritet një shtim i numrit të fëmijëve që do të lindin me
sindromën e alkoolit në fetus ose me elementë të alkoolit në fetus. Rëndësia e edukimit të mësuesve,
nxënësve dhe prindërve për rrezikun e këtij fenomeni është më se e qartë.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Alkooli gjatë shtatzënisë

Alkooli, drogat dhe shtatzënia
Gratë shtatzëna janë të inkurajuara të mos përdorin alkool dhe droga të ndryshme.
Koha parapërgatitore
Lindja e fëmijës, ka një ndikim të madh në jetën e prindërve dhe të afërmve.
Shumica e prindërve të ardhshëm, shfrytëzojnë kohën e shtatzënisë, për të rregulluar dhe
përshtatur jetën e tyre me kushtet e reja, veçanërisht duke u përqendruar tek siguria e fëmijës,
për të cilin ata janë përgjegjës. Një aspekt thelbësor, për të cilin prindërit duhet të mendohen
mirë, ka të bëjë me përdorimin e alkoolit, duhanit dhe drogave. Gratë që përpiqen të kenë
fëmijë, duhet të bëjnë kujdes të rrallojnë ose të ndërpresin plotësisht përdorimin e lëndëve
alkoolike dhe drogave, pasi ato ulin mundësinë e fekondimit dhe rritin rrezikun e humbjes së
embrionit.
Vëmendja tek fëmija
Nëntë muaj shtatzëni, është një kohë e shkurtër në jetën e njeriut, por gjithashtu një mundësi
për gratë, që ta shijojnë atë sa më mirë. Detyra më e rëndësishme e prindërve të ardhshëm,
është të garantojnë mbarëvajtjen e shëndetit të fëmijës që do të lindë. Mënyra e jetesës së
nënës, si dhe ushqimi e mënyra e përdorimit të tij, mund të kenë ndikim në të ardhmen dhe
zhvillimin e fëmijës. Ushqimi, duhet të përmbajë të gjithë përbërësit e nevojshëm për nënën
dhe fëmijën, si dhe është e rekomandueshme të shmangen ata përbërës ushqimorë që
shkaktojnë dëmtimin e embrionit. Mund të jetë e vështirë nëse, mënyra e jetesës së të afërmve
që rrethojnë gruan, nuk përputhet me kërkesat e saj dhe të fëmijës. Mbështetja e të afërmve
dhe dëshira e tyre për të kuptuar dhe plotësuar nevojat e reja të gruas shtatzënë, ka rendësi
shumë të madhe. Për të gjitha këto ndryshime, duhet të jetë e mundur të bisedohet në familje.
A është alkooli i dëmshëm për fëmijën?
Po. Ndërkohë që gruaja është shtatzënë, fëmija është pjesë e pandarë e saj. اdo gjë që ajo ha
ose pi, mbërrin tek fëmija, pra edhe alkooli. Alkooli që nëna pi, tejçohet tek fëmija nëpërmjet
litarthit të kërthizës, me qarkullimin e gjakut. Organet e fëmijës nuk janë plotësisht të
formuara dhe nuk janë në gjendje të bëjnë dekompozimin e alkoolit, për këtë arsye, ndikimi
dëmtues i alkoolit, është më i madh tek fëmija, sesa tek vetë nëna.
3
Kur shtatzënia bëhet e dukshme
Menjëherë sapo mësohet që pritet të vijë në jetë një fëmijë, ka një arsye më shumë që, nëna e
ardhshme të ndalojë përdorimin e alkoolit. Nëse diçka e tillë është e vështirë, atëherë ajo
duhet të drejtohet për të kërkuar ndihmë tek mjeku apo mamia që do të kujdeset për shëndetin
e saj. Këta mund ti ofrojnë mbështetje dhe këshillim në këtë periudhë të shtatzënisë.


Sa shumë alkool do të shkaktonte dëm?
Nuk dihet saktësisht se cila është sasia e alkoolit që shkakton dëmtime, po ashtu
dhe nuk dihet saktësisht cila është periudha në të cilën embrioni është më i rrezikuar.
Dihet që e ashtuquajtura pije fillestare, mund të shkaktojë dëme, si dhe rreziku rritet me
përdorimin e mëtejshëm. Gjithsesi, fetusi është në rrezik gjatë gjithë shtatzënisë, kurse dëmi
që mund të shkaktohet varet nga faza e zhvillimit të trurit të fetusit. Organet në vetvete,
zhvillohen në faza të ndryshme gjatë shtatzënisë dhe janë më të ndjeshme duke pasur
parasysh fazën e zhvillimit të shpejtë të tyre. Nëse gruaja shtatzënë zgjedh të përdorë alkool,
atëherë ajo merr mbi vete rrezikun e pasojave të shkaktuara nga përdorimi i tij.
اfarë mund të ndodhë?
ثshtë e njohur se përdorimi i shumtë i alkoolit gjatë shtatzënisë, sjell me vete dëmtime
serioze si p.sh. defekte të dukshme në fytyrë, koka mund të jetë më e vogël se masa normale,
si dhe në disa raste shoqërohet me defekte në zemër dhe në gjymtyrë. Kësaj i bashkëngjiten
edhe dëmtimet shpirtërore si dhe mendore, të cilat nuk mund të vihen re përpara se sa fëmija
të arrijë moshën shkollore. Këto pasoja serioze, janë në raste të rralla. Nga ana tjetër është
vërtetuar se, aktualisht gjithnjë e më shumë fëmijë po përballohen me vështirësi gjatë procesit
mësimor si dhe shfaqin probleme në mënyrën e të sjellurit, në periudhat e mëvonshme të
jetës. Kjo mund të ndodhë edhe nëse nëna e ardhshme, përdor sasi të vogla alkooli në
shtatzëni.
Ka ndryshim midis birrës, verës dhe pijeve të forta alkoolike?
Jo. Substancat dehëse tek të gjitha këto pije kanë të njëjtin ndikim dhe mund të dëmtojnë
fetusin.
Përcaktim i dozës së alkoolit
Të gjitha pijet e mëposhtme përmbajnë dozë të caktuar alkooli.
1. 50 ml pijeje të fortë alkoolike
2. Gotë e vogël Sherry
3. Gotë e vogël verë e lehtë
4. 1/4 litër birrë e fortë
5. 1/2 litër birrë normale
اfarë ndodh nëse shtatzënia kuptohet me vonesë?
Edhe nëse gruaja shtatzënë përdor alkool në javët përpara se ajo ta dijë që është shtatzënë,
është pa diskutim e rëndësishme të ndalojë përdorimin menjëherë. Në këto raste, është mirë të
konsultohet me maminë apo mjekun, nëse gruaja shtatzënë është e shqetësuar për faktin që ka
konsumuar alkool në javët e para.
Drogat e paligjshme
Nëse gruaja shtatzënë përdor drogat të paligjshme si p.sh. kanabis sativa (hashash), e-hapjet,
amfetamina, kokaina apo heroina, ato mundet midis të tjerash, të shkaktojnë humbjen e
fetusit, dëmtimin e placentës apo lindjen e parakohshme të fëmijës.
Për më tepër, ka rrezik që zhvillimi normal mendor i fëmijës, të dëmtohet dhe fëmija të
rrezikohet prej sëmundjeve të rënda, të cilat kërkojnë kurim dhe përkujdesje të veçantë. Gratë
që përdorin droga të paligjshme, duhet menjëherë të ndalojnë përdorimin e tyre, sapo mësojnë
se janë shtatzëna. Ato nuk duhet të ngurojnë të kërkojnë ndihmë, mbështetje apo këshilla prej
mamisë ose mjekut që kujdeset për to.


Përdorimi i alkoolit apo drogave të ndryshme nga ana e babait të fëmijës,
a ka ndikim tek fëmija?
Nuk është pohuar, por nga ana tjetër dhe nuk është edhe mohuar që përdorimi i alkoolit dhe
drogave nga ana e babait, ka ndikim biologjik mbi fetusin. Nga ana tjetër, do të ishte më e
lehtë për gruan që përdor alkool ose drogë, të ndalonte përdorimin e tyre, nëse bashkëshorti
do ta mbështeste, duke ndaluar edhe ai vetë. Mënyra e jetesës së babait, ka një ndikim të
madh social dhe shpirtëror në jetën e nënës dhe fëmijës.
Rreziku i humbjes së fetusit, a është më i lartë tek gratë që janë përdoruese të alkoolit dhe
drogave?
Po, tek gratë që përdorin më shumë se tre të ashtuquajtura doza alkooli në javë, rreziku është
më i madh.
Dëmtohet fëmija nëse nëna pi vetëm në raste festash?
Mirë është që të mos pihet asnjëherë gjatë shtatzënisë. ثshtë pjesërisht përqindja e alkoolit në
gjak, që luan rol vendimtar. Ndikimi i alkoolit është më i madh tek fëmija, sesa tek nëna, si
dhe është më vështirë të zhduken pasojat tek fëmija sesa tek nëna. Nuk ka asnjë ndryshim
nëse pihet shumë dhe rrallë, pak apo shpesh.
A duhet gratë shtatzëna të ndalojnë përdorimin e ilaçeve?
Për gruan shtatzënë që përdor ilaçe në mënyrë të vazhduar, në lidhej me një sëmundje të
caktuar, mirë është që të këshillohet për këtë çështje fillimisht me mjekun, lidhur me faktin
nëse do të ishte e mundur të ndryshohej doza e ilaçeve gjatë shtatzënisë.
Rregulli i përgjithshëm është që gjatë shtatzënisë, mirë është të mos merren ilaçe. Në rastin
kur mjeku do duhet ti sugjerojë nënës së ardhshme ilaçe, atëherë ajo duhet ta njoftojë mjekun
lidhur me shtatzëninë e saj.
A është e shëndetshme të përdoret verë e kuqe gjatë shtatzënisë, meqenëse ajo ka përbërje të
lartë hekuri?
Jo, sepse alkooli që ndodhet në të gjitha këto lloj pijesh, ka efekt negativ dhe mund të dëmtojë
fetusin. Burime më të mira të hekurit janë mishi i kuq, drithërat e mëngjesit, frutat e thata,
buka me krunde, si dhe perimet me ngjyrë jeshile të errët. (Të dhëna të mëtejshme mund të
gjenden tek Ushqimi dhe shtatzënia, botimi i dytë, 2006)
5
Qumështi i gjirit dhe përdorimi i alkoolit
Ndërkohë që fëmija ushqehet me qumësht gjiri, preferohet të kufizohet përdorimi i alkoolit.
Nëpërmjet dhënies së ushqimit të gjirit, krijohen marrëdhënie të veçanta dhe të forta midis
nënës dhe fëmijës. Nëse nëna përdor alkool, një pjesë e tij përçohet tek fëmija nëpërmjet
qumështit dhe kështu fëmija rrezikohet më shumë se nëna. Sistemi nervor i fëmijës është
akoma në zhvillim dhe bëhet pre e dëmtimeve që shkakton alkooli.
Vetëm një gotë pijeje alkoolike, mund të pakësojë prodhimin e qumështit në gji, ndryshon
shijen dhe erën, si dhe shkakton përzierje tek fëmija. Kjo sjell gjithashtu dhe çorientimin në
mënyrën e thithjes së qumështit nga gjiri i nënës.
Nëna, e cila është nën ndikimin e alkoolit, nuk është vigjilente siç duhet, kjo shton gjithashtu
mundësinë e aksidenteve


Shijoni shtatzëninë
Në shtatzëni duhet të hani ushqim të shëndetshëm dhe të pasur në kalori.
Duhet të jeni gjithmonë në lëvizje, duke përzgjedhur atë lloj ushtrimi që ju pëlqen.
Shmanguni alkoolit. Pini më mirë ujë, lëngje frutash ose pije të tjera jo alkoolike me
ushqimin, në festa apo kur jeni duke u çlodhur me të afërmit.
Gjeni mënyrën që ju përshtatet ju për tu çlodhur, në jetën e përditshme, si p.sh. lexim,
muzikë, meditim, gjimnastikë, shëtitje ose banja me ujë të ngrohtë.
Bëni diçka të veçantë për veten tuaj dhe fëmijën, diçka të bukur dhe argëtuese.
Kini parasysh që shëndeti i fëmijës është më i sigurt kur nuk përdoret alkool, duhan apo pije
të tjera dehëse si dhe drogat.
Shijoni shërbimin që ju ofrohet në qendrën shëndetësore gjatë periudhës së shtatzënisë.

Materiali u botua në vitin 2005, prej Drejtorisë së qendrave shëndetësore, në bashkëpunim me Mjekun e popullit dhe
Drejtorinë e konsultoreve të grave. Sَlveig Jَnsdَttir ofroi këshillimet, specialiste e sistemit psikonervor për fëmijë.
 
Top