Alma Papamihali

Think Different

Antarë i ri
Alma Papamihali, një zë në poezinë shqiptare, ka lindur dhe ka studiuar në Tiranë. Që në fëmijëri ka ndjekur pasionin dhe dashurinë për letërsinë, dhe veçanërisht poezinë. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe revista të kohës. Prej vitesh jeton larg vendlindjes, por që lidhjet e saj me vendin si ka ndërprerë asnjëherë. Një hallkë e fuqishme që e forcojnë këtِ lidhje, janë vetë poezite e saj. Ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi Nën tingujt e natës, si dhe një spektër poezishë me vlera të veçanta, në gjirin e të cilave pasqyron mallin, dashurinë dhe nostalgjinë. Në shtator 2007, në Aschaffenburg të Gjermanisë, ka krijuar shkollën shqipe Iliria, në gjirin e së cilës vepron si mësuese. ثshtë anëtare akitive e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani. Vjen para lexuesit shqiptar me librine saj te ri "Shtegtim pulëbardhe" (Botimet Toena). Stili i veçantë, freskia e mendimit, filozofia e hedhur ne varg dhe ndjenja e pastër janë disa nga karakteristikat që e bëjnë poezine e Almës njërën nga më të kërkuarat dhe lexuarat.
Më poshte po shkëpus disa nga poezitë e librit te ri "Shtegtim pulëbardhe"

Kopertina.jpg Alma.jpg
 

Think Different

Antarë i ri
Titulli: Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe - Alma Papamihali

Largohem për të mos u kthyer më,
Ndaj iki tutje, fluturoj,
Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem,
Duke dashur të lënit pas t´i harroj...
Por të harrosh s´mjafton gjithmonë,
Drejt qiellit të kaltër një fluturim,
Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam,
Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin,
Kur lartësive në pikë shndërrohet,
Oh sa i largët të duket kthimi.
Larg fluturoj, pa frikë largohem,
Sepse e ndiej që çdo shtegtim,
Sado i largët në vetvete,
Do më riktheje pranë detit tim.
Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem,
Aspak s´kërkoj të shoh nga pas,
E mjerë do mbetej çdo pulbardhë,
Të huajat brigje po të trokasë...
Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
Në pupël reje jam shndërruar,
Nëse ky qiell mbi det s´do flinte,
I imi mall do ish´ harruar...

 
Redaktimi i fundit:

Think Different

Antarë i ri
Titulli: Alma Papamihali

Xhelozi vjeshte - Alma Papamihali

Unë prisja vjeshtën ndryshe për tu ndierë,
Nën fëshfërimë të flija pak lëkundur,
Si nëpër ëndërr vërdallë të vija
Dhe të përgjoja, heshtur pa u dukur...

Më mori malli të ndihem xheloze,
Ndaj prisja vjeshtën, ndryshe për tu ndierë,
S´më bie mendja për detin e fjetur,
Për ngjyrën e bronxtë, që mora në verë...

Unë prisja vjeshtën të shtrihesha mbi gjethe,
Aty-këtu të verdhesha dhe unë,
Nuk thonë kot kur ndihesh xheloze,
Je dashuruar mbase më shumë...

 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Alma Papamihali

STINA E PESTث


Nuk rreshte së kërkuari,
Ndaj stinën e pestë krijove,
Su lodhe së ecuri,
Me hapa heshtjen sfidove.

Ia zhveshe rrobat vjeshtës,
Pranvera puthje nisi të pikojë,
Dimrit i dhe lamtumirën,
Vera të drithërojë.

Nuk rreshte së ecuri
Stinën e pestë krijove,
Atë të dashurisë,
Katër të tjerat sfidove.

Krijove të pestën e vitit,
Të ndihesha si në përrallë,
Ndaj stinët kur ndërrohen,
Të pestën pres me mall.


--------------------------------------
NثSE S´KE FJETUR


Mbi liqenin e mbrëmjes,
shelgjet panë në pasqyrë
si hëna u zgjua...

Nëse ende s´ke fjetur,
fute hënën brenda,
bashkë me të dhe mua...
------------------------------------
Larg vendit

Dimër paska qenë vërtetë
Dhe kur verë kam kujtuar,
Dimër paska qenë vërtetë
Thjesht se paskam kuptuar.

Se kam ndjerë kohën të qeshë
Lëkura s'mu ngroh njëherë,
S'paskam parë diell me sy,
Dimër paska bërë në verë.

Sa e doja ngrohtësinë
Sidomos kur kisha ftohtë,
Sa doja të ishte verë,
Gjer në palcë të ndieja ngrohtë.

Dimër paska qenë vërtetë
Veten thonë se gënjen dot,
Ja që ndodh dhe e kundërta
Në një verë shpresova kot.

Ikja, ecja dhe vrapoja,
Vazhdimisht kërkoja verë,
Dimër paska qenë çdo stinë
Si s'u binda menjëherë.

----------------------------------------------------------
Emigranti

Diku veç në tavolinën
Me mbulesë të bardhë shtruar,
Birrë të huaj ke përpara
Dhe një pamje të menduar.

Diku veç në tavolinën
Në një qoshe të lokalit,
Shokun tënd se ke përballë
Pi vetmuar ti prej hallit.

Diku veç në tavolinën
Në një lagje të panjohur,
Gjithçka është akull e ftohtë
Vetëm birra është e ngrohur.

Diku veç në tavolinën,
Që të bën ty shoqëri
Gotën s´di ku t´a trokasësh,
Tavolina s´është njeri.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Alma Papamihali

Kur qesh me ty...

Nëse e nesërmja për kafe,
Mjegull do më servirë,
Dhe mëngjesin s´do mund,
Ta shoh si më parë,
Me ty do vazhdoj të qesh,
(Unë përsëri do qesh...)
Aspak s´do më mbetet,
Një shije e vrarë...

Do t´i them një dite,
Përseri "mirmëngjes",
(Të gjithëve!)
Dhe nëse këmbë njeriu s´do shoh,
Ndodh shpesh që boshe,
Ditët më duken,
E netëve,
Fytyra të dashura njoh...

Me ty do vazhdoj
Të qesh përseri,
Aq kohë,
Sa mendimet lirshëm do shëtisin,
Mos kujto se jetës,
Gjithçka mund t´i thuash,
Ndodh ndonjëherë që,
ثndrra dhe guximi të braktisin...

Por unë do vazhdoj
Të qesh përsëri,
Dhe jehonën-zë,
Do pres të më rikthehet,
Kur me tënden orë
Të kesh arritur ti,
Një ditë do ketë vdekur,
Një natë do nisë të dehet..

 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Alma Papamihali

Afrohu i pari...

Afromu o i uruar, afromu,
ti folmë i pari, çfarë pret,
gjithçka e thënë s´është harruar,
harresa sa dhimbja të vret.
Ndaj thuam´ mban mënd çdo minutë
çdo timen fjalë sjell ndër mënd,
njeriu me kujtime ushqehet
dhe un´ do e bëja në vënd´ tënd.
Me dëshirë do rrija vetmuar,
e lusja ca kohë lënè pas,
pas zënkës e para do afrohesha,
e ti do gëzoje kur të flas.
Afromu o i uruar, afromu,
ti folmë i pari, çfarë pret,
unë veç të zemëruarën po luaj,
çdo grua tekanjozet në jetë!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Alma Papamihali

Nث PRANVERث LIND MREKULLIA
(15 Prill)

Kur sytë e tu, mbushën botën,
E diell më dhanë, pa më kërkuar,
Ishte pranverë e vogla ime,
Kujton kësaj jete do kem harruar…

Më linde ti, ma shove etjen,
Kur çele ti, aromën shtove,
Si vesë mëngjesi prillit të ëmbël,
Largove dimrin, pranverën zgjove...

O mrekulli! (oh ç´mrekulli)
E derdhur je krahëve të mia,
O diell i brishtë qiellit pafund,
Veç në pranverë, lind mrekullia!
 
Redaktimi i fundit:

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Alma Papamihali

KORاA

Dashuria s´ka qenë "një",
Por prej kohërash vetë i dytë,
Ndaj nuk dua veç Tiranën,
Por dhe Korçën kam si sytë.

Degëzat e pemës sime,
Tutje gjer në Korçë vanë,
Sythet tek ime më
Dhe rrënjët në Tiranë.

########################

NDONJثHERث...
Bota më duket e vogël,
Sa mundem t´a mbaj në duar.
ثndrra më duket pa vlerë,
Sa mundem t´a shoh dhe zgjuar.


Dita më duket sekondë,
Dhe orëve vlera i´u humb,
Ndonjëherë kërkoj të pamundurën,
Por s´mundem t´a gjej kund.


Ndonjëherë, bota duket e vogël
Dhe ti ecën brenda saj.
Unë botën mbaj në duar,
Heshtur ndihem pa faj.

Ndonjëherë, por vetëm ndonjëherë,
Arrij të mbaj botën në duar.
E vërteta është krejt ndryshe,
Unë thjesht kam imagjinuar.

##########################

GثNJESHTRA

Kush thotë kurrë s´ka gënjyer,
gënjen!
Kush pyet ç´është gënjeshtra,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtër s´ka dëgjuar,
gënjen!
Kush thotë gënjeshtrën ç´e dua,
gënjen!
Derisa në një botë të gënjeshtërt,
rron,
Dhe të vërtetën brenda gënjeshtrës,
gjen.

###################################

MORALI

Mbeta një njeri
i moralshëm në jetë,
përderisa s´jetova,
ashtu siç desha vetë...
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Alma Papamihali

31474_611769782189110_2044285035_n.jpg


Duart

Ajo dashuroi duart
mbi gjithçka tjetër,
dhe pse ato,
nuk kishin ngjyrën e syve,
as formën e buzëve,
as zërin e heshtjes,
por dinin të flisnin
me magjinë pas lodhjes,
që e shndërronin
në thesarin e prekjes.


 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Alma Papamihali

MOS HARRO

Kur të ndjesh hapa të shpeshtë
që lëkundin tokën vetë,
mos kujto se hijet vdesin,
do të vi dhe në s´më pret,
...se për fjalë dhe për besë
kohë më parë është mbajtur burri,
ja që kohët kanë ndryshuar,
kur qan gruaja, zbutet guri!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Alma Papamihali

Ne harresen e njeriut,
hena me vetedije hoqi dore.
Ish' aq e plote per te qene
e genjeshtert, por aq e bukur
per te qene e vertete.
Ndodh qe heshtaz
te te zgjohet dilema:
mjafton ndricimi i henes
qe te lindin endrrat, apo
duhet fjetur ne te tilla nete...?!

© almapapamihali "Nje nate"

#############################
 
Redaktimi i fundit:

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Alma Papamihali

Nuk kam ditëlindjen,
por ja që sonte
dashkam një dhuratë,
dhuratë nga ato, që
as blihen, as shiten
Falmë një varg...
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Alma Papamihali

Dje pashë thinjën e parë tek krihesha sot pashë edhe një tjetër, kur isha fëmijë mendoja, thinjat qenë për njerëzit e vjetër. Nesër do jenë bërë tre, pas ca muajsh në dhjetra shumuar, që flokë të bardha do kisha një ditë, vërtetë kisha harruar. Dikur fëmijë mendoja, thinjat qenë vetëm për ata në moshë të thyer, por sot i dua thinjat, mendimi i çdo dite m'i ka ushqyer...
 
Top