Ambicja.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Fjala “Ambicie” nënkupton të dëshirosh diçka, ta ëndërrosh dhe të punosh pa ndërprerje për arritjen e saj.

Cfare beni ju per te arritur ambijet tuaja?

Ambiciet arrihen vetëm duke ëndërruar dhe shpresuar?

Njeriu vlerësohet për ambiciet e tij, por nëse ato nuk bëhen realitet kurrë, nuk do të lavdërohet për to.

A mendoni se ajo arrihen shpejt, sa hap e mbyll sytë, apo duhet kohë, muaj dhe vite e ndoshta edhe tërë jeta e njeriut?

Ambiciet kanë një vlerë të madhe , ato çmohen edhe nga njerëzit, bile njeriu në shumë raste çmohet më tepër për qëllimet e tij dhe ambiciet e larta sesa disa të tjerë për veprat e tyre të bëra pa pasur synime.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ambicja.

Ambicja eshte nje gjenerator qe e con perpara individin drejt arritjeve dhe sukseseve ne fusha te ndryshme te jetes.

Gjithashtu mendoj qe ambicja ka edhe anen tjeter te medaljes, nuk te le kohe te shijosh ate qe ke arritur, duke pretenduar perhere e me shume prej vetes dhe jetes tende.

Mes fatlumeve qe ecin perpara ne jete, ka edhe njerez ambicjoze
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ambicja.

vec nje fjali do te them: Ambicjet arrihen me pune e vullnet...endrrat ne diell nuk hyjne ketu nese do ti realizosh keto ambicje,qofshin te mira apo te keqia!
 

inushja2

preshevare
Titulli: Ambicja.

Sdiskutohet qe duhet shume pune per t arrit ti prekesh endrrat tua, plotesosh deshirat tua !
Te kesh ambicie dhe te Veprosh per ti arritur ato tregon se ti nuk e con jeten dem dhe se jeta jote ose ditet tua kan kuptim !

Poooor, eshte dhe ajo tjetra, pjesa e rrezikshme pastaj, kur disa individ behen aq ambicioz saqe per t arrit te qellimi jan ne gjendje te demtojn shum veta, lejojn qe "ambicia e semur" tia erresoj syt ...dhe te coj deri te shkatrrimi i tij/saj si "njeri" !

Prandaj, kujdes! Gjithcka me karar e pa zarar ! :D
 

unica

Anëtar i ri
Titulli: Ambicja.

ambicje mua personalisht me frigon paksa kjo fraz se zakonisht jam mesuar te degjoj se ambicjet njerzit i realizojn veten ne menyra jo te mira e sidomos vajzat ambicjoze jan ato qe bejn te pa mundern per te arriutur qellimet e veta .
e pra nuk mendoj se njeriu duhet te qmohet me bazë te ambicjeve se .
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Ambicja.

Une per veten e ime se di por
shenja e horoskopit me thote gjithnje qe jam shume ambicjoze :p

Pervec shakave mendoj se ambicjet jane qellime te pershpejtuara sipas meje.
Keshtu kur marrim shkallet me ngut nuk veme re se i kemi kaluar me dy hapa.
Kur te ia arrish dickaje ndale edhe shijoje o njeri i mire :D
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Ambicja.

Une per veten e ime se di por
shenja e horoskopit me thote gjithnje qe jam shume ambicjoze :p

Pervec shakave mendoj se ambicjet jane qellime te pershpejtuara sipas meje.
Keshtu kur marrim shkallet me ngut nuk veme re se i kemi kaluar me dy hapa.
Kur te ia arrish dickaje ndale edhe shijoje o njeri i mire :D

Antonia,kjo qe thua ti nuk eshte ambicje,kjo eshte rrembim,nxitim...Ambicia eshte qellimi i forte,synim kembengules qe i veme vetes per te arritur dicka shume te madhe....Ambicia eshte nje ndjenje qe gati-gati i con njerezit ne egoizem nqs eshte ne sasi te medha...Ka njerez qe e kane te zhvilluar ambicien ne nje shkalle te larte,do benin cdo gje te arrinin ate gje,kjo kalon ne nje ''cinizem'' duke shkelur keshtu vlerat morale te njeriut....Ky tip ambicie eshte me e demshmja qe sjell vec shkaterrim te atij personi dhe te jetes se tij....Kemi dhe njerez qe skane ambicie,kenaqen me ate qe i ofron jeta,nuk kerkojne te arrijne me lart,kjo sdo te thote qe keta njerez jane njerez te ''dobet'' thjesht tipi i tyre eshte i tille...Une per vete jam kembengulse ''mjaftueshem''nqs dua te arrij nje dicka(rezultat shkolle,pune apo ndonje gje tjeter te cilin e kam vene si synim mundohem ta arrij por me ''elasticitet'' duke terheq kur duhet e duke u ''leshuar''kur duhet)Ndonjehere ne jete duhet te prishesh dicka qe te rregullosh dicka tjeter,varet tek rendesia qe i jep gjerave dhe klasifikimit qe i ben atyre(kjo eshte prmare,kjo tjetra mund te prese)....Ambicia e ''mire'' eshte ajo force vetjake qe te jep nje motivim te ecesh para,te besh hapa te rendesishem....Ambicien e kane quajt ''semundje e bekuar''....Eshte shume e vertete kjo gje pasi lum ke ''e bekon'',e mjere ke ''e semur''.....
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Ambicja.

Ambicja per mendimin tim duhe te karakterizoje c'do njeri.

Eshte e dhimbshe te ngihesh ne mengjes dhe te shohesh ne pasqyre nje "vetvete" pa vizion dhe pa ambicje por puna eshte se vete ambicja ne doze te tepruar mund te shpjere ne veprime,pasojat e te cilave jane jasht etikes dhe normave njerzore.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Ambicja.

Ambicja per mendimin tim duhe te karakterizoje c'do njeri.

Eshte e dhimbshe te ngihesh ne mengjes dhe te shohesh ne pasqyre nje "vetvete" pa vizion dhe pa ambicje por puna eshte se vete ambicja ne doze te tepruar mund te shpjere ne veprime,pasojat e te cilave jane jasht etikes dhe normave njerzore.

Do shtoja vec dicka,se njerezit qe kane nje ambicie ne extrem,jane shume te prirur drejt hipokrizise,mashtrimit dhe sjane te ngopur kurr,edhe nqs arrijne ate qe dojne sot,neser i del nje dicka tjeter qe e dojne me doemos nje ambicie tjeter....
 

MasteR

I'm offline
Pe: Ambicja.

Ja psh une sot sjam fare ambicioz per neser ndihem shume keq dhe me siguri qe neser zdo ja kaloj mire
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Ambicja.

Ja psh une sot sjam fare ambicioz per neser ndihem shume keq dhe me siguri qe neser zdo ja kaloj mire

Ambicia eshte dicka me largpamese se sa sot per neser,keshtu e mendoj une te pakten...Eshte nje synim i forte per te realizuar dicka,per te ecur shume lart nga tjeret....
 

MasteR

I'm offline
Pe: Ambicja.

Une mora nje shembull per te treguar ceshte ambicja normale qe seshte tani per pas 5 minutsh mendova se ishit pak me e thelle per te kuptuar ate qe thash nejse :)
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Ambicja.

Ambicia, objektivisht mund te konsiderohet si nje stimul per arritje objektivash, mgjth nuk eshte nje definicion me te cilin adaptohet i gjithe opinioni, pra nuk mund te perdorim gjeneralizime ne kete aspekt. Vlen te theksohet fakti i stadit te ambicies, pasi personat ambicioze ne menyre te vetvetishme kerkojne absolutizmin, duke kaluar ne kete forme limitet e nje ambicie "normale" dhe qe si konseguence derivon ne nje ndjenje te semure apo ambicie " negative" qe parimisht influencon ne sensacione irrituese ne opinionin e gjere. Mgjthse persona pa ambicie "pozitive" cilesohen dhe te pasuksesshem ne jete. Si konkludim ç'do gje e tepruar influencon negativisht, ne ç'do vektor te jetes.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Ambicja.

Vazhdoj ti qendroj mendimit tim te me perparshem....Romeo,kur perdor ate fjalen ''opinionin e gjere''nuk je duke folur besoj,per lagjen ,komshien,qytetin,sepse mesa di une vec keta perfaqesojne opinionin e gjere...Me mire thuaje me fjalet e tuaja,ate qe te thote mendja....
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: Ambicja.

Gjithmon ne jet kemi ambicjen per te arritur akoma me shum nga cjemi dhe ckemi .......
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Ambicja.

Vazhdoj ti qendroj mendimit tim te me perparshem....Romeo,kur perdor ate fjalen ''opinionin e gjere''nuk je duke folur besoj,per lagjen ,komshien,qytetin,sepse mesa di une vec keta perfaqesojne opinionin e gjere...Me mire thuaje me fjalet e tuaja,ate qe te thote mendja....
Gloom un jap mendimin tim nuk marr mendime nga te tjeret ?flas per vete nuk flas as per gjitonet, as per lagjen, dhe as per qytetin a ku ta di se ku do me dal ti ..............
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Ambicja.

Gloom un jap mendimin tim nuk marr mendime nga te tjeret ?flas per vete nuk flas as per gjitonet, as per lagjen, dhe as per qytetin a ku ta di se ku do me dal ti ..............

Faktikisht do doja te dija ca nenkupton me ''opinion te gjere'',sepse me duket me shume si nje shkrim gazete,(Duam te sensibilizojme opininon e gjere nderkombetar)...Kjo ishte idea Romeo,me pelqen me shume shkrimi jot ne fillim fare,gjithsesi ke mendimin e lirine tende,une te vura ne dukje ate qe me kapi syri...
 

Elushe

Vogëlushe
Pe: Ambicja.

Mendoj qe ambicja eshte nje virtyt ne karakterin e nje personi ama ç'do gje me karar.
 
Titulli: Ambicja.

Ambicjet krijohen nga deshirat per te arritur nje qellim te caktiar. Kur bashkohet kureshtja me ambicjen e nxisin dhe kreativitetin tek njeriu. Per vete them qe jam tip ambicioz por jo me cdo kusht. Jam dhe ambicioze e qete :D, nuk tentoj te arrij shpejte dhe lehte ne realizimin e nje qellimi.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Pe: Ambicja.

Gjarperesha, per pyetjen tende do thosha: Ambicja nuk arrihet as duke enderruar dhe as duke shpresuar. E para e punes nuk eshte nje gje qe arrihet, duhet ta kete vete njeriu te eci perpara... cdo gje arrihet me vepra... fjalet, shpresat dhe enderrat te shtyjne, por nuk mjaftojne.
 

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Pe: Ambicja.

ambicia eshte thjesht nje emocion dhe eshte i pashmangshem per cdo njeri
mjafton te mos e ushqejme shume :confused:
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Ambicja.

ambicia esht vetshkatrrimi i nje personi, nshumicen e rasteve duke kerkuar gjithnje e me shum njerezit humbin e ato cka kan. kot sthon shtrij kembet sa ke jorganin
 
Top