Ana e padukshme e fajit

Marla

Quo Vadis!
“A ta ngref? Më përdhuno!”, thotë publikisht Preja.

“Ma ngref dhe do të të përdhunoj!”, përgjigjet Predatori i padukshëm.

Ai mesazh i shkruar në kofshët e dy vajzave ishte vulgar, i padobishëm, “cool” për protestën si spektakël majmunerish te importuara nga bota dhe nul për protestën si sensibilizim kunder dhunes seksuale mbi vajzat.
Ato mesazhe gjoja sfidojnë Përdhunuesin duke i thënë “Hë ta mban të na përdhunosh? Ja ku jemi, me shalët e zhveshura dhe më ftesën për ty, ta kemi hedhur dorashkën e sfidës”.
Një sfidim tepër idiotesk, banal, pa asnjë dobi dhe perkundrazi, i demshem.
Protestueset edhe mund të kishin dalë krejt lakuriq në rrugë me trupin e mbushur jo vetëm me ftesa seksuale, por edhe me vizatime nga akti i përdhunimit. Sy të shyqer, vrima të përgjakura, dhe një kokeshpullë gjigand që pentronte tërë trupin e Perdhunuesit. Aq sa edhe Marina Abramoviç t’i kishte zili këto bija të shqipes. Natyrisht spektakli do tërhiqte shumë vëmëndje dhe organizatorët do mbeteshin të kënaqur.

Po viktimat reale të përdhunimeve si do të ndjeheshin vallë?
Unë nuk besoj te togfjalëshi i bujshem “sensibilizim i shoqërisë”.
Përdhunimi është diçka që ndodh në privat dhe larg syve të publikut. Një marrëdhënie që ndodh mes dy personave. Predatorit dhe Presë.
Ne nuk mund të sensibilizojmë Predatorin, sepse kjo gjë është e panatyrshme. Predatori e ka në natyrën e vet tërheqjen seksuale ndaj Presë së vet. Është ligji që merret me Predatorin.
Por ç’rëndësi ka që Predatori do te kyçet pas hekurave, përderisa përdhunimi ka ndodhur?
Cfare është më e rëndësishme për shoqerine, parandalimi i një përdhunim të mundshëm apo të mburremi që Përdhunuesin e kemi burgosur?
Të shmangim qënien Pre dhe viktimë e mundshme e Predatorit apo të mburremi që pas perdhunimit ne ia treguam vendin Predatorit me forcën e ligjit dhe të mitingjeve tona shalëshkruara?
Shoqeria njerezore nuk mund te ndaloje perdhunimin. Nuk e ka ndaluar dot qe nga krijimi i saj.
Vajza dhe gra trimeresha te protestave tuaja spektakulare!
Përdhunuesi është gjithnjë diku aty rreth jush duke pritur të gjejë momentin e sulmit mbi ju. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë! Nëse përdhunimet do ishin zhdukur me seminare, mitingje, ligje dhe predikime sot nuk do të ishim duke debatuar akoma për Përdhunimin.
Ne nuk mund të sensibilizojmë kurrë një Predator.
Por ne kemi në dorë të menazhojmë sjelljen dhe reagimin e Presë. Duhet sensibilizuar Preja dhe jo Predatori. Duhet edukuar vajza se si të mos bëhet pre. Ka dhjetra mënyra për të mbetur femër tërheqëse pa u bërë viktimë përdhunimi.
Mendoj se për një shqyrtim të tillë të kësaj dukurie nuk kanë vlerë sugjerimet e psikologëve, feminsitëve, juristëve apo predikuesve moraliste.
Nëse do t’i qasemi dukurisë nga ana legjislative nuk kemi qullosur gjë, por perkundrazi do te humbasim fillin e asaj qe kerkojme. Legjislacioni merret vetëm me pasojën. Nuk parandalon asgjë.
Morali i një shoqërie ka ndikim edhe mbi ligjet, dhe asnjë ligj sado i fortë të jetë nuk mund të ndryshojë moralin e caktuar të një shoqërie.
Shumica e njerëzve mendojnë se dy janë gjërat që e bëjnë pre të mundshme seksuale një femër. Veshja dhe Sjellja.
Unë mendoj që nuk ka veshje provokuese, por sjellje provokuese.
Por a mendon kështu Predatori?
Në shumë raste sjellja dhe veshja i imponohen njera tjetrës dhe janë në të njëjtën gjatësi vale. Për mirë apo edhe per keq.
Eshte fakt qe Predatori seksual nuk sulmon çdo femer qe i del perpara. (Duke perjashtuar rastet ektreme te ndonje te sapoliruaruari nga burgu apo ushtria që te burimi sheh nje vashe tuj mbush ujë dhe verbohet nga epshi i akumuluar nder vite, apo edhe e kunderta, femer e alkoolizuar, e droguar, me te meta mendore, apo edhe “lolite” nga vete zgjedhja e saj qe bie kollaj pre e Predatorit)
Në librin e saj studimor “PROVOCATIVE DRESS AND SEXUAL RESPONSIBILITY” autorja JESSICA wOLFENDALE, profesore e Filozofisë në Universitetin e West Virginia, jep statistika të bollshme në lidhje me perceptimin që ka publiku për rolin e veshjes femërore në rastet e përdhunimeve.
Në një anketë të vitit 2012 të realizuar nga një task forcë qeveritare kundër Dhunës Seksuale dhe për Parandalimin e saj 46% e të anketuarve besonin që ishte e vërtetë që femrat që veshin rroba të ngushta, transparente dhe ekspozuese të pjesëve të turpit e gjoksit janë më të predispozuara për të joshur predatorët seksualë.
Një e treta e 1000 të anketuarve nga Amnesty International ne vitin 2005 në Angli besonin që një grua që vishet me rroba që I zbulojnë hiret trupore dhe që sillen në mënyrë flirtuese kanë pjesën e tyre të fajita në një përdhunim.
Një studim në Brazil nxorri që 58.5% e të anketuarve ishin dakord që “gratë që vishen me rroba provokuese, të ngjitura pas trupit dhe që ekpozojnë shumë lakuriqësi kanë gjysmën e fajit nëse sulmohen seksualisht dhe 76% e te anketuarve ( burra dhe gra) mendonin se nje grua qe del ne publik me bluze transparente, pa sytiena, ekspozon publikisht deshiren e saj seksuale.
Ne nje tjeter anketim ne Ukraine, 2013, 80% e te pyeturve e konsideronin veshjen provokuese si shprehje publike te deshires seksuale te femrës.
Në dekadat e fundit në studime të bëra kudo në botë ka dalë që psikologet, mjeket pikiater, juristët, gjyqyarët dhe studentët e kolegjeve besojnë ne shumicen dermuese që një grua veshja e së cilës zbulon më shumë nga sa duhet, nëse sulmohet, është pjesërisht fajtore për përdhunimin dhe prandaj një pjesë e fajit kalon nga sulmuesi të viktima.
Këto perceptime të publikut kanë impakt edhe në vendime gjyqësore për raste përdhunimi.
Pra veshja e viktimës ka ndikuar, jo vetëm në sulmin nga Predatori, por edhe në lirimin e tij nga prangat nën motivin që viktima ishte e veshur në mënyrë të tille që predatori e kishte menduar prostitutë.
Janë qindra raste kur veshja e çthurur e viktimës është marrë në konsideratë nga gjykatat për të lehtësuar fajin e predatorit. Dhe këto vendime jane pikërisht pjesë e perceptimit dominant të publikut dhe shoqërisë.
Një veshje që konsiderohet “provokative” ngërthen një lidhje komplekse mes kodit të veshjes në një kontekst specifik, stereotipet kulturore dhe sociale për seksualitetin femëror dhe ndërthurrjen e këtyre më qëllimet e personit që vishet në këtë mënyrë.
Veshje që zbulon pjese intime te trupit me transparencen, ngushtesine apo hapjen te gjoksi shihet pergjithësisht nga publiku si një veshje me kontekst të fortë seksual.
Sipas definicioneve te pranuara si terminologji edhe ne gjykata, “provokative” konsiderohet veshja femërore që devijon nga normat e pranueshme të një situate sociale të përcaktuar dhe tenton drejt ekspozimit te pjeseve trupit per krijimin e nje atmosfere seksuale ne vendin e gabuar.
Perceptimi i publikut është gjëja më e rëndsishme në këto rast. Mos te harrojme qe edhe Predatori eshte pjese e publikut dhe ka te njejtin perceptim.
Është vetë viktima që duhet të mbrojë veten duke e bërë vetën sa më pak të sulmueshme.
Sipas vendit edhe kuvendi. Nëse je me bikini në një plazh sigurisht veshja jote nuk provokon. Por nëse ti shkon me bikini në një bar natyrisht veshja jote do tërheqë, jo vetëm veshtrime të natyrshme meshkujsh, por edhe epshe të natyrshme përdhunuesish të mundshëm.
Se vërtet vajza është veshur në atë mënyrë për qejf të vet dhe aspak për të joshur seksualitetin e shfrenuar te ndokujt, por vallë e di Predatori këtë gjë?
Vajzat e reja dhe grate e ardhshme duhet te kuptojne se jane vete ato qe mund te shmangin nje perdhunim.
Mjafton te mos gjenden ne kohen e gabuar dhe mbi te gjitha, me veshjen e gabuar, ne vendin e gabuar.
Heren e fundit qe isha ne Shqiperi, nje miku im kanadez qe ndodhej atje per here te pare, duke pare ne 8 te mengjesit rruget e mbushura me vajza te lyera rendshem dhe te veshura pothuajse zhveshur, me tha i habitur “Hera e pare qe shikoj prostituta qe fillojne pune qe ne pike te mengjesit!”
"Nuk jane prostituta", i thashe.
“Po cfare jane?”, me pyeti.
“Vajza te zakonshme”, iu pergjigja.
“Mire qe me the,se isha gati te merrja tani ndonjeren ne hotel”, e mbylli biseden miku i huaj.

Artan Gjyzel Hasani

101928680_956473131489898_7238659135967236453_n.jpg
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
E paskan fajin vajzat edhe veshja?! :oops: Ca mendimi f*cked up! Kur mendoj gjith ato goca qe dalin argetohen weekeneve ktu dhe vishen hollshem + ne kombinim me alkolin, i bika qe u dashkan perdhunuar se jane ekspozuar shume??:rolleyes:
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Sjam maskiliste
Jam kundra dhunes
Jam kundra perdhunimit
Por ama jam edhe kundra ekzagjirimit

Sot shohim 13 vjecare te trukuara si klloun, veshur me breke ( se pantollona si quaj dot) te shkojne neper shkolla.
Sic e dijme edhe ne adultet qe veshja eshte nje element qe terheq vemendje...
Fundja veshja eshte personifikim i personit...
Vishu denjesisht! Respekto veten!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Seriozisht u zhgenjeva nga ky shkrim me kaq paragjykim sidomos ne mbyllje. Ky shkrim, me jep te kuptoje, se ne fakt ne kete shoqeri nuk se eshte vetem femra e dhunuar, por hove - hove mendoje se si shoqeri jemi te perdhunuar andaj mjerisht nuk se pritet me mire.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
E paskan fajin vajzat edhe veshja?! :oops: Ca mendimi f*cked up! Kur mendoj gjith ato goca qe dalin argetohen weekeneve ktu dhe vishen hollshem + ne kombinim me alkolin, i bika qe u dashkan perdhunuar se jane ekspozuar shume??:rolleyes:
Pa u perfshire tek rasti sepse ska fjale te thuhet
Por nese do flasim per veshjen si fenomen, ka shume per te thene!
 
sofia

Antarë i Respektuar
Gati mendim i ngjashem me ministren Kodheli sipas se ciles vajzat nuk duhet te lyhen qe te mos bien pre e sulmeve seksuale. Po mos te harrojme se nuk ka vetem sulme seksuale. Autori paralelizon te njejten situate me Kodhelin duke marre parasysh disa studime. Ai mendon se femrat duhet te mesojne se si te vishen. Jo, veshja, make up-i eshte nje e drejte e individit qofte femer apo mashkull, po perdhunimi eshte shkelje e te drejtave te individit.
Nqs miku i tij i sheh vajzat qe lyhen si prostituta: ja ku e paskemi nje agresor te ardhshem, ngjitur me autorin. Nuk eshte kuptuar ende qe cddo njeri ka jeten e tij? Nuk eshte kuptuar ende qe cdokush mund te vishet si te doje?
Ne shoqeri mund te kete plot meshkuj qe terhiqen nga trupi i nje femre, po ndoshta nje pjese e madhe qe nuk e sulmojne, e dine qe perben shkelje morale dhe kushtetuese. Eshte me teper se e gabuar. Eshte i rende perdhunimi. Ai i vodhi femijerine, adoleshencen, i la trauma dhe duhet te falet per kete gje?
Meriton me shume se bugu, meriton qe emri t'i shkruhet ne nje rregjister e te njihet si perdhunues, meriton vetgjyqesi. Une nuk pashe ndonje forme edukimi per prene, po nje menyre per te shmangur fajin e perdhunuesit.:cry::cry::cry::cry:
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Kjo shoqeri ka kohe qe ka pjerdhe dhe pjerdhja vje e rritet sa me "larte" majeve te "intelektualizmit" qe ne mendojme se e kane njerezia.

E gerditshme te lexosh dic te tille nga dikush qe pretendon se ka shkruar nja 12 libra shkarravinash madje qe pretendon ge na mbush mendjen se gjykata ne rastet e dhunimit si mase lehtesuese per dhunuesin e marrka veshjen e femres.

E gerditshme deri ne vjellje.
 
Mogli

Be good or be good at it
Vetem pytjen e njeres shale aty do bej copy nga shkrimi ktu dhe do i jap 1 pergjigje:
A ta ngref?

Po,ma ngref por pa perdhunim dhe pa nevoje e pytjes ne shale
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pa u perfshire tek rasti sepse ska fjale te thuhet
Por nese do flasim per veshjen si fenomen, ka shume per te thene!
Shumica e perdhunimeve kryhen nga njerez te njohur, miq te familjes, ex partner, disa ndodhin edhe ne shtepine e viktimes dhe nuk kane te bejne fare me menyren si eshte veshur viktima.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Shumica e perdhunimeve kryhen nga njerez te njohur, miq te familjes, ex partner, disa ndodhin edhe ne shtepine e viktimes dhe nuk kane te bejne fare me menyren si eshte veshur viktima.
Nuk po flas per perdhunimin si fenomen dhe nuk justifikoj asgje qe vjen nga dhuna
Ama veshja eshte problem tek brezi i ri!
Dhe ne jemi nje pjese e fajit
 
sofia

Antarë i Respektuar
Nuk po flas per perdhunimin si fenomen dhe nuk justifikoj asgje qe vjen nga dhuna
Ama veshja eshte problem tek brezi i ri!
Dhe ne jemi nje pjese e fajit
Eshte problem nga cili brez? Secili prej nesh nuk vishet me qellimin qe te perdhunohet dhe as perdhunuesit mos t'i ngrihet shume mendja sidomos ne rastet kur eshte me i madh te pakten +6 nga viktima. Nuk duhet edukuar viktima, po agresori. Te mos prishe imazhin e vet dhe mos te lendoje askend. Neser dikush mund t'i perdhunonte vajzen, ndoshta qe ne femijeri, gruan, motren? Si do te reagonte ai kur agresori mund te ishte dikush tjeter?
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Nuk po flas per perdhunimin si fenomen dhe nuk justifikoj asgje qe vjen nga dhuna
Ama veshja eshte problem tek brezi i ri!
Dhe ne jemi nje pjese e fajit
Ok per kte pjesen e veshjes jam dakort me ty, qe brezi i ri ka dal doresh por gjithsesi nuk mund te lidhet me perdhunimin...eshte ceshtje tjeter per tu diskutuar me vete.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Hem,nese e shohim ne nje sy pak me largpames,ky nuk thote gje tjeter vec se percjell nje mentalitet te hershem diskiminues qe vjen ndaj femres.
Pra u perdhunove,e meritove. Idiotesi e paster.
Tani lind pyetja:A e shmang veshja jone etike nje perdhunues femrash?
Jo,absulutisht,kush ka probleme me hormonet deri ne situata perdhunimi ,ai do perdhunoj si nje me breke, si nje te veshur deri fund te kembve,eshte thjesht mundesia per tju krijuar situat e duhur.
E gjej fyese pak shkrimin e ndaj meshkujve,po te isha mashkull do e merrja per fyerje te trajtohesha nga femra si derr i eger,qe po dola me rroba banjo te ngrihet,nese jo ste ngrihet,shume banale.
Por,duke anashkaluar formen se ky realisht e ka trajtuar gabim analizen,qendron fakti qe veshja,komoditeti dhe asortimentet flirtuese nga nje femer s`duhet te jene parsore,pervec se ne kreavtin e saj,ose aty ku vertet deshiron te kete dicka erotike.
Pra kujdesi nuk eshte gje e keqe,sepse bota e pa ndame nga gjinit sigurisht, ka cdo lloj robi me lloj lloj konceptimi ,dhe tuli lloj soj neuronesh fatkeqsisht.
 
sofia

Antarë i Respektuar
Ok per kte pjesen e veshjes jam dakort me ty, qe brezi i ri ka dal doresh por gjithsesi nuk mund te lidhet me perdhunimin...eshte ceshtje tjeter per tu diskutuar me vete.
Me fal qe po hyj ne mesin tuaj dhe po e drejtoj biseden diku tjeter, po ju nga filmat bazoheni per ceshtjen e veshjes? Une jetoj mes brezit te ri dhe nuk kam pare veshje provokative, rralle-rralle -rralle-rralle mund te ndodhe. Njerezit sot jane te prirur drejt rrobave sportive (brezi i ri)dhe te bukura. Nuk e di nqs bluzat me jake te hapura, strecet dhe pantallonat e shkurtra futen ne liste sepse autori mendonte se eshte provokative vajtja ne bar me bikini. Ajo cka perben problem per disa eshte make up-i. Po make up-i eshte nje e drejte njerezore, ashtu si veshja dhe nuk mund te pergjithesojne rastet e rralla gjithe breznine. I shmangemi padashur fajit te agresorit. Ky eshte qellimi i agresorit ne fakt.
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Me fal qe po hyj ne mesin tuaj dhe po e drejtoj biseden diku tjeter, po ju nga filmat bazoheni per ceshtjen e veshjes? Une jetoj mes brezit te ri dhe nuk kam pare veshje provokative, rralle-rralle -rralle-rralle mund te ndodhe. Njerezit sot jane te prirur drejt rrobave sportive (brezi i ri)dhe te bukura. Nuk e di nqs bluzat me jake te hapura, strecet dhe pantallonat e shkurtra futen ne liste sepse autori mendonte se eshte provokative vajtja ne bar me bikini. Ajo cka perben problem per disa eshte make up-i. Po make up-i eshte nje e drejte njerezore, ashtu si veshja dhe nuk mund te pergjithesojne rastet e rralla gjithe breznine
Jo nuk bazohem ne filma. Une nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk mund te flas per Shqiperi por ktu ku jetoj ke plot kalamaj me pantallona "te shkurtra" (pak a shume si me poshte se nuk po gjeja dot nje foto tjeter ilustruese) qe eshte e tepert per syte e mi. Por sic e thashe, ceshtje tjeter kjo.
51viPDY7KgL._SS600_.jpg
 
Nderkohe qe me duhet te te kundershtoj dhe mjaft te shfletosh foto te ndryshme per te mos rene dakort
Nuk di cfare quan ti sportive por edhe pse mund te diskutojme te gjithe naten mbi sportiven sdo biem dakort.
Te vishesh me pantallona qe gjysmat e bycave i ke jashte...kjo nuk te ben sportive!
Nje vajze 16 vjece e cila vishet me kerthize jashte, piercing ne kerthize, e ekspozon gjithe gjoksin jashte dhe e gjitha kjo si veshje per te shkuar ne shkolle...personalisht nuk jam dakort!
Per mua veshja duhet pershtatur sipas vendit/ institucionit ku je
Ne shkolle ,ne pub, apo plazh ka veshje te ndryshme.

Vajzat 16 vjece si ndan dot nga ato 20 vjece sot.
Mgjth une flas ate realitet qe e shoh perdite....
Dhe ta garantoj qe sjam fare paragjykuese apo konservatore...por ka rregulla ne cdo shoqeri
 
Ja per kto po flisja!
Dhe rruget e Tiranes i ke full of kto
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Ja per kto po flisja!
Dhe rruget e Tiranes i ke full of kto

@Monique kjo veshje nuk e legjitimon dhunimin. Tendenca e Gjyzelit per te thene se gjykata e merr veshjen si mase lehtesuese per dhunuesin eshte e gabuar. Ne shumicen e te drejtes nderkombetare dhunimi nuk ka lene ndonje nenkuptim te tille por eshte thjeshte cdo gje e bere kunder vullnetit te te dhunuarit.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
@Monique kjo veshje nuk e legjitimon dhunimin. Tendenca e Gjyzelit per te thene se gjykata e merr veshjen si mase lehtesuese per dhunuesin eshte e gabuar. Ne shumicen e te drejtes nderkombetare dhunimi nuk ka lene ndonje nenkuptim te tille por eshte thjeshte cdo gje e bere kunder vullnetit te te dhunuarit.
E kam thene qe ne fillim , spo justifikoj dhe as nuk pranoj ta bej nje gje te tille
Thjesht po diskutoj fenomenin si te ndare
Mbase duhej nje teme tjeter, por eshte shqetesuese kjo pjese..ne optiken time gjithnje
 
sofia

Antarë i Respektuar
Jo nuk bazohem ne filma. Une nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk mund te flas per Shqiperi por ktu ku jetoj ke plot kalamaj me pantallona "te shkurtra" (pak a shume si me poshte se nuk po gjeja dot nje foto tjeter ilustruese) qe eshte e tepert per syte e mi. Por sic e thashe, ceshtje tjeter kjo.
Nqs nuk i veshin "kalamaj" keto kush do t'i veshi??Po bejme me faj industrine e modes vetem se ekziston fenomeni i perdhunimit? Kjo veshje eshte vere dhe nqs nuk i vesh veren keto rroba kur do t'i veshesh? Dhe eshte sigurisht fenomen i rralle. Mund t'i largosh syte diku tjeter, po shpresoj qe te mbrosh edhe te drejtat e tyre ne proteste sepse edhe nje qenie njerezore qe vishet keshtu, perseri eshte qenie njerezore.
Nderkohe qe me duhet te te kundershtoj dhe mjaft te shfletosh foto te ndryshme per te mos rene dakort
Nuk di cfare quan ti sportive por edhe pse mund te diskutojme te gjithe naten mbi sportiven sdo biem dakort.
Te vishesh me pantallona qe gjysmat e bycave i ke jashte...kjo nuk te ben sportive!
Nje vajze 16 vjece e cila vishet me kerthize jashte, piercing ne kerthize, e ekspozon gjithe gjoksin jashte dhe e gjitha kjo si veshje per te shkuar ne shkolle...personalisht nuk jam dakort!
Per mua veshja duhet pershtatur sipas vendit/ institucionit ku je
Ne shkolle ,ne pub, apo plazh ka veshje te ndryshme.

Vajzat 16 vjece si ndan dot nga ato 20 vjece sot.
Mgjth une flas ate realitet qe e shoh perdite....
Dhe ta garantoj qe sjam fare paragjykuese apo konservatore...por ka rregulla ne cdo shoqeri
Te shfletosh foto? Cfare do te thote kjo? Cfare perfaqeson fotoja dhe cfare perfaqeson shoqeria. Individi eshte me pak se nje foto, po mileti miliarda here me i madh.
Pantallonat nuk jane veshje sportive!
Ne shkolle veshje te tilla jane te ndaluara. Nuk e di se sa e informuar je mbi kete ceshtje sepse ajo cfare sheh ne rruge ndryshon nga ajo qe sheh ne shkolle. Veshja duhet t'i permbahet rregullave te institucionit, por kur nuk behet fjale per rregulla cdokush eshte i lire te vishet si te doje, prandaj ekzistojne nje variatet rrobash.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
"A po t'a gref"... Cfare retorike vulgare! Dhe cfare hipokrizie... Vishet per vemendje seksuale, dhe pyet 'pse me shikon si objekt seksi'.

Mos keqkuptoni komentin tim si mbrojtje te perdhunuesit apo predatoreve.
Pikerisht ....
Te protestosh me terma vulgar, ose me pankarta ne anglisht
Valle ishte show apo nje solidaritet dhe kembane per shume raste qe jane ne hije?
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Nqs nuk i veshin "kalamaj" keto kush do t'i veshi??Po bejme me faj industrine e modes vetem se ekziston fenomeni i perdhunimit? Kjo veshje eshte vere dhe nqs nuk i vesh veren keto rroba kur do t'i veshesh? Dhe eshte sigurisht fenomen i rralle. Mund t'i largosh syte diku tjeter, po shpresoj qe te mbrosh edhe te drejtat e tyre ne proteste sepse edhe nje qenie njerezore qe vishet keshtu, perseri eshte qenie njerezore.

Te shfletosh foto? Cfare do te thote kjo? Cfare perfaqeson fotoja dhe cfare perfaqeson shoqnia. Individi eshte me pak se nje foto, po mileti miliarda here me i madh.
Pantallonat nuk jane veshje sportive!
Ne shkolle veshje te tilla jane te ndaluara. Nuk e di se sa e informuar je mbi kete ceshtje sepse ajo cfare sheh ne rruge ndryshon nga ajo qe sheh ne shkolle. Veshja duhet t'i permbahet rregullave te institucionit, por kur nuk behet fjale per rregulla cdokush eshte i lire te vishet si te doje, prandaj ekzistojne nje variatet rrobash.
Dmth ne rruge eshte normale ?
Ok ...gabimi im :)
 
sofia

Antarë i Respektuar
Dmth ne rruge eshte normale ?
Ok ...gabimi im :)
Sigurisht, ne rruge nuk ka kod veshjeje te pakten ne ditet normale! Le te edukohen perdhunuesit dhe te ndalohet e gjithe fryma e se keqes qe i ushqen, po jo menyra se si i pelqen nje individi te vishet. Kjo nuk perben shkelje kushtetuese dhe as te te drejtave te njeriut! Perdhunimi po!
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Nqs nuk i veshin "kalamaj" keto kush do t'i veshi??Po bejme me faj industrine e modes vetem se ekziston fenomeni i perdhunimit? Kjo veshje eshte vere dhe nqs nuk i vesh veren keto rroba kur do t'i veshesh? Dhe eshte sigurisht fenomen i rralle. Mund t'i largosh syte diku tjeter, po shpresoj qe te mbrosh edhe te drejtat e tyre ne proteste sepse edhe nje qenie njerezore qe vishet keshtu, perseri eshte qenie njerezore.

Te shfletosh foto? Cfare do te thote kjo? Cfare perfaqeson fotoja dhe cfare perfaqeson shoqnia. Individi eshte me pak se nje foto, po mileti miliarda here me i madh.
Pantallonat nuk jane veshje sportive!
Ne shkolle veshje te tilla jane te ndaluara. Nuk e di se sa e informuar je mbi kete ceshtje sepse ajo cfare sheh ne rruge ndryshon nga ajo qe sheh ne shkolle. Veshja duhet t'i permbahet rregullave te institucionit, por kur nuk behet fjale per rregulla cdokush eshte i lire te vishet si te doje, prandaj ekzistojne nje variatet rrobash.
Jo jo nuk jam dakort, te pakten per sa i perket kalamanit tim te dale ne rruge veshur ashtu. Industria e modes mund te nxjerri shum rroba por ka edhe nje etike veshjeje.
 
Marla

Quo Vadis!
Lexojeni me kujdes. Autori nuk fajeson askund viktimen.

Nese nuk e kuptoni nje shkrim, te pakten mos e deformoni.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
E kam thene qe ne fillim , spo justifikoj dhe as nuk pranoj ta bej nje gje te tille
Thjesht po diskutoj fenomenin si te ndare
Mbase duhej nje teme tjeter, por eshte shqetesuese kjo pjese..ne optiken time gjithnje
@Monique askush nuk po themi se ca veshje ndoshta nuk se jane pak te egzagjeruara sidomos te mosha e re por them se nuk se eshte e theksuar ne mase te madhe.
Ata jane te rinje, kalamaj, qe edhe munde te vishen pak per dukje apo per ti rene ne sy dikujt nje te dashuri apo per te terhequr vemendjen. Por, por nuk e besoje se e bejne me qellimin per t'i dhunuar apo se e duan dhunimin e aq me pak kjo te jepet si e drejte per t'i dhunuar.
 
sofia

Antarë i Respektuar
Jo jo nuk jam dakort, te pakten per sa i perket kalamanit tim te dale ne rruge veshur ashtu. Industria e modes mund te nxjerri shum rroba por ka edhe nje etike veshjeje.
Prandaj ti je nena e femijes sat dhe jo nena e gjithe botes! Pergjigjen e dhashe pak me lart
 
Marla

Quo Vadis!
Jo nuk e fajson viktimen, po kerkon te gjeje shkakun e perdhunimit tek ajo dhe kjo eshte dhune per se dyti

Askush si del ne mbrojte perdhunuesit madje ne ka gje me te ndyre nga krimet qe denohen me ligj per mua jane 1. pedofilia 2. perdhunimi pra abuzimi seksual si me te mitur si me te rritur.

Autori ju drejtohet viktimave se si te mos behen te tilla dhe te mos bien pre e agresionit te perdhunuesve. Fundja kete duhet te beje edukimi ne familje edukimi ne shkolle dhe me pas shoq eria civile.

Gjithesesi nuk eshte vetem perceptimi i tij. Shume te huaj madje dhe mua me vrasin syte nje femer gjysem te zhveshur me cica e byth jashte me make up dhe floke te krehura nga parukerite per te shkuar neper shkolla apo kafet e kotesise se lagjeve.

Mos u beni puritane por realiste. Analizoni shkakun per te eleminuar pasojat.
 
Top