Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

bit-pazar-skopje-republic-of-macedonia1152_12885651223-tpfil02aw-11225-620x465.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i ISUV-it, Taulant Kalo ka bërë publike rezultatet e analizave të kryera mbi praninë e pesticideve në perimet shqiptare, kryesisht domate dhe kastravecë nga zona e Lushnjës.

Analiza e tyre është bërë me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë:

“Pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë, me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, janë kryer analiza për të verifikuar nivelin e pranisë së pesticideve në perimet të cilat prodhohen në serat e zonës së Lushnjës. Këto analizat janë kryer paralelisht në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ( ISUV) në vend dhe në një institut reference të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Itali (Instituto Zooprofillattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise “ Giuseppe Caporale), rezultatet e të cilave tregojnë se masa e pesticideve të gjetura në perimet e fermerëve shqiptarë është e papërfillshme”, theksoi Kalo.

Ai tha se, “ISUV ka marrë për analizim mbi 360 lloje pesticidesh dhe kampionet e ekzaminuara kanë rezultuar me praninë e këtyre lëndëve nën nivelin maksimal të lejuar në nivel ndërkombëtar. Kjo është gjithashtu një dëshmi më shumë për sigurinë ushqimore të konsumatorit tonë, larg spekulimeve dashakeqe”. shekulli
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

Dhe une besoj qe tek fermeri Shqiptar akoma nuk eshte futur kjo sherink e tmerrshme pesicidesh ne sasi te medha .
"Sherink" qe po shkaterron cdo lloj parametri biologjik ne produktet konsumuese ushqimore.
Duhet kujdes maksimal ne konsumimet e ushimeve,e keqja e tyre nuk ndalon vetem ne parametra fizik trupor mos ushyqes.
Por kane efekte ansore dhe ne stresin,dhe destabilizimin e krejt organizmit.
 

Amar1

Anëtar Aktiv
Titulli: Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

Kjo besoj une eshte nje propagande e ulet rilindase,sepse gjithkush qe provon nje luleshtrydhe apo nje domate do kuptonte menjehere se aty ka nje mbidoze pesticidesh.OSEEEE nese sdo e vertetonte do kishte nje problem te madh me shijet.

PS.Ky rilindasi lsi'st qe eshte minister buqesie mduket i rritur me pesticide.
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

Dhe une besoj qe tek fermeri Shqiptar akoma nuk eshte futur kjo sherink e tmerrshme pesicidesh ne sasi te medha .
"Sherink" qe po shkaterron cdo lloj parametri biologjik ne produktet konsumuese ushqimore.
Duhet kujdes maksimal ne konsumimet e ushimeve,e keqja e tyre nuk ndalon vetem ne parametra fizik trupor mos ushyqes.
Por kane efekte ansore dhe ne stresin,dhe destabilizimin e krejt organizmit.


Sjemi aq mangut jo
 

Abisi

Larguar✌
Titulli: Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

Amar,ndodh c'ndodh..per ju e ka fajin Rilindja.ky nuk eshte problem qe lindi ne "Rilindje",por rrenjet i ka sot e 20 vjet,duke u zhvilluar cdo dite.nuk ka faj Rilindja qe fermeri eshte i pa pergjegjshem qe ca nuk i fut atij produkti ushqimor,kur e rrite.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

Normale si te dalin

Futet cici i dhise se bovilles ia heq te gjitha pesticited
I djeg te gjitha pssssssst
 

Amar1

Anëtar Aktiv
Titulli: Analizat nga Italia: Produktet shqiptare nuk kanë pesticide

Ka ndodh 20 vjet ? Per ca u mor vota me 23 qershor te ndal ky problem apo jo?
Ben femeri kerrdin se ska pas dhe ska shtet dhe pse u premtua shtet me 23 qershore.
Premtimi i rilindasve per te bere shtet ra.Ti e pohove me komentin lart, nuk mund shfajsohesh per sot me ate qe shqiptaret e derguan ne opozite dje,shqiptaret presin sot nga ai qe i dhan voten,po pesticidet po marin.
 
Top