Andaluzia e periudhës Islame

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Andaluzia e periudhës Islame, na rrëmben drejt një arome të këndëshme historike. Këtë histori, shumëkush deshi ta shuante përgjithmonë, ndërsa ne, me aq sa mundemi tentojmë ta risjellim përsëri.

Bukuria mahnitëse e arkitekturës Islame Umejade në Andaluzi!


74209249_537724217051770_6469672803204333568_o.jpg


Arti në përgjithësi dhe ai arkitekturor në veçanti, janë prej gjurmëve më të vërteta historike. Kllapat e ngjashme me patkoin e kalit, konsiderohen prej gjërave më të veçanta në arkitekturën Andaluziane.

27993536_109587799865416_4958308999255381282_o.jpg

Medinaceli ose Qyteti i Salimit të cilin e ndërtoi Abdurrahman en Nasir në vitin 355 Hixhri.

28070630_118795475611315_7516359758076110171_o.jpg

Sevilia dhe minarja e ndërtuar nga dinastia e Muwahidinve! Atë kohë, kjo minare llogaritej si ndërtesa më e lartë në botë.

27993187_120283498795846_6846406287059984788_o.jpg

Vlerat e Kortobas ndaj qyteteve të tjera Andaluziane!

Ibn Rushdi, po debatonte me Ebu Bekr bin Zuhrin për vlerat e qyteteve dhe përkatêsisht Kortobas dhe Sevilias. Ibn Rushdi për ta bindur Ebu Bekrin se Kortoba gëzon vlera të mëdha i tha: Kur vdes një dijetar në Sevilia, librat e tij merren dhe dërgohen në Kortoba, sepse atje njerëzit lexojnë dhe kërkojnë dijen. Ndërsa kur vdes ndonjë këngëtar në Kortoba, veglat e tij muzikore dërgohen në Sevilia sepse atje njerëzit janë të marrosur pas këtyre veglave!

28279471_131271264363736_140294601807067652_n.jpg

Al Hambra, kështjella e dinastisë Beni Ahmer në Granada!

28167273_129932044497658_2142102698261579993_n.jpg

Minarja që ndërtoi Mensur el Muwahidi në Sevilia, që dikur llogaritej si ndërtesa më e lartë në botë. Sot shërben si katedrale!

28378830_134422554048607_6086362724621952681_n.jpg

Ditë dimri në ambjentet e Al Hambras, kështjellës që ndërtuan Beni Ahmer në Granada (Andaluzi)

28701652_134879654002897_993233693969051532_o.jpg

Madrileni i parë që u njoh botërisht, nuk ishte futbollist
1f642.png
:) Përkundrazi, ai ishte Ebul Kasim Muslimeh Ahmed El Mexhrijti (Madrileni) 950-1007. Ai e njihte shumë mirë astronominê, kiminë dhe matematikën.

28661191_136584957165700_8251136811759501593_n.jpg

Këto pulla poste, u shtypën nga Britania në vitin 2011 për të kujtuar 1300 vjetorin e kalimit të Tarik bin Zijadit përmes kësaj ngushtice, e cila mori emrin e tij, duke e qujtur: Ngushtica e malit të Tarikut, ose Gibraltar.

28783269_135400903950772_7502984503792130451_n.jpg

Qyteza Beni Uekas (Benaocaz) e cila njihet për burimet e shumta të ujit, që prej periudhës Islame. Burimi që shihni, është më i njohuri në ato zona dhe quhet: Nebull llah (burimi i Allahut) ose La fuente Alla. Beni Uekas (Benaocaz), Nebull llah (La fuente Alla) çdo emër na përkujton periudhën Islame në ato vende.

28872873_137278230429706_1753571922930255213_n.jpg

Çelësat e qytetit SEVILIA, të ekspozuara në Katedralen e qytetit. Mbi to janë gdhendur këto fjalë në gjuhën Arabe: E gjithë çështja i takon Allahut! Ndërsa në gjuhën Castilla shkruhet: Zoti i hap gjërat dhe mbreti futet brenda. Kêto çelësa, ju dorëzuan Fernandit të tretë, më datë 5 Ramazan 646 Hixhri. Pas një periudhe 500 vjeçare, ku Sevilia jetoi si një vend Islam.

28795110_137695390387990_4911169426847897079_n.jpg

Xhamia e Kortobas, xhamia më e madhe në Andaluzinë e periudhës Islame!

28872173_138963110261218_695304361160723960_n.jpg

mbretëror, ku i kërkohej çdo Muslimani që kishte mbetur nê Spanjë që të konvertohej në të krishterë, si dhe dëbimin e të gjithë atyre që refuzonin të konvertoheshin. Ata Muslimanë që do të refuzonin dhe do zgjidhnin qëndrimin në Spanjë, do të robëroheshin për gjithë jetën! Ndërsa të gjitha xhamitë duhet të ktheheshin në kisha. Këtë urdhër, e nxori Karlosi i pestë, nipi i dy mbretërve të mëparshëm!

28701434_140810840076445_5931652448856683340_o.jpg

Edhe sot e kësaj dite, fëmijët e Kortobas e quajnë Xhami (Mezquita). Po të mos ekzistonte ajo (xhamia e Kortobës), askush nuk do bënte rrugë të gjatë e të mundimshme për tê vizituar Kortobën.

Joseph Mccabe

28954500_141254643365398_813611792631771346_o.jpg

Xhamia Bab el Merdum ndodhet në lagjen Nicolas, Toledo, në njërën nga portat e vjetra të këtij qyteti. Xhamia, është ndërtuar në periudhën e dinastisë Emevite dhe konsiderohet si monumenti më i hershëm Islam në Toledo.

29136846_141009686723227_645244056570461523_n.jpg

Ky peisazh vjen nga Valencia (Spanjë), ku duken qartë gjurmët e të parëve. Ky pellg uji që në arabisht quhet El Birkeh, edhe sot e kësaj dite Spanjollët e quajnë: La alberca!

28827837_141554363335426_4649180711817140645_o.jpg


Vazhdon...
 

Barnaba

Antarë i Respektuar
Këto pulla poste, u shtypën nga Britania në vitin 2011 për të kujtuar 1300 vjetorin e kalimit të Tarik bin Zijadit përmes kësaj ngushtice, e cila mori emrin e tij, duke e qujtur: Ngushtica e malit të Tarikut, ose Gibraltar.

Shiko fotografinë 1700469

Ahahaha, sa te poshter qe jane anglezet... I kujtojn Spanjes se 'Gibraltar' ka qene e pushtuar edhe nga te tjeret, madje nga fuqi jo-europiane... sikur per te thene qe mos u ankoni aq shume pse tani u'a kemi marre ne!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ishte vetë Musa bin Nusajr ai që e çliroi Saragozën në vitin 714, dmth 3 vite pasi që Muslimanët kishin depërtuar përmes Gibraltarit (malit të Tarikut). Ai ishte shprehur se nuk kishte shijuar ujë më të ëmbël se uji i Saragozës në mbarë Andaluzinë!


12.jpg

Al Hambra, ngjan si një pyll prej mermeri!
1f642.png
:)

29258033_143960076428188_4142350570516668787_n.jpg

Ky është "kremi" i Alhamrës në Granada. Quhen pallatet e Nasridit. Nasrid Palaces. Kjo është pjesa më e vizituar (me orar të caktuar) pas al-Casabase.

29342213_144981312992731_5026795890894922076_n.jpg

Në kohën kur Abdurrahman en Nasir ndërtoi qytetin fenomenal dhe të mahnitshëm të Zahrasë (Kortoba), njerëzit ishin në një mendje se ndërtim si ai nuk kishte ndodhur kurrë gjatë epokës Islame. Kushdo që e ka parë, është bindur se nuk ka parë më të bukur apo të ngjashëm me të. Madje as që mund ta ketë imagjinuar një bukuri të tillë!

29386508_145362909621238_8008597021520054348_n.jpg

Fjalët Arabe në gjuhën Spanjolle, zënë 1/4 e fjalorit Spanjoll, ndërsa në gjuhën Portugeze, ekzistojnë më shumë se 3000 fjalë me prejardhje nga Arabishtja. Më shumë se kaq, ekzistojnë më shumë se 1000 fjalë me prejardhje nga Arabishtja në shkencat e ndryshme, si ajo e mjeksisë, astronomisë, kimisë, gjeologjisë dhe kirurgjisë të cilat kanë depërtuar në gjuhën Angleze. Kjo tregon pêr ndikimin e madh që kanë patur Muslimanët në fushên e kulturës dhe shkencës!

29352312_147335339423995_347671773007227497_o.jpg

Gjurmë që nuk fshihen! Kulla e artë, Sevilia
1f642.png
:)

29684251_151276442363218_3106006620677823066_n.jpg

Vazhdon...
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kam kaq vite qe dua te shkoj dhe akoma s'jam bere mbare!
Arkitekture magjepesese!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pa fjalë! Thjeshtë mahnitëse!

12.jpg

Mbi tokën e kêsaj lugine, qe kontakti i parë mes Islamit dhe Krishterimit, mes ushtrisë triumfuese të Tarik bin Zijadit dhe ushtrisë së Lodrikut, mbretit të Gothëve!

29872102_155117538645775_2521734781538685248_o.jpg

Gjurmët e arkitekturës Islame në Barcelonë (Spanjë)!

29683130_153835058774023_2071939380015002042_n.jpg

Ka shumë vende që kanë histori, por Granada është vetë historia! Kjo është Xhamia e Granadas!

29793545_156115321879330_6388303362616659803_n.jpg

Juan Alberto Rome, njëri nga përgjegjësit e kështjellës së Sevilias thotë: Kultura e popullit të Sevilias, vazhdon të jetë e lidhur me kulturën Islame deri në ditët tona dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi!

30264740_157053251785537_3898484775649893986_n.jpg

Në hyrje të katedrales së madhe në Sevilia, do të shfaqet para teje kjo portë e veshur në bronz dhe e gdhendur në shkrimin Arab të Kufes (Irak). Kjo portë daton me periudhën e dinastisë së Muwahidinëve dhe quhet: Puerta El Pardon (Porta e faljes).

30261268_158043871686475_8556788275681683958_n.jpg

Një peisazh mbreslënës nga Al Hambra!

30264713_157381048419424_102318975349598873_n.jpg

Ibn Fejadi, në librin e tij të historisê, kur flet për Kortobën thotë: Në anën lindore të Kortobas, ishin 170 gra që e shkruanin (bënin kopje) Kuranin me shkrim Kufi. Pra bëhej fjalë vetëm për anên lindore të Kortobas, e çfarë do thuhej për të gjithë zonên e Kortobas?

29983690_161309544693241_1256131284291978596_o.jpg

Abdurrahman ed Dahil ishte themeluesi i kryeqytetit të Andaluzisë, Kortobas. Ai erdhi nga Shami (Siria) dhe shumë vepra që ndërtoi në Kortoba, ishin tê ngjashme me arkitekturën Emevite në Sham!

30052272_161670277990501_9017721195638454805_o.jpg

Në vitin 960, Abdurrahman En Nasir li Dinil Lah themeloi gjykatën e problemeve të ujit dhe vaditjes në Valencia, me qëllim qê tu jepeshin zgjidhje problemeve që bujqit kishin me vaditjen e tokave. Në vitin 2009, Unesco e radhiti këtë gjykatë nê veprat antike që duhen ruajtur. Ajo ishte në shërbimin e njerëzve çdo ditë të enjte, për tu ardhur në ndihmë dhe për të zgjidhur problematikat e bujqësisë! Edhe sot e kësaj dite, ajo shërben për zgjidhjen e problemeve të ujit.

29983714_162594364564759_999647060439988740_o.jpg

Ambjentet e brendshme të kështjellës El Xhaferije në Saragoza!

30725391_164551581035704_8172081849288621070_n.jpg

Abdurrahman ed Dahil, ishte udhëheqësi i Andaluzisë) dhe në të njëjtën kohë ishte edhe arkitekt. Ai projektoi xhaminë e njohur të Kordobës, duke vendosur shtyllat e saj të shumta në atë formë ku çdo namazli të kishte mundësi të shihte imamin.

[Tarijh el Edeb].

31117667_166361164188079_2164407758516486727_n.jpg

Dashuria, të nderoftë i Madhi Zot, fillon si shaka dhe përfundon me gjëra serioze!
1f642.png
:)

(Ibn Hazm el Andalusi)

30707520_164933100997552_2198216392001961838_n.jpg

Qyteti i Kordobës ishte qyteti i parë në botë i cili e futi sistemin e tërësishëm të ujitjes, me nyje sanitare, banjo publike, shatërvanët çezme me ujë të pijshëm, tualete private dhe publike, madje eshte edhe qyteti i parë me kazanë publikë për mbeturina dhe hedhurina, sikur edhe me shërbimin e parë për hedhjen e mbeturinave dhe hedhurinave.
Krahas faktit se Islami i pari e solli sapunin në Europë, kurse në Kordobë të asaj kohe bëheshin sapunët më të mirë dhe më të erosur në botë (vlen të theksohet: dhe askund në tjetër vend në Europë!), mund të kuptohet krejtësisht entuziazmi dhe tmerri i udhëtarëve të ardhur nga qytetet e tjera të Evropës së atëhershme, pa kanalizim, pa toaletë si publikë ashtu edhe privatë, pa ujësjellës të qytetit, me grumbuj mbeturina të ballafaquar me atë qytet të pastër përplot ujë të kthjellët në çdo hap.

30420666_171495110341351_5359414894058770172_o.jpg

Bukuria e ures me harqe te Kortobas!

31376231_170843717073157_7438096744447219123_n.jpg


Njerëzit vinin nga Europa dhe bota Islame vetëm e vetëm për të parë kështjellën e Zahrasë, në qytetin e Zahrasë!

31682463_172683053555890_4648866493746905088_n.jpg

Toledo u çlirua nga Muslimanët nën komandën e Tarik bin Zijad në vitin 712. Kjo ndodhi pas triumfit që korrën Muslimanët në betejën e Guadalete!

31688454_173131540177708_7930991621296881664_n.jpg

Kjo tablo, tregon se si ka qenë Kortoba në kohët e mëparshme, në periudhën Islame të Andaluzisë!

31589822_173852536772275_555422731177295872_n.jpg

Kështjella e rrumbullakët, të cilën e ndërtoi Abdurrahman ed Dahil në Andaluzi!

31946434_175672013256994_4919129196338348032_n.jpg

Ky mëngjes, vjen me një pamje mahnitëse nga qyteti i Rondas, qytetit të Ebul Bika er Randit (autorit të poezisë elegjike për Andaluzinë) dhe Abas bin Fernasit, njeriut të parë që mori guximin të fluturonte 1000 vjet para vëllezërve Wright!

31960209_175894713234724_4720410401106296832_n.jpg

Hanesh bin Abdilah es San'ani, ingjinieri më i njohur i xhamive, që hyri në Andaluzi. Ai konsiderohet nga Tabiinët me te spikatur qe hyne ne Andaluzi, bashke me komandantin Musa bin Nusejr. Ai vendosi kiblen e xhamise se madhe te Kortobas dhe ishte ai që projektoi dhe ndertoi xhamine e Saragozes, te cilat sot jane kthyer ne katedrale!

32105263_176988126458716_2198782866232442880_o.jpg

Muslimanët, ishin ata që qytetëruan Europën nê të gjitha aspektet. Në pesë shekuj me radhë, në universitetet Europiane, nuk kishte referencë tjetër pos librave Arabë.

Gustave Le Bon

32080638_177083663115829_1174394902272802816_n.jpg

Kështjella Shekubije (Alcázar de Segovia) të cilën e ndërtuan Murabitunët rreth viteve 1122.

32151521_177657883058407_3318607554719776768_n.jpg

Në thellësitë e tokês shfaqen shumë e shumë fakte! Nën rrënojat e Al Zahras (Kortoba), gdhendjet e kaligrafisë Arabe, janë akoma të gjalla!

32253745_178017713022424_4526488431508848640_n.jpg

Kështjella Molina, ndodhet në lindje të Toledos. Distanca mes kështjellës dhe qytetit të Toledos është 210 km. Konsiderohet nga kështjellat më të fortifikuara që kanë ndërtuar Emevitët në Andaluzi!

32215392_178086086348920_6064326520090918912_o.jpg


Vazhdon...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Alcázar de Jerez de la Frontera"

Kalaja Jerez, u ndêrtua afërsisht nê vitin 1211 nga Mbreti Muhamed en Nasir el Muhahidi, mu në mes të qytetit. Më pas ajo pësoi ndryshime të shumta!

1.jpg

Ky dorëshkrim i kësaj kopje të Kuranit fisnik, është gjetur mes mureve të një shtëpie, gjatë rikonstruksionit të saj, në qytetin Cutar të Malagas. Dorëshkrimi i takon periudhës së shekullit XII.

32542323_180732272750968_615226985383198720_n.jpg

Mihrabi i shkollës e quajtur: "Jusufije" në Granada. E para shkollë normale e themeluar në Europê në vitin 750 Hixhri.

32720200_181039646053564_7884311644686254080_n.jpg

Homsi i Andaluzisë, Sevilia e Mu'temid bin Abad!

32934638_181988355958693_236821614778384384_n.jpg

Mund ta Imagjinini këtë bukuri, që edhe pse kanë kaluar 1000 vite, vazhdon ti mahnisë akoma vizitorët e saj. Vallë në çfarë standarti kulture dhe zhvillimi jetonin Andaluzianët?!

32808045_182056015951927_2102409619790888960_n.jpg

Njëra nga portat e mbyllura të xhamisë së Kadiut Ebu Othman, kështu ka qenë që prej rënies së Kortobas. Kjo xhami është ndërtuar në kohën e halifes Emevit Abdurrahman en Nasir, në lagjen e vjetër të Kortobas. Distanca mes kësaj xhamie dhe xhamisë së madhe është 100 metra. Momentalisht ajo qëndron e mbyllur që prej asaj kohe dhe autoritetet Spanjolle duan ti bëjnë rikonstruksion të plotë, që ajo të hapet për vizitorët e Kortobas!

33134431_182642722559923_5561053732793221120_n.jpg

Toledo: Ura e madhe me harqe, e ndërtuar me një hark të madh. Kjo urë u riparua nga Halef bin Muhamed el Amiri komandanti i Toledos me urdhër nga Mensur bin Muhamed bin ebi Amir!

32948289_182956385861890_3033619410725109760_n.jpg

Kohë perëndimi në fshatin Benu Razijn (Albarracin), Terual, Andaluzia!

33146675_183898482434347_7030861596695986176_n.jpg

Hollet mahnitëse të Al Hambras (Granada)!

33030055_183053672518828_9210824736576110592_n.jpg

El Basijt (Albacete) ndodhet në mes të Spanjës, afro 173 km larg Madridit.

33329564_184782829012579_6738219606231482368_o.jpg

Telmisan, Granada e Afrikës!

33312921_185216042302591_8553323109652889600_n.jpg

Sigrid Hunke, orientaliste gjermane, thoshte: "Mesatarisht një bibliotekë private e një arabi në shekullin e dhjetë, kishte më shumë libra sesa të gjitha bibliotekat në Perëndim!"

33207129_185223412301854_6491966110127095808_o.jpg

Muhamed bin Eslem el Gafiki, ishte mjek, kirurg për sytë dhe farmacist shumë i zoti, për të cilin shkenctari Gjerman Meyerhof ka thënë: Gafikiu konsiderohet nga mjekët më të ditur Musliman të mesjetës, sa u takon ilaçeve dhe njohjes së bimëve medicinale.

33750322_187156892108506_7448803489880211456_n.jpg

Qyteti Shedhuneh (Medina Sidonia) i cili u çlirua nga Muslimanët në vitin 711 nën komandën e prijësit legjendar, Tarik Bin Zijad.

33663007_186936145463914_4256633733630656512_n.jpg

Kubeja mahnitëse e Xhamisë së Kortobas!

33532987_186109368879925_7315579797701132288_n.jpg

Qyteti Beni Kasim (Benicassim) ndodhet në veri të Valencias. Mori këtë emër nga ata që e udhëhoqën sepse atë e themeloi Nidham ed Deule Bin Kasim ne vitin 426 Hixhri. Shumë prej shtëpive edhe sot kanë stilin e ndërtimit Andaluzian.

33986828_189357135221815_3858061769289236480_n.jpg

Qyteza Ibn Medine (Malaga) Andaluzia!

34340977_190930065064522_9054658845225254912_n.jpg

Xhejan: Kalaja me arkitekture Arabe, e ndodhur në majë të malit Jabalcuz. U ndertua ne periudhen e Emeviteve dhe u restaurua ne kohen e Murabitinëve!

34813412_192567171567478_7694277672758673408_n.jpg

Kështjella El Xhaferie në Saragoza (Spanjë)!

36137451_208167800007415_4180528115736379392_n.jpg

Kështjella el Mubarek e quajtur tek Beni Abad, me pas keshtjella El MUerak në dinastine e Muwahidineve, ndersa sot njihet si keshtjella e Sevilias. Ne origjine ajo ishte keshtjelle qe e ndertuan Muslimanet ne Sevilia dhe konsiderohet si keshtjella me e vjeter mbreterore ne Europe!

36320156_210832459740949_6735042812196159488_n.jpg

Ne vitin 2018, qyteti i Al Zahras u shpall si pjesë e trashegimise boterore, duke mare keshtu dhe kater çmime nga Unesko. Allahu e meshirofte themelusin e saj, Halifen En Nasir li Dinilah El Emevij!


36442714_213558649468330_7371276426789519360_n.jpg

Për Al Hambran, për oborrin dhe kopshtet tërheqëse të saj, disa të prapambetur të asaj kohe kishin besimin se këtë godinë nuk mund ta bêjë njeriu dhe se ajo është vepër e Zotit. E kështu nga frika nuk e rrënuan!

36627160_216239555866906_488649531756380160_o.jpg

Shatiba, vendlindja e imam Shatibiut, autorit te shume librave voluminoz dhe te dobishem!

36825346_220424235448438_5998720164500078592_n.jpg

Kortoba Emevite!

37161183_226707911486737_2262219988460896256_n.jpg

Kjo është në Palma de Mallorca - kështjellë me xhami brenda, ndërtuar nga muslimanët!

37112117_224513208372874_8508675988308099072_o.jpg

Sevilia, aty ku bukuria nuk njihet me metaforën!

36929304_222955921861936_7911305995177951232_n.jpg

Holli i luanëve Patio de los Leones konsiderohet pjesa më e bukur e Al Hambras. Atë e ndërtoi Sultan Muhamed el Ganij bi Lah i cili udhëhoqi nga viti 1354 deri në vitin 1391. Emri i tij figuron në shumë pjesë të këtij holli.

37381188_229729367851258_386881501448372224_o.jpg

Në momentin kur mbreti katolik Fernando hyri nê Al Hambra, pasiqë Granada ra në duart e tij, ai u mahnit nga bukuria dhe arkitektura e Al Hambras, ndërsa për pallatin mbretëror Pedro në Sevilia, kishte thënë: Ai ngjason me një stallë krahasuar me Al Hambran!

37357313_231539991003529_3518822665018146816_n.jpg

Holli mahnitës i xhamisë së Kortobës!

38411947_247458899411638_6570300111673360384_n.jpg

Bukuri arkitekturore e shfaqur në këtë hamam në qytetin Jajan, Spanjë!

37752305_237136803777181_8829125817544998912_n.jpg

Vazhdon...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ai që fjalët i ka të mira, patjetër duhet nderuar! Kjo frazë është e gdhendur në njërën prej shtyllave të Al Hambras në Granada!

1.jpg

Kuti boje Andaluziane, e gjetur në ambjentet e Al Hambras!

39082991_258030355021159_8171765323247124480_n.jpg

Ky mëngjes vjen me një pamje nga Ronda, vendi ku lindi poeti i shquar Islam Ebul Bekaa Er Randi (Zoti e mëshiroftë).

39200126_258469624977232_8320689410110652416_o.jpg

Në Saragoza êshtë shumë e njohur katedralia Salvador e radhitur si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë botërore. Kjo katedrale është xhamia që ndërtoi Hanesh bin Abdilah es San'ani (Zoti e mëshiroftë).

39135018_259078988249629_753430971314864128_n.jpg

Fshati Beni Razijn "ALBARRACIN" Teroual Andaluzia!

39216058_260677394756455_8828532107035803648_n.jpg

Palma e Abdurrahman ed Dahil dhe lulja e Nasir li dinilah!

39454130_264349011055960_8564384145088708608_n.jpg

Xhamia e Granadas e cila ndodhet në pjesën më të lartê të lagjes Bajazin.

39404735_262174697940058_4680877628033335296_n.jpg

Panoramë mahnitëse nga Al Hambra

39821259_266821954141999_1838635131019984896_n.jpg

Sevilia, madhështia e stilit Islam!

39875554_267531527404375_7485392870325616640_n.jpg

39899960_268796483944546_7453791840991444992_n.jpg

Dekor Maroken, me shije dhe ngjyra Andaluziane!

39921162_268964800594381_3052257829327994880_n.jpg

Në dyert e Al Hambras mbetesh i shtangur!

40253690_272760220214839_145545755782807552_n.jpg

Është për të ardhur keq kur lexon librat enciklopedikë të cilêt kur trajtojnë historikun e fluturimit radhisin dy vëllezërit Wright si të parët shpikës! Ata harrojnë ose bêjnë sikur harrojnë pozitën e shpikësit Musliman Abas bin Fernas, i cili me meritë të plotë e ka shkruar emrin e tij në histori. Abas bin Fernasi 10 shekuj përpara bëri atë që të tjerë e provuan në shekullin 20. Duhet të dimë se shpikjet e tij për atë kohë konsiderohen çudira. Realisht ato janë mahnitese, ndërsa provat e tij të mrekullueshme konsiderohen krenari për Muslimanët dhe gjurmët e tyre. Ai fluturoi në hapsirë siç bëjnë shpendët dhe këtë provë e bëri pasi qê i kishte kaluar 80 vite nga jeta e tij. Zoti e mëshiroftê!

40570014_274198873404307_7742337789865230336_n.jpg

Ronda shkëmbore, qytetit i vendosur mbi shkëmb, ku u rritën dijetarë dhe poetë të shquar Islam!

40301219_272505636906964_1236613336120950784_o.jpg

Trashëgimia e Emevitëve qysh prej kohës së Abdurrahman ed Dahil (Allahu e mëshiroftë).
Kjo është bukuria e xhamisë së Kortobas Emevite!

40351952_273485620142299_5473712119675355136_o.jpg

Kështjella që ndërtoi Abdurrahman ed Dahil 20 km larg Kortobas!

40141563_271483310342530_6935974941514792960_o.jpg

A akoma mendon se gëdhendjet në pallatin e Al Zahras, janë thjeshtë bojra! A akoma mendon se ke të bësh me një pallat normal? Jo, ti je përballë një pallati të pazakontë, që përfaqëson hilafetin Emevit Andaluzian!

40040038_270857090405152_7871221585095426048_o.jpg

Vazhdon...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Koha kur lexonin e studionin ishte ajo, ndaj edhe eshte quajtur the golden age
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në këtë vend kaloi Tarik bin Zijadi dhe çlirimtarët Muslimanë. Gjithashtu po nga ky vend u dëbuan Arabët, berberët dhe Moriskot!

40545187_274747223349472_2794211516964929536_n.jpg

Andaluzia kontriboi jashtëzakonisht në prodhimin e letrës cilësore "Papirus" që në kohët e hershme, shumë shekuj para Europës. Për prodhimin e saj njiheshin kryesisht Jatiba (Shatiba) dhe Valencia në lindje të Andaluzisë!

40660344_276418349849026_4442180598605283328_n.jpg

Kështjella e Ejubit, njëra nga kështjellat më të vjetra Islame në Andaluzi!

41279367_277192283104966_8553455841322205184_o.jpg

ë Spanjë (Andaluzi) rrezatoi shkëndija e parë e qytetërimit dhe më pas u përhap tek të gjithë popujt e krishterë! Në shkollat Arabe të Kortobës dhe Toledos u mblodhën pjesëzat e fundit të njohurive Greke pasiqë ishin gati të fshiheshin nga ekzistenca. Ato u ruajtën me kujdes dhe e gjithë merita kthehet tek Arabët, tek urtësia dhe logjika e tyre si dhe zelli i tyre në shpikjet më bashkohore dhe më të dobishme që arritën.

Orientalisti Spanjoll P. de Gayangos: History of Mohammedan, dynasties in Spain.

41601925_281036292720565_8783540361810149376_n.jpg

Portugali, Andaluzia perëndimore e gadishullit Iberik!

41537206_280441312780063_3844198121663889408_n.jpg

Xhamia Emevite në Kortoba!

41039229_278054123018782_2832147919413444608_o.jpg

Ura me harqe e ndërtuar nga Muslimanët në Badahoz

40883787_277384529752408_6022968269953040384_n.jpg

Me sa fjalë e përshkruani këtë foto?

41832505_282427055914822_357847449512968192_n.jpg

Në një nga lagjet e Barcelonës ndodhet edhe kjo mrekulli!

41874557_283641002460094_5700714502912212992_n.jpg

41955089_283952505762277_5867831474241142784_n.jpg

42132016_283952652428929_8868111884230852608_n.jpg

41990573_283952589095602_6116740402595758080_n.jpg

41954964_283952719095589_6860293254072500224_n.jpg

Historia ka dëshmuar për dijen dhe shkollat e shquara Andaluziane. Kjo panoramë, është njëra prej gjurmëve që s'ka të ngjarë me tê në bukurinë dhe arkitekturën e saj. "Madrasah" Shkolla edhe sot e kësaj dite emërtohet me këtê emër në Spanjë dhe është pikërisht ajo shkollë (arkitekture) që themeloi Sultan Ebul Haxhaxh Jusuf bin Nasër në vitin 1349.

42199609_284386772385517_3049830017459552256_n.jpg

Komentet bëjini vetë!
1f642.png
:)

41924149_284988762325318_8999350914972123136_n.jpg

Numri i mjekëve nê Andelusi në kohën e shtetit Emevit ishte një (mjek) për çdo 534 individ. Ky raport nuk gjendet sot në asnjë prej vendeve të zhvilluara.

42130633_285339228956938_2175234578455724032_n.jpg

Madhështore, si madhështia e Emevitëve, Murabitinëve dhe Muwahidinëve!

42200860_285411832283011_6561994405132107776_o.jpg


Vazhdon...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në fotografi qyteti i Rondas të cilin Spanjollët e quajnë: Shpirti i Andaluzisë ose "Ronda Alma de Andalucia". Një nga qytetet e mrekullueshme të Andaluzisë dhe nga më të bukurit. Në këtë xhevahir magjepsës gjatë mijëvjeçarëve kanë banuar ndër të tjerë: keltët (që e quajtën Arunda), grekët, fenikasit, romakët, vandalët dhe berberët, të cilët mundën visigotët në shekullin e tetë të erës sonë. Muslimanët e morën në vitin 711 dhe jetuan aty deri në vitin 1473.

75323383_549063252584533_1446904023083909120_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Farmacia e parë që u themelua në Britani i takon shekullit tê XVII dhe refernecë kishte librin "El Xhami li Mufraderil Eduijetu uel Agdhijeh" me autor AL BAYTAR Andaluzianin, paçka se kishin kaluar 4 shekuj nga vdekja e tij.


121683366_798866580937531_6502629304215271290_n.jpg


=============================================================================================


Al-Zahrawi paraqiti më shumë se 200 plane për mjetet mjekësore që ai i shpiku dhe i bëri me duart e tij dhe shumë prej tyre janë ende në përdorim sot, si bisturitë dhe qepjet kirurgjikale të bëra nga zorrët e maceve.
Gustave Le Bon "Qytetërimi Arab"

1.jpg

=============================================================================================



Nuk është pikturë e Pikasos apo një pjesë e artit të Leonardo da Vinçit...është thjesht qyteti andaluzian i Jorquera në Albacete në Castilla la Mancha në Andaluzinë qendrore!

121412986_796571627833693_5010663787928078316_n.jpg

=============================================================================================



Në qytezën jugore të Spanjës në Al Kawthar, ka një festë të quajtur "Festa e Mërgimit"
Në 7 dhe 8 Tetor të çdo viti risilllet e kaluara andaluziane dhe rrugicat e qytetit shndërrohen në një treg ku shfaqen të gjitha llojet e produkteve tradicionale që lidhen me epokën Moreske, kultura dhe historia e tyre. Aty vishen dhe rrobat dhe kostumet arabe!


3.jpg
2.jpg
1.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kordova
Është qyteti andaluzian të cilin e ndërtoi Khalifi en Nasir Abdurrahman bin Muhamed në vitin 961.
Kordova ishte qyteti i parë evropian i shtruar dhe i ndriçuar gjatë natës.
Kordova njihej si qyteti i dritës dhe vendsynimi i dijetarëve, letrarëve dhe konsiderohej kurora e qytetërimit me të cilin edhe sot krenohemi ne si umet Mysliman.
Qyteti i Korodvës është shquar madje dhe ka lulëzuar qysh në ditët e saj të parë me bibliotekën e saj madhështore në të cilën gjenden shumë e shumë libra të dijetarëve të mëdhenj dhe shkencëtarëve Musliman.
Me lulëzimin e bibliotekave, lulëzoi e gjithë andaluzia edhe në aspektin ekonomik, social, dhe arkitekturorë, deri aty sa çdo shtëpi e Korodvës kishte këndin e saj të librave dhe çdo djalosh prezantonte të paktën një orë (tubim) mësimi në ditë.
Kordova ishte qyteti që kishte më së shumti libra dhe banorët e këtij qyteti tregonin kujdes shumë të madh në grumbullimin e tyre.
Kjo dije e ngriti këtë qytet duke e bërë qytetin më të rëndësishëm në mbarë evropën dhe në vendet e Marokut të largët Islam.

1.jpg

=============================================================================================


Ibn al-Baytar-iu i Malagës hartoi punimin e tij farmaceutik të titulluar "Fjalori i Preparateve mjekësore dhe të ushqimeve", një enciklopedi e madhe farmakologjike që pasqyron aftësitë e tij botanike; në këtë punim ai studioi 3,000 bimë të ndryshme dhe vetitë e tyre mjekësore.
Një nga librat më të mira të ilaçeve bimore u formulua nga Al-Ghafiqi, i cili vdiq në vitin 1165. Ky u quajt Libri i Barnave të Thjeshta. Ishte jashtëzakonisht i saktë dhe u ribotua nga Max Meyerhof në Egjipt në 1932.


121308986_795013744656148_6651042364230161567_n.jpg

=============================================================================================

Por për andaluzianët, qyteti i qyteteve ishte dhe mbetej Kordova. E shtrirë përgjatë brigjeve gjelbëroshe të Guadalakivirit, me 28 lagjet e saj të jashtme, Kordova, që në kohën e Abdurrahmanit të Madh në mesin e shekulit të X ishte qyteti më i mad hi Oksidentit sa i përket sipërfaqes së ndërtuar. Përveç banesave të vezirëve dhe zyrtarëve Kordova në atë kohë kishte 113.000 shtëpi banimi, 600 xhami, 300 hamame, 50 spitale, 80 shkolla publike, 17 Medrese, plus 20 biblioteka publike me qindra mijëra libra. Kjo, në kohën kur asnjë qytet i krishterë, përveç Kostandinopojës, nuk kishte më shumë se 30.000 banorë, nuk kishte asnjë spital, universitet apo bibliotekë të denjë për këtë emër e madhje as banjo publike.
Në një kohë kur rrugët e qyteteve të krishtera, jo vetëm që nuk ishin të shtruara por ishin të mbuluara me plehra e mbeturina që i bënin shumë të rrezikshme. Dhe ndërkohë që më 28 mars 1819, në Kolnische Zeitung ende mund të shkruhej kundër ndriçimit të rrugëve me gaz, që gjykohej si vepër e dënueshme për arsye teologjike – “Njeriu nuk duhet të prishë rendin hyjnor, pra errësirën” – që në vitin 950 rrugët e Kordovës, anës të cilave gjendeshin 80.000 dyqane, jo vetëm që ishin të shtruara me kalldrëm dhe të pastruara rregullisht ngas mbeturinat me qerre buajsh, por madje ndriçoheshin natën me llamba të varura nëpër muret e shtëpive.
Vetëm 200 vjet më vonë, në vitin 1185, Paris ii pari do të ndiqte shembullin e arabëve duke shtruar rrugët. Shembull ky, që në Evropë u ndoq vetëm në mesin e shekullit XIII, kur më në fund megjithëse në mënyrë kalimtare, u vendos që mbeturinat të hidheshin nëpër hendeqe të hapur për këtë qëllim.
Sigrid Hunke“Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 363-364

121234456_794177841406405_318292092495637173_n.jpg


Vazhdon...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumë udhëtarë dhe artistë evropianë vizituan Spanjën, duke promovuar një kënaqësi të artit dhe peizazheve të saj. Një nga piktorët që kaloi nëpër Kordoba ishte belgu François Antoine Bossuet, i cili trashëgoi këtë pamje të mrekullueshme të Kordobës, e cila daton në vitet 1840-1845.
Duke mishëruar një peizazh tradicional, vepra tregon atë që më parë ishte fasada kryesore e qytetit, përmes së cilës artisti mbante shënime, të cilat më vonë i përfundoi në studion e tij duke shtuar elemente "ekzotikë" si rezultat i imagjinatës së tij romantike.

122525938_804299367060919_3289296212307086320_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Shkembi i Gjibraltarit apo ne origjinal Xhibalut-tarik (Kodra e Tarikut, ne baze te komandantit ushtarak musliman qe hyri nepermjet kesaj ngushtice, per ta pushtuar Spanjen, Tarik ibn Zijad).

122408439_804436937047162_9115761567051338053_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në Spanjë, e kaluara na jep një shembull të qartë të brishtësisë së kufijve midis Lindjes dhe Perëndimit, kur bëhet fjalë për zhvillimin e kulturës botërore.

Orientalisti i njohur sovjetik A.I. Kratchkovsky

"Qytetërimi fenikas në Spanjë" Dr. Yuli Berkovich Tserkin


122822163_806476980176491_3709796762600988907_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ishte koha kur bota mahnitej me artin e Myslimanëve

Sistemi i dublikatës së harqeve në xhaminë e Kordovës dhe mbivendosjes në dy shtresa u bë me qëllim që të ngrihej tavani i xhamisë tre herë më lart, për qarkullimin e ajrit dhe depërtimin e dritës brenda sheshit të gjerë ku falet namazi!

123792553_816814282476094_4564526787060230938_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kur shoh këtë art, bindem më shumë se ato duar muslimane arabe që sollën për ne këtë panoramë të mrekullueshme të quajtur Andalus, nuk ishin të kënaqur përveçse me arritjet më të larta të mundëshme!

124691837_819838225507033_5982503536836285206_n.jpg
=============================================================================================


Arabët ishin të parët që zbuluan anestezinë në kirurgji. Ishte një sfungjer i lagur në një tretësirë të bimëve të përbëra dhe vendosej në gojën e pacientit para operacionit dhe ai i nënshtrohej një gjumi të thellë.
Për t'u rikuperuar nga anestezia, ata përdorin një sfungjer "stimulues" për të hequr efektin e anestetikut dhe për të zgjuar pacientin.

Qytetërimi Arab - Gustave Le Bon

124478759_819620092195513_8622721952458958675_n.jpg
=============================================================================================


Pamje të dorëshkrimeve arabe të gjetura në Spanjë, që kanë më shumë se 500 vjet!
Bodrumet dhe muret e shtëpive arabe në qytetin e Kordovës dhe qyteteve të tjera të Andaluzisë akoma ruajnē brenda tyre Kuranë dhe dorëshkrime Arabo-Islamike, të cilat të zotët e tyre i kishin fshehur nga sytë e Inkuizicionit pas rënies së Andaluzisë!

123913853_817324485758407_3649092872321074647_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Informacione Andaluziane

Qyteti i BENALMADENA në arabisht "Bani Medina" i cili ndodhet gjysmë ore nga Malaga, në të cilin lindi dijetari musliman Ibn al-Bitar, ishte një bastion i rebelit Ibn Hafsun kundër shtetit Umajad. Ishte i famshëm për rritjen e manave, për prodhimin e mëndafshit dhe për kultivimin e kallamit të sheqerit, të cilat u sollën fillimisht nga lindja përmes arabëve.

tumblr_bba3c31cf6c6ba6b80e51d763bbbf797_cca12e19_1280.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Informacione Andaluziane

Banorët e provincës andaluziane të Malagas e kujtuan botanistin musliman "Ibn Al-Bitar" duke ngritur në nder të tij një monument në qytetin e Benealmdena.
Ai lindi atje në vitin 1179 dhe ishte student që doli nga duart e shkencëtarit "Nabati" në Sevilje duke u bërë kështu botaniku dhe farmacisti më i famshëm në formulimin e ilaçeve dhe një njohës i mirë në përzierjet kimike.

FB_IMG_1605211525289.jpg
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Na i prishi planet korona virusi kam pas më shku ne prill ne dy tre qytete per me i vizitu.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Amin inshAllah, un kam anerr palestinen xhamin al aksa
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ndër katër portat e jashtme të zonave të fortifikuara brenda Al hambrës, më e madhja dhe më madhështorja është Bab al-Adl, e ndërtuar në vitin 1348.

125469942_822814895209366_1962909215330710761_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
125487290_824883665002489_7206104525370306524_o.jpg


Shteti Islam u krijua në Andaluzi dhe mbeti i palëkundur, duke u luhatur nga një fazë në tjetrën dhe nga një situatë në tjetrën, midis fuqisë dhe dobësisë, unitetit dhe përçarjes, krenarisë dhe poshtërimit, derisa rreziqet u shumëzuan dhe u rrethuan nga armiq dhe tradhtarë nga të gjitha anët. Andaluzia ra pas një jete të gjatë dhe një rregulli unik, dhe kështu është konsideruar si udhëheqja me jetën më të gjatë në Islam!

Pallati Alhambra
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në një nga periudhat e dobëta të emiratit Umajad në Andaluzi, Barcelona u rrëmbeu prej myslimanëve në vitin 801, domethënë 90 vjet pas zgjerimit Islamik në Andaluzi, dhe nuk ishte më nën flamurin e Kalifatit Umajad për një periudhë të shkurtër, derisa u rimor përsëri në njërën prej fushatave të kryera nga el Haxhib al-Mansur Muhamed Ibn Abi Amer (Zoti e mëshiroftë).

Vjeshtë në Barcelonë


125558427_825302344960621_1418434333731757060_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Banjo arabe e ndodhur poshtë lagjes Bayazin në Granada ...Vrimat e ventilimit dhe ndriçimit janë dizajnuar në një mënyrë gjeniale ku mundëson depërtimin e rrezeve të diellit në banjë për sa më shumë kohë të jetë e mundur dhe e gjithë kjo e llogaritur në një mënyrë matematikore.

135121867_854823135341875_4593565173714095290_n.jpg
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Banjo arabe e ndodhur poshtë lagjes Bayazin në Granada ...Vrimat e ventilimit dhe ndriçimit janë dizajnuar në një mënyrë gjeniale ku mundëson depërtimin e rrezeve të diellit në banjë për sa më shumë kohë të jetë e mundur dhe e gjithë kjo e llogaritur në një mënyrë matematikore.

Shiko fotografinë 1770293
Kto banjot publike apo (hamamet)kurr nuk me kan len ndonje pershtypje te veqant..arti ne xhami me fasciinon shum.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Por për andaluzianët, qyteti i qyteteve ishte dhe mbetej Kordova. E shtrirë përgjatë brigjeve gjelbëroshe të Guadalakivirit, me 28 lagjet e saj të jashtme, Kordova, që në kohën e Abdurrahmanit të Madh në mesin e shekulit të X ishte qyteti më i mad hi Oksidentit sa i përket sipërfaqes së ndërtuar. Përveç banesave të vezirëve dhe zyrtarëve Kordova në atë kohë kishte 113.000 shtëpi banimi, 600 xhami, 300 hamame, 50 spitale, 80 shkolla publike, 17 Medrese, plus 20 biblioteka publike me qindra mijëra libra. Kjo, në kohën kur asnjë qytet i krishterë, përveç Kostandinopojës, nuk kishte më shumë se 30.000 banorë, nuk kishte asnjë spital, universitet apo bibliotekë të denjë për këtë emër e madhje as banjo publike.
Në një kohë kur rrugët e qyteteve të krishtera, jo vetëm që nuk ishin të shtruara por ishin të mbuluara me plehra e mbeturina që i bënin shumë të rrezikshme. Dhe ndërkohë që më 28 mars 1819, në Kolnische Zeitung ende mund të shkruhej kundër ndriçimit të rrugëve me gaz, që gjykohej si vepër e dënueshme për arsye teologjike – “Njeriu nuk duhet të prishë rendin hyjnor, pra errësirën” – që në vitin 950 rrugët e Kordovës, anës të cilave gjendeshin 80.000 dyqane, jo vetëm që ishin të shtruara me kalldrëm dhe të pastruara rregullisht ngas mbeturinat me qerre buajsh, por madje ndriçoheshin natën me llamba të varura nëpër muret e shtëpive.
Vetëm 200 vjet më vonë, në vitin 1185, Paris ii pari do të ndiqte shembullin e arabëve duke shtruar rrugët. Shembull ky, që në Evropë u ndoq vetëm në mesin e shekullit XIII, kur më në fund megjithëse në mënyrë kalimtare, u vendos që mbeturinat të hidheshin nëpër hendeqe të hapur për këtë qëllim.
Sigrid Hunke“Dielli i Allahut shkëlqen mbi
perëndimin” fq 363-364

136668167_859614858196036_4527254207040786966_o.jpg
 

Lauri

Anunnak
Ju dhatë ndriçim përendimit dhe ngelët në errësirë për vete lol
Nuk ka sens kjo teori lol
 
Top