Andaluzia e periudhës Islame

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mbreti më i madh i principatave, mbreti i Sevilias "El Mu'temid bin Abad" u kërkoi ndihmë Murabitinëve në Marok (kundër ushtrive të Alfonsos). Princat e tjerë të zonave tê tjera të Andaluzisë e qortuan dhe e këshilluan duke i thënë se Murabitunët do ja uzurponin mbretërinë. Atë kohë tha fjalën e tij të njohur:
Të ruaj devetë tek ibn Tashfijni (Prijësi i Murabitunëve) është më e dashur për mua se të ruaj derrat tek Alfonso!
Prandaj historia mbajti mend emrin e Mu'temidit dhe i harroi emrat e sunduesve tê tjerë tê principatave.

142343354_870024260488429_2763707864770016437_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ndërsa Spanja muslimane ishte larg një shoqërie të çliruar, ajo u dha grave më shumë mundësira se kudo tjetër në Evropë.
Sfera e brendshme ishte, si zakonisht, banesa e tyre tipike. Nga ana tjetër, shkollimi për gratë nuk ishte i panjohur; madje ato jepnin leksione në jurisprudencë e teologji. Andaluzia lavdërohej për shumë shkolla me miksim gjinishë, ku gratë mund të merrnin pjesë në mësime me burrat e tyre ose bijat me baballarët e tyre. Po ashtu, ato merrnin diploma siç merrnin burrat, duke u dhënë të drejtë të jepnin mësim ose të hapnin shkollat të tyre. Një princ u impresionua aq shumë nga niveli intelektual i një skllaveje afrikane sa që u martua me të.
Shumë gra punonin si kopje-shkruese, duke shkruar kopjet e tyre të Kur’anit të shkruara me dorë për t’ua shitur publikut libra-blerës. Në një moment të caktuar, Kordoba kishte dyqind kopje-shkruese femra, shumë prej të cilave sigurisht që mbanin familjet e tyre me këto të ardhura. Vetë ideja që gratë e zakonshme të ishin në gjendje të lexonin, do t'i trulloste të krishterët në veri.
Mark Graham "Si e ndërtoi islami botën moderne"

142973236_143012430970017_5842693480991184331_n.jpg
 

Lauri

Anunnak
Do i lësh këto budalliqe ti apo si lol ?
Të gjithë dijetarët, filozofët, njerzit e dijes dhe të shkencës në Spanjën e perandorisë arabe, përfunduan keq me "kryqëzatën" ekstremiste islame.
Arsyeja pse përkthyen literaturë groko_ bizantine, filozofitë aristoteliane. Duke kërkuar t'a përfshinin këtë filozofi mbrenda në teologjinë islame. E cila, jo vetëm që nuk përputhej, por e konsideruar blasfeme, eretike.
Ekstremistët islamik i përzunë nga detyrat që kishin.
Shëmbulli më ekstrem është Avorroe', një fenomenal në literaturën e kohës. I respektuar në të gjithë Europën, ndodhet portreti i tij edhe nëpër kisha, edhe në Vatikan. I përbuzur nga kleri, detyrua të shkonte në Marok nga ku kishte origjinën e baballarëve të tij, berbero.
IMG_20210126_171542.jpg
Janë me dhjetra filozof arab, që arab nuk ishin, por me origjinë persiane e bizantine e berbero, të përfunduar si eretik. Të shkarkuar nga puna, të helmuar, o të vrarë.

Islami si religjion nuk shpiku asgjë dhe as nuk solli asnjë përparim.
Po të ishte Ashtu, Europa do thërriste kalifin arab urgjentisht t'u jepte tru europianëve.😄

Por ndodhi e kundërta, i hollën në detë nga kishin ardhur.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Palermo ishte kryeqyteti i Siçilisë.

Ndryshe nga spanjollët, pas rënies së sundimit islamik në Andaluzi, normanët e trajtuan trashëgiminë islamike në Siçili dhe Italinë e Jugut me respekt dhe u përpoqën të përfitonin nga ajo që la civilizimi islam.

142505751_870497600441095_7894241688527878565_n.jpg
 

Lauri

Anunnak
Po të kishin arabët këto dije arkitekture do i bënin në Arabi.
Kur dolen nga shkretëtira, kishte më shumë morra e pleshta beduini se Kameli ku kishte hypur.
I përket kohës se perandorisë arabe. Por teknologjia e gjitha persiane lol.

Në fillim të 1900 kur u bë mbretëria e parë arabe,fale 007 anglez, mbreti i ardhshëm i Arabisë, e kishte shtëpinë me tulla të pjekura në diell 🧐

Historia e pushtimit të Siçilisë, që ishte gjithmonë territor bizantin, kryesonin plaçkitjet dhe shkatrrimet.
Edhe në Romë shkuan myslimanët 3 herë, deri në derën e Vatikanit. Plaçkitën kishat, deri edhe tek bustet e mermerit, si në Rome e Sicili. Dhe janë shitur në tregun indian për të nxjerr të holla.
Islami i paqes :p

Opss, se harrova. Kjo katedrale në Palermo, është ndërtuar nga normanët, jo nga arabët.
Normanët bashkë më republikën marine të Pisa i hodhën në detë arabët, po ashtu si nga Spanja.

Me pasurinë që gjetën në antijet arabë që ishin gati të braktisnin siçilinë, ndërtuan Piazza dei miracoli në pisa :)
download (3).jpeg
Kjo nuk është ndërtuar nga arabët 🧐
Por nga pasuria e vjedhur në Siçili nga islamistët arab
 
Redaktimi i fundit:

Endrra

VIP
Respektin e tregojne dhe mes vendeve islame tani lol
Behet kerdija mes tyre Lauri.. dhe ku arratisen sirianet etj etj ne Arabi ?
 

Lauri

Anunnak
Është Dubai një nga vendet më të bukur në botë. Po marr vetën këtë shëmbull, pasi ka vende islame mjaft të zhvilluara dhe të pasura. Po myslimanët rrezikojnë jetën të emigrojnë jashtë këtyre vendeve.
Një motiv e kanë, dhe s'ka tjetër pos ligjeve të egra kuranore që nuk i le të jetojnë si duhet.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ibn Batuta, shtegtari më i njohur Musliman

Muhamed bin Abdilah bin Muhamed bin Ibrahim et Tanxhi, i njohur ndryshe si Ibn Batuta. Ai u rrit në Tanxha (Tangier) dhe aty jetoi deri në vitin 1325. Gjatë jetës së tij ai kreu tre shtegtime shumë të largëta dhe përfshirëse, duke përshkuar shumciën e vendeve që njiheshin dhe përmendeshin në atë kohë.
Udhëtimi i tij i parë zgjati 24 vite, dmth nga viti 1325 deri në vitin 1349. Në këtë udhëtim ai vizitoi Marakesh, Algjerinë, Tunizinë, Tripolin perëndimor, Egjiptin, Detin e kuq, Palestinën, Libanin, Sirinë dhe Hixhazin (Meke Medine). Nga Meka ai u drejtua për në Irak, pastaj në tokat e huaja, në krahinat e Andollit dhe përsëri u kthyer në Mekë. Pastaj vizitoi Afrikën lindore dhe jugun e gadishullit Arabik dhe përsëri u kthye në Mekë. Prej aty u drejtua për në tokat e Indisë dhe Kinës. Ai u kthye përsëri në vendlindjen e tij duke shkelur shumë prej vendeve Arabe.
Shtegtimi i tij i dytë kishte për synim Andaluzinë, kështu ai kaloi nga Tanxha (Tangier) në Gibraltar dhe Granada.
Shtegtimi i tij i tretë kishe si synim Sudanin deri në Afrikën qëndrore dhe kjo ndodhi nga viti 1352-1354.
Ibn Batuta, konsiderohet si shtegtari më i njohur Musliman ndërsa libri i tij “Tuhfetu en Nedhar fi Garaibi el Emsar” gjeti një interesim të madh tek orientalistët të cilët e vlerësuan punën e tij me superlativa.
Përktheu: Fatjon Isufi


3.jpg2.jpg1.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Katedralja Salvador (Catedral del Salvador) është katedrale Romake, Katolike, e ndodhur në qytetin e Saragozës (Spanjë). Konsiderohet si një nga veprat e trashëgimisë botërore.

Më parë ajo ishte xhami të cilën e ndërtoi Hanesh bin Abdilah es San'ani dhe konsiderohet nga xhamitë më të vjetra të Andaluzisë.

142637256_870283860462469_3002394141688207050_n.jpg
 

Lauri

Anunnak
Kontrolloj pak emrat e dietarve se po të del ndonjë eretik i islamit 🧐🤣
Vazhdon edhe sot mos pajtimi islam me këta për përsonazhe..😄
Ti mburresh e na i sjell për publicitet lol
Ik o loverboy e blej nja dy kokrra dhi e dil në mal më mirë 😀

Video e mundësuar nga miku im hoxha Drilon Gashi 💥 pastaj thoni Lauri kshu e ashtu 🤷

Dijetarët myslimanë që vriten nga islami

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Myslimanët ndërtuan në Siçili një civilizim antik që zgjati për një kohë të gjatë, para se të binte në duart e Normanëve, për t'u kthyer në civilizimin më të madh që Perëndimi kishte njohur në ato kohë.

138917223_863826607774861_3584916827677393169_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Andaluzia nuk ka gëzuar sundim të mëshirshëm dhe të drejtë gjatë gjithë historisë së saj, siç ka gëzuar në ditët e sunduesve arabë.

Orientalisti dhe arkeologu britanik Stanley Lynn Paul 1931/1874.

138917223_863826607774861_3584916827677393169_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Moriskot e Spanjës: tragjedia e dëbimit të muslimanëve para 400 vjetësh, ende aktuale

Dëbimi i muslimanëve spanjollë, të njohur si moriskot, në shekullin e 17-të duket se është një tragjedi, jehona e së cilës mbetet aktuale edhe në ditët e sotme. Në librin e tij, “Gjak dhe Besim”, Matthew Carr, shpjegon sesi fatkeqësia e moriskove, që u dëbuan nga vendlindja e tyre si alienë të urryer, përmban mësime urgjente edhe për epokën tonë.

Autori shpjegon se takimi i tij i parë me historinë e përgjakur të dëbimit, ndodhi në Barcelonë në vitin 1992, kur shënohej 500-vjetori eufemik i së ashtuquajturit “takim” i Spanjës me botën e re. Në fakt, është tepër e njohur historia e dëbimit të hebrenjve nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabellë në vitin 1492, por nuk dihet shumë për tragjedinë e moriskove – të njohur si “maurët e vegjël” – që ndodhi më shumë se një shekull më pas.

Edhe përpara dëbimit, pohon autori, është prekës fati tragjik i atyre që u detyruan të konvertoheshin në të krishterë. Ata u margjinalizuan dhe u persekutuan për më shumë se një shekull përpara se shteti spanjoll të vendoste se ata ishin të paaftë të bëheshin kristianë “të mirë dhe besnikë” – e megjithatë ata e konsideronin ende veten spaniardë edhe kur u hodhën në plazhet e Afrikës së Veriut.

Autori thotë se gjithë ky episod nuk shkonte fare me tonalitetin triumfator të festimeve për 500-vjetorin e “takimit” me botën e re. Në atë kohë, thotë ai, nuk e kishte idenë se do të vinte moment për të shkruar për muriskot, por me kalimin e viteve, duke parë gërryerjen e marrëdhënieve midis Europës dhe minoriteteve të saj muslimane, dhe rishpikjen e Islamit si një armik i ri ekzistencial nga imagjinata e konservatorëve dhe e djathta ekstreme, episodi i muriskove erdhi si një urgjencë për t’u zbardhur nga errësira e historisë. Kjo tendencë sipas autorit, u teprua pas sulmeve të 11 shtatorit dhe luftës kundër terrorit të viteve 2000.

“U trondita nga referencat e shpeshta për ‘humbjen’ e mbretërisë së vjetër maure të al-Andalus dhe pasardhëseve të saj në propagandën e al-Kaedës dhe shpesh vrisja mendjen përse këto referenca përfshinin shumë rrallë muriskot. Për të gjitha këto arsye, mendoja se mund t’ia vlente një rishikim i episodit, dhe në vitin 2007 nisa kërkimet për librin që më pas e botova nën titullin ‘Gjak dhe Besim’”, thotë Matthew Carr.

Ai thotë se u bazua më shumë në burime dytësore, duke kërkuar në punën e shkëlqyer të brezave të tërë akademikësh spanjollë dhe ndërkombëtarë për muriskot. Në këto lexime, u ndesh me dokumente kryesorë që përshkruanin dëbimin dhe shpesh edhe me tekste genocidalë të autorëve kundër muriskove, që ishin edhe murgj.

Në Spanjë, janë ruajtur edhe vendet që përshkruhen në dokumente dhe mjafton të vizitosh kështjellën impresive të Simancas ku mbahen arkivat e shtetit spanjoll, për t’u njohur me një letër për Filipin e Dytë të shkruar nga zyrtarët e zonave me përbërje murisko nga Granada në Kastijë në dimrin e vitit 1570. Pjesa më e madhe e mesazheve të tilla përshkruajnë kushtet tronditëse të të sëmurëve dhe njerëzve që vdisnin nga uria, grave dhe fëmijëve që vdisnin përpara syve të të afërmëve në atë dimër të ashpër, në pamundësi për t’u veshur e ushqyer. Sjellja zyrtare ndaj këtyre njerëzve të dëbuar nuk ishte festive. Përkundrazi, autorët e këtyre letrave ishin shpesh të tronditur, duke mos u besuar syve për atë që shihnin se po ndodhte.

“Të lexoja ato letra të zverdhura e të brishta, ndjeva se po mbaja në gishta historinë. U trondita nga humanizmi i ndjerë i atyre zyrtarëve, që binin në konstrast aq të thellë me ngjarjet e dhunshme që ndoqën urdhërin e dëbimit nga Filipi i Tretë në Valencia në vitin 1609. Atë vit, me mijëra murisko të Valencias zhvilluan një luftë të pezmatuar për t’i rezistuar dëbimit në fshatin Cortes de Pallás. Ende sot mund të vizitosh rrënojat e fshatrave Murisko dhe digën e madhe të njohur si Muella nga ku gratë murisko u hodhën së bashku me fëmijët për të gjetur vdekjen në vend që të dëboheshin nga vendi që ato e konsideronin atdhe.

Betejat e Cortes de Pallás u festuan me piktura triumfale të porositura nga Filipi i Tretë: sot këto piktura ruhen në një bankë në Valencia dhe nuk janë të hapura për publikun.

Pikturat synonin të vishnin me lavdi atë që shumë njerëz të shquar, edhe të asaj kohe, e shihnin si krim. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve që rrëfejnë dëbimin, ato tregojnë historinë nga pikëpamja e fitimtarëve. “Unë dëshiroja të tregoja një tjetër histori: atë sesi ai që ishte në atë kohë shteti më i fuqishëm në Europë, u përfshi nga frika dhe fanatizmi për të shkatërruar një minoritet pa mbrojtje, duke vepruar madje, edhe kundër interesit të vet material”, shkruan autori.

Prirje të tilla janë të pranishme në çdo shoqëri dhe në çdo kohë. “Unë shpresoja si atëherë ashtu si shpresoj edhe tani që “Gjak dhe Besim” të mund t’i bëjë lexuesit më të vëmendshëm ndaj mundësive që sjellin shkatërrim në kohën tonë”, përfundon ai.

129640026_835856657238523_5254074434517274172_n.jpg
 

Endrra

VIP
Si perfundim @Lauri arabet kur bene qyteterimin per europen....si ka mundesi qe vete pak me shume se 30 vjetesh jetonin ne cadra dhe freskoheshin me urinen e devese..dhe e pijne se skishin uje ne mes te shjretetires?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pamje të dorëshkrimeve arabe të gjetura në Spanjë, që kanë më shumë se 500 vjet!
Bodrumet dhe muret e shtëpive arabe në qytetin e Kordovës dhe qyteteve të tjera të Andaluzisë akoma ruajnē brenda tyre Kuranë dhe dorëshkrime Arabo-Islamike, të cilat të zotët e tyre i kishin fshehur nga sytë e Inkuizicionit pas rënies së Andaluzisë!

123913853_817324485758407_3649092872321074647_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Në vitin 711, ndërsa flamuri i Profetit po udhëtonte drejt lindjes, deri përtej Indit, në Spanjë perandoria vizigote ra, si frut i tejpjekur dhe i krimbur, në duart e luftëtarëve arabë, pavarësisht numrit të tyre qartësisht shumë më të vogël. Armiqësia ndaj pushtuesit Roderik, urrejtja ndaj klerit fanatik, indinjata e shkaktuar nga skllavërimi i trashëguar nga romakët dhe i ruajtur që atëherë ia hapën të gjitha portat muslimanëve. Atëherë, thuajse pa derdhur asnjë pikë gjaku, ata pushtuan Narbonën me 720, Karkasonën dhe Nimën më 725, më pas u ngjitën përgjatë Ronës dhe arritën në perëndim, drejt Bordosë.

Sigrid Hunke "Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin" fq 227

120580691_789213908569465_684112916753081369_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pallati Al-Hambra konsiderohet si nënshkrimi i një artisti të aftë, në faqen e fundit të historisë Andaluziane!

Husejn Mu'nis


118802710_766938727463650_6541178013931468087_o.jpg


 

Lauri

Anunnak
Si perfundim @Lauri arabet kur bene qyteterimin per europen....si ka mundesi qe vete pak me shume se 30 vjetesh jetonin ne cadra dhe freskoheshin me urinen e devese..dhe e pijne se skishin uje ne mes te shjretetires?
Biles, për të mbijetuar rrugës i hapnin barkun devesë për t'i nxjerrë ujinë rezervë që kishte. Ku bëhej fjalë për t'u larë e Pastruar beduinët.
Imagjino sa të pastër hynin në qytetet persiane e bizantine. Lulet e qytetërimeve në të gjitha degët për epokën.
Po nejse.

Në kohen 1000 _ 1300, koha e ashtuquajtur lulëzimi islam, që sipas temës bënë ndërtime kush e di çfarë 😄
Si nuk i bëjnë një krahasim me ndërtimet po të njëjtës kohe, jasht Spanjës islame :p

Katedrale që arrinin në qiell në mbarë qytetit e të gjithë Europës.
Ajo, për eçelencë, Notre- Dame në Francë, Këln, Milano, e dhjetra e dhjetra të tjera.
Janë po e njëjta kohë ëë :)

Uffaaa, sa keq që humb kohë me temat e loverboy 🤷🙈

6c8a13310c1c3f199b59c0945b7b8279.jpg
Beauvais_PM_092547_F.jpg
ae0f6bc65a3e7f1f95a1eae9ccde58da.jpg
DSC_2377-r.jpg
b626e522-c3a0-4d39-bf20-f4bc62235ca6.jpeg
 

Endrra

VIP
Biles, për të mbijetuar rrugës i hapnin barkun devesë për t'i nxjerrë ujinë rezervë që kishte. Ku bëhej fjalë për t'u larë e Pastruar beduinët.
Imagjino sa të pastër hynin në qytetet persiane e bizantine. Lulet e qytetërimeve në të gjitha degët për epokën.
Po nejse.

Në kohen 1000 _ 1300, koha e ashtuquajtur lulëzimi islam, që sipas temës bënë ndërtime kishe di çfarë 😄
Si nuk i bëjnë një krahasim me ndërtimet po të njëjtës kohe, jasht Spanjës islame :p

Katedrale që arrinin në qiell në mbarë qytetit e të gjithë Europës.
Ajo, për eçelencë, Notre- Dame në Francë, Këln, Milano, e dhjetra e dhjetra të tjera.
Janë po e njëjta kohë ëë :)

Uffaaa, sa keq që humb kohë me temat e loverboy 🤷🙈

Shiko fotografinë 1773256
Shiko fotografinë 1773257
Shiko fotografinë 1773258
Shiko fotografinë 1773259
Shiko fotografinë 1773260
Dmth nese je injorant .. keto qe merren per te qen ketu mbi fake fakte quhet manipulim historije ahahah .
Nejse .. mire qe internetin se kane te ndaluar si ne ca vende islame . Qe te mesojne te lexojne te pakten edhe pse mbrapsht lol
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Setenil de las Bodegas

Është një qytet i vogël në provincën e Cadizit, i vendosur në rajonin e Andaluzisë, Spanja e Jugut. Ky qytet dallohet nga pjesa tjetër e qyteteve të Andaluzisë me shtëpitë e tij të ndërtuara nën shkëmbinj gjigantë për tu përzier kështu dhe me bukuritë natyrore. Ky qytet u ndërtua nga Almohads-ët atëherë kur Andaluzia ishte nën sundimin musliman.

142633136_693987951267597_8102556414350666424_n.jpg

 

Lauri

Anunnak
E more vesh @Endrra ☝️☝️☝️
Çfarë ndertimesh bënte islami kur ndërtoheshin katedralet nëpër Europë 😄
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vetëm në Kortoba, kishte rreth 800 shkolla! Nxënësit vinin nga viset më të largëta që të mësonin në ato shkolla. Të varfërit nga mesi i tyre kishin vend fjetje pa pagesë po ashtu edhe ushqeheshin nga të ardhurat e arkës së shtetit. Ata u siguronin nevojat në ushqim, pije dhe rroba. Përveç kësaj u jepnin dhe një shumë të hollash!

"Civilizimi i Muslimanëve në Spanjë" Joseph Makijb

granada-alhambra-1-600x600.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kisha më ikonike e Francës, Katedralja Notre Dame, që u dëmtua pothuajse plotësisht si rezultat i asaj që duket të ishte një zjarr aksidental.
Dy informacione interesante lidhur me këtë katedrale:

Së pari, stili gotik në të cilin u ndërtua katedralja ka elementë të fortë të arkitekturës Mudejar të Spanjës Andalzuiane. Historiani britanik i shekullit të 18-të, Thomas Warton, e quajti këtë stil 'Saracen' ose Mysliman, kur shkroi në 'Ese mbi Arkitekturën Gothic' ai u shpreh duke thënë: "Shenjat të cilat përbëjnë karakterin e arkitekturës gotike ose Saracene (myslimane), janë: kopsat e saj të shumta dhe të spikatura, pishtarët dhe pendat e saj të larta, dritaret e saj të mëdha dhe të çara, kanotat e saj zbukuruese, çatitë e copëzuara dhe shtrirja e zbukurimeve pa dallim në të gjithë ndërtesën: por karakteristikat e saj të veçanta dalluese janë, shtyllat e vogla të ngjeshura dhe harqet e theksuara, të formuara nga segmentet e dy qarqeve ndërhyrëse."
Kjo nuk do të thotë se arkitektura gotike erdhi drejtpërdrejt nga tokat e Andaluzisë Islamike, përkundrazi motivet Andaluziane luajtën një rol kryesor në zhvillimin e arkitekturës gotike, nga e cila Katedralja është një shembull konkret.

Së dyti, thirrja Papale për Kryqëzatën e Tretë, kundër Salah Din el Ejūbīt, u lëshua brenda mureve të kësaj Katedrale , në vitin 1187, nën Papën Gregori VIII

98116736_684310329059824_821331556701306880_o.jpg
 

Lauri

Anunnak
Myslimanët ndërtuan në Siçili një civilizim antik që zgjati për një kohë të gjatë, para se të binte në duart e Normanëve, për t'u kthyer në civilizimin më të madh që Perëndimi kishte njohur në ato kohë.

Shiko fotografinë 1773250
Ky fshat quhet Gangi në Siçili. Duhet t'a kemë edhe në profilin tim publikuar me kohë. 🤔

Po të doja të flas ashtu si prezantohet nga një shikim sipërfaqësor, pa riferime burimesh, do thoja që arabët e kanë shkatrruar gjysmën e këti fshati, dhe kishën e kthyen në xhami.

Por, ngaqë më pëlqen burimi me riferime autorësh, them që nuk ka asnjë burim as nga ana shkrimeve arabe mbi këtë fshat, Gangi.
Thjesht në atë epokë nuk ekzistonte fare.

Herë tjetër fol me riferime, të paktën t'ja lëmë fajin dikujt. Ka shkrime serioze, ka edhe mbeturina....varet çfarë ti kap.

Screenshot_2021-01-26-21-53-30-11.png
 

Endrra

VIP
Ky fshat quhet Gangi në Siçili. Duhet t'a kemë edhe në profilin tim publikuar me kohë. 🤔

Po të doja të flas ashtu si prezantohet nga një shikim sipërfaqësor, pa riferime burimesh, do thoja që arabët e kanë shkatrruar gjysmën e këti fshati, dhe kishën e kthyen në xhami.

Por, ngaqë më pëlqen burimi me riferime autorësh, them që nuk ka asnjë burim as nga ana shkrimeve arabe mbi këtë fshat, Gangi.
Thjesht në atë epokë nuk ekzistonte fare.

Herë tjetër fol me riferime, të paktën t'ja lëmë fajin dikujt. Ka shkrime serioze, ka edhe mbeturina....varet çfarë ti kap.

Shiko fotografinë 1773276
Ti je armik .. se thu te verteten 🤣
 

Lauri

Anunnak
Loverboy mu hiq nga historia e Facebook_ut 🤣
Shko e blej libra është më korrekt dhe më e shëndosh për trurin ;)
Po s'do tru ti jo :)
Një tufë idiotësh me komente dhe like pa lidhje, dhe pa pikë horizonti.

 

Lauri

Anunnak
Çfarë është për të thënë për kohën romake në Afrikën e veriut,.1000 vjet para islamit në Spanjë?
Çdo qytetar e perandorisë romake kishte të drejta të njëjta në të gjithë imperin, pa dallim.
Dhe sillnin kulturë, dije, e shkencë. Aq sa ofronte koha. Dhe kanë lënë gjurmë, pasi ku ka rregull urbanistik, rrugë të shtruara me kalldrëm nga një qytet në tjetrin, amfiteatër, ndërtesa publike qeverisëse etj... Ka vetëm mirëqenie dhe kulturë.
0cee7b4bbecf265345609e07fbee046c.jpg
4d43726a3db890e936bc2572d530fd97.jpg
timgad3.jpg260px-Timgad15.jpeg
Algjeri ☝️☝️
Maroc 👇👇
unnamed (4).jpg
Marocco-Volubilis3.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
A është e nevojshme të përmendet sërish? Natyrisht, po të mendosh që në shekujt IX,X,XI, Evropa qendrore numëronte të paktën 95% analfabetë.
Ndërkohë që në ditët e pleqëirsë, Karli i Madh do të sforcohej të mësonte një shkencë, që për të ishte sa e vështirë aq edhe e pazakontë dhe që shumë shekuj më vonë aristokracia e Oksidentit do të krenohej gjithmonë se nuk dinte të shkruante, ndërsa në manastire vetëm ca murgj dinin ende të përdornin pendën (kështu që në vitin 1291, nga të gjithë murgjit e manastirit të Saint-Gall, as edhe një nuk dinte të shkruante), gjatë kësaj kohe, në mjediset e shkollave të qyteteve e fshatrave arabe, djem e vajza, nga gjashtë deri në njëmbëdhjetë vjeç, galiç mbi qilimin e tyre të vogël, shkruanin me bojë të errët shenjat e tyre mbi një tabelë druri, lustruar me dyllë ku gërmëzonin vargjet e Kur’anit derisa i mësonin suret përmendësh dhe, pak e nga pak përvetësonin edhe parimet themelore të gramatikës.

Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 258

142596422_10157437788351930_5799845856982428803_n.jpg
 
Top