Angli apo Canada?

Tomka

Anëtar i ri
Varet ca lloj kuzhunjeri je, dhe cfare konsumon popullata.
Jo cdo kuzhunjer punon ne resto Michelin, e sbesoj qe si i huaj hyn direkt kuzhunjer shef sapo arrite ne nje vend.


700 milion rraca? Sa me pelqen kur ne shqiptaret si durojme dot rracat e tjera, se si te te them, ne kemi nje prejardhje nga nje gjak blu qe sgjendet me mbi glob... Njerez jane dhe arabet, dhe zezaket dhe te bardhet e ku di me une kush pengon syrin e shqiptarit....
E ne Kanada ka vetem kanadian e shqiptar, asnje shtetesi tjeter! (Not)
Jeta eshte e shtrejnte gjithandej, por me pagen normale mund te jetosh. Sdo behesh miliarder nqs nuk je nje gjeni ne shkencen e profesionin tend, ama sdo kesh problemin e dites neserme.


Hmmm besoj qe sdi ca flet per NHS, eshte nje nder sistemet shendetsore qe punon me se miri ne Evrop. Ti mos e gjyko nga pikepamja jote si pacient.


Kanadaja te ofron vend aty ku ka ajo boshellek, dmthn ne maj te malit ku te ngrin e pasmja, e ku nuk shikon driten e dites me dite te tera. Sepse pune-shtepi ne erresire, sa eshte dite je ne pune e ja ku iku dita dhe drita.

Sa per hapesin, besoj qe ky eshte nje vendim qe duhet ta maresh ti, nuk kane si te te ndihmojne te tjeret.
- Je gati te ndrosh kontinent? Larg familjes e shoqerise aktuale
- Je gati te adaptohesh me nje kohe shume te ftoht, me kondita shume me te repta ne Kanada se sa ne Angli?
- Je i sigurt qe do te emigrosh?

Kjo pra eshte e bukra e diskutimeve qe me syrin tat eshte ashu sic thu , ndersa me syrin tim une e shoh ndryshe.

Ps.Sistemi shendetsor vetem si pacient mund te gjykohet , nuk mund te gjykohet ndryshe.

Sa per 700 rracat e kisha me shume tek ideja e adaptimit me vendin ku jetojme , shqiptaret adaptohen kudo sepse jane evropian , nderkohe qe kulturat e tjera qe permende jo , dhe kjo e ben disi t'komplikuar qe t'mendosh qe e ardhmja mund t'krijohet diku i rrethuar me afrikano pakistano arab. Por kur ana financiare eshte e mire , nuk i jep shume rendesi ksaj pjese.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Ti çun i ri je, kalamaj s’ke, Angline e ke afer dhe shkon e provon njehere per pak muaj dhe neqoftese s’eshte per ty, konsideron Kanadane pastaj.
Por per Kanadane di gje flasin mire te gjith.
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Varet ca lloj kuzhunjeri je, dhe cfare konsumon popullata.
Jo cdo kuzhunjer punon ne resto Michelin, e sbesoj qe si i huaj hyn direkt kuzhunjer shef sapo arrite ne nje vend.


700 milion rraca? Sa me pelqen kur ne shqiptaret si durojme dot rracat e tjera, se si te te them, ne kemi nje prejardhje nga nje gjak blu qe sgjendet me mbi glob... Njerez jane dhe arabet, dhe zezaket dhe te bardhet e ku di me une kush pengon syrin e shqiptarit....
E ne Kanada ka vetem kanadian e shqiptar, asnje shtetesi tjeter! (Not)
Jeta eshte e shtrejnte gjithandej, por me pagen normale mund te jetosh. Sdo behesh miliarder nqs nuk je nje gjeni ne shkencen e profesionin tend, ama sdo kesh problemin e dites neserme.


Hmmm besoj qe sdi ca flet per NHS, eshte nje nder sistemet shendetsore qe punon me se miri ne Evrop. Ti mos e gjyko nga pikepamja jote si pacient.


Kanadaja te ofron vend aty ku ka ajo boshellek, dmthn ne maj te malit ku te ngrin e pasmja, e ku nuk shikon driten e dites me dite te tera. Sepse pune-shtepi ne erresire, sa eshte dite je ne pune e ja ku iku dita dhe drita.

Sa per hapesin, besoj qe ky eshte nje vendim qe duhet ta maresh ti, nuk kane si te te ndihmojne te tjeret.
- Je gati te ndrosh kontinent? Larg familjes e shoqerise aktuale
- Je gati te adaptohesh me nje kohe shume te ftoht, me kondita shume me te repta ne Kanada se sa ne Angli?
- Je i sigurt qe do te emigrosh?

Lere mos u lodh se Toma eshte kunder Anglise dhe akoma me kunder Hamerikes lol

Canada eshte per njerez te ftohte, Anglia per njerez te vaket ndersa Shqiperia per njerez Hot:p

E sa per 700 rraca ka ne cdo cep te botes sidomos ne vendet sociale Lol
 

Hope

◕‿◕
Kjo pra eshte e bukra e diskutimeve qe me syrin tat eshte ashu sic thu , ndersa me syrin tim une e shoh ndryshe.

Ps.Sistemi shendetsor vetem si pacient mund te gjykohet , nuk mund te gjykohet ndryshe.

Sa per 700 rracat e kisha me shume tek ideja e adaptimit me vendin ku jetojme , shqiptaret adaptohen kudo sepse jane evropian , nderkohe qe kulturat e tjera qe permende jo , dhe kjo e ben disi t'komplikuar qe t'mendosh qe e ardhmja mund t'krijohet diku i rrethuar me afrikano pakistano arab. Por kur ana financiare eshte e mire , nuk i jep shume rendesi ksaj pjese.
Sistemin shendetsor mund ta gjykosh duke lexuar e u informuar. Sepse njerzit sjane asnjehere objektiv, nqs nuk ja jep gjerat kallup si ti kerkojne.
Por mbrapa nje sistemi qe nuk ka borxhe dhe qe shtetasi nuk paguan qimet e kokes te jete i siguruar, mbetet nje sukses. Nejse!

Sa per shqiptarin evropian qe adaptohet cdoku, do me pelqente te ishte aq mendje hapur te mendoj qe nqs une si shqiptar eshte dashur te iki nga shteti im per X arsyje, ashtu i eshte dashur dhe arabit, pakistanit dhe zezakut! Asnjeri siken ngaqe eshte gjendja shume e mire ne memedhe! Secili ka vendin e tij. Nqs ne i shikojme me nenbuzje emigrantet e tjere, si prisni tju shikojne shtetasit?
 
Sistemi shendetsor edhe ne itali falas eshte
por na heqin nga rroga 600/900€ ne muaj!
ne baze te oreve qe ben , aq te taksojne
sinqerisht do preferoja mos te mi mbanin keto lek, por te shkoja tek privati!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
lum si une e kam falas dhe nuk paguaj asgje :D

Ndersa ne pergjithsi mesa di une falas e kane te gjithe, por normalisht paguajne siguracjonet muaj per muaj. Ama ne Itali 900 euro taksa?! Wow
 
lum si une e kam falas dhe nuk paguaj asgje :D

Ndersa ne pergjithsi mesa di une falas e kane te gjithe, por normalisht paguajne siguracjonet muaj per muaj. Ama ne Itali 900 euro taksa?! Wow
Nje pjese e ketyre taksave shkon edhe per pensoonin soli, italia i ka taksat shume te larta
sidomos per ata qe punojne me shume
jane super te taksuar
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Aa. qyqja thash se ishte vec shendetesi haha
Sa zili ju kam juve qe e keni nda mendjen me jetu jashte dhe shikoni per me mire.
Une e shkreta ngela jashte ama objektivi eshte prap te kthehem ne Tirane!
 
Aa. qyqja thash se ishte vec shendetesi haha
Sa zili ju kam juve qe e keni nda mendjen me jetu jashte dhe shikoni per me mire.
Une e shkreta ngela jashte ama objektivi eshte prap te kthehem ne Tirane!
Si ngele jashte? ku jeton ti se ste kam pyt naihe
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Si ngele jashte? ku jeton ti se ste kam pyt naihe

Them kam vite qe jetoj jashte, edhe pse deshiren e kam qe te kthehem ne Shqiperi. Po he te bej dhe kte he dhe ate dhe iken plot 13 vite :)
 
Redaktimi i fundit:

Tomka

Anëtar i ri
Sa per shqiptarin evropian qe adaptohet cdoku, do me pelqente te ishte aq mendje hapur te mendoj qe nqs une si shqiptar eshte dashur te iki nga shteti im per X arsyje, ashtu i eshte dashur dhe arabit, pakistanit dhe zezakut! Asnjeri siken ngaqe eshte gjendja shume e mire ne memedhe! Secili ka vendin e tij. Nqs ne i shikojme me nenbuzje emigrantet e tjere, si prisni tju shikojne shtetasit?

Spo kuptohena mduket. Nuk po i perbuz njeri emigrantet , por te rrisesh nje femije te rrethuar nga kultura qe e kane te veshtire adaptimin me vendasit nuk eshte se mund tet krijoje siguri per te ardhmen.

Eshte si te merrnin shqiptaret kanunin e lek dukagjinit dhe ta perdornin ne vendet e perendimit , do krijonte pasiguri tek pjesa tjeter e emigranteve qe ndihen shume okej me rregullat e atij vendi.

Nderkohe pakistanezi ka sjell me vete fene , radikalizmin , urrejtjen karshi vendasve , biles edhe sharia law , arabi po te njejten gje.
Kjo i ben palet e treta qe mund t'jene shqiptaret , polaket , lituanezet te pasigurte per te ardhmen aty ku jane.

Ke qytete ne angli qe jane boshatis nga vendasit dhe zevendesuar nga emigrantet pikerisht prej ksaj arsyje. Steka e evropianve eshte shume e larte ne krahasim me kto kultura , dhe duke pare qe jane pakice dhe pa mbeshtetjen e duhur , zgjedhin shpernguljen.

Por ej , eshte thjesht nje opinion i imi.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Po tradhtia nga halli ka lind:p
O quk , zvicren ma kan sygjeru shume veta
eshte dhe afer, une e kam 40 min nga katuni im
Po ideale atëherë Ban frontalierin asht edhe ma mir ekonomikisht 😉
 
Loverman! @Soulmind ka ngel jashtë ne kuptimin e fjalës qe flen nen urë.:lol:

Kurse persa i perket pytjes të temes
Edhe unë jam i te njejtes ide si te
@Soulmind aq me tepër që do te investosh. Kam edhe unë nji aktivitetet ktu ne Tale e të kuptoj shumë mirë.Meqe ke mundsi te levizesh ik shiko me syte e tu.
Shume faleminderit , per mua cdo informacion eshte i vlefshen
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Angli apo Canada?

Mirmbrema


Kam nje pyetje per te gjithe antaret
ne qoftese do ju jepej mundesia te jetonit ne keto dy vende rregullisht me nje pashaporte europiane
cilin do zgjidhnit edhe pse?
Asnji vend ne Bote se nderroj me shqiperine................
Jane shume te rralla vendet ne bote qe zoti i ka dhene te gjitha gjerat bashke
kush jane ato ??
po e ilustroj me dy rrjeshta

Sa vende ne bote njihni ju qe kane bregdet me rere dhe me gure bashke ? << deti adriatik dhe jon >>
Kane majen e malit me bore siper e Pingul direkte 2500 metra poshte kane Detin << llogaraja vlore >>
Kane lumenj ku ngjyra e ujit njera eshte e bardhe e tjetri i zi ??? << drini i zi dhe i bardhe >>
Kane kreshtat e maleve e liqenet e virgjer ne mes te kreshtave << Liqenet e lures >>Kane Uje te ftohte qe buron ne vargmalet mbi nivelin e detit e zbresin ne det me poshte << Valbonae e shume lumenj te tjere >>
vend me shume liqene,,,,,,,,,
me shume lumenj
e me shume e shume bukuri
ne kto dy vende qe ke permendur ti djal ??

cfare ka te bukur a me thua ???
ne angli kur shkon temp 24 i ke te gj9itha bythlopat shale perjashta me breke neper lulishte
se ne uje ngrin

apo ne canada ??? qe se njohin fare detin :) akull ngado

Jo mor jo ne asnji vend sdo te shkoj te jetoj
Guri i rende ne vend te vet.
krenar qe jam gjys kosovar e gjys myzeqar
qe nji emer te dyja e formojne

SHqipetar


do te ndryshoja politiken Po ate do ta nderroja

Se ne shqiptaret dine te bejme Komb
ama sdime te bejme SHtet
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Do zgjidhja Angline. Arsyeja se pse, kshu kot, t shkoj e une iher andej🤪
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Nuk di pse por nuk preferoj asnjeren...ndoshta prej klimes...dhe zymtesise qe kane keto vende...
Preferoj vendet me diell...ndoshta ju nuk niseni fare nga kjo..sepse preferoni vendet me zhvillim ekonomik...por sado mire te paguhesha vendet e zymta nuk me pelqejne fare...
 

dangerous

* * *
Nqs, ke leje pune there pelen Canada per çdo gjë është më mirë se Evropa.

Pastaj Anglia nuk të ik gjëkundi aty e ke po nuk të plq Canadaja.
 
Top