Antony Athanas, legjenda shqiptaro-amerikane, që i dha famë Shqipërisë në mbarë botën

101594430_984409461976526_8640797566109220864_n-e1622279907578-905x395.jpg
Petrit F. Zeneli

Ai lindi në fshatin Trebickë të Vakëfeve të Korçës, në vitin 1911. Ishte shumë i vogël kur u largua nga Shqipëria (Korça) për në Amerikë, pothuajse 4 vjeç, por nuk i shkëputi kurrë marrëdhëniet me tokën amë.

“Lidhjet e mia familjare me atdheun janë ruajtur të gjalla, thoshte ai, sepse prindërit na mësuan gjuhën shqipe, na folën për historinë dhe kulturën e paraardhësve tanë”.

Përveç prindërve, tek Andonaqi (Anthony) ndikoi shumë miqësia e ngushtë dhe bashkëpunimi me Fan S. Noli, që e konsideronte si tutorin e tij.

Athanas arriti në Amerikë së bashku me familjen e tij në vitin 1915, dhe fillimisht u vendos në New Bedford të Massachusetts, rreth 60 milje në jug të Bostonit. Punët e tij të para ishin të shpërndante me karrocë fruta dhe zarzavate, të shiste gazeta dhe më vonë të ndizte sobën me dru e qymyr nëpër kuzhinat e restoranteve të ndryshme.

Ai punoi në këtë mënyrë përmes disa pozicioneve në restorante e hotele në të gjithë New England dhe New York, duke fituar njohuri të paimagjinueshme nga shefa menaxherë dhe pronarë shumë të zotë.

Më 1937, hapi restorantin e tij të parë,”An-thony’s Hawthorne” në Lynn të Massachusetts, i cili shumë shpejt u bë një nga krijimet më të suksesshme në këtë industri, por edhe më shumë akoma. Në vitet që vazhduan, hapi dhe tre të tjerë, për të mbërritur në vitin 1963, që e kurorëzoi me restorantin e tij më të njohur, “Antho-ny’s Pier 4”, në skelën e Portit të Bostonit. Ky ishte një sukses i menjëhershëm dhe meritoi shumë përshëndetje e Çmime nga e gjithë Bota.

Brenda shumë pak viteve, “Anthony’s Pier 4, restorant” u bë një nga më të njohurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. por edhe në të gjithë globin.

Përgjatë shumë viteve, restoranti ka qenë mikpritës i shumë drejtuesve të shteteve dhe qeverive të tillë si presidentë të SHBA-së, liderë religjiozë, shkrimtarë dhe artistë të njohur; atletë dhe njerëz të njohur nga e gjithë bota artistike, sportive dhe politike.

Athanas la katër fëmijë, që janë – Anthony Jr, Michael, Robert dhe Paul. Të gjithë janë rritur në bisnesin e restoranteve të familjes dhe punojnë për të mbajtur lart emrin e tyre dhe në këtë shekull të 21-të.

Për të kuptuar përmasat e njeriut të madh Athanas, duhet të kihet parasysh se kur vdiq ai, të gjitha stacionet televizive në Boston, në lajmet kryesore, dhanë njoftimin e vdekjes së 93- vjeçarit. Ato vunë në dukje përkatësinë shqiptare të këtij biznesmeni multimilioner të suksesshëm dhe qenësinë e tij si mik i shumë politikanëve dhe artistëve – që kanë bërë historinë amerikane.

Ish kandidati për president, John Kerry është shprehur: “Anthony jetoi ëndrrën amerikane dhe asnjëherë nuk harroi se nga vinte dhe se ku duhej të shkonte. I ardhur nga rrënjë të shkuara të Shqipërisë, Anthony, jetoi një nga historitë më të mëdha të emigrantëve dhe arriti që rrugën e jetës së tij ta bënte një Institucion të vërtetë Kombëtar.

Senatori Edward Kennedy: “Unë e doja atë – ashtu si dëshiroja shumë që të mblidhesha atje për të gjitha ngjarjet familjare dhe mbledhjet politike. Anthony e dinte se çfarë do të thoshte që të punosh për të jetuar, dhe mirësia e bujaria e tij do të na mungojë të gjithëve!”.

Kryebashkiaku i Bostonit, Kevin White: “Qyteti ynë ka humbur një xhentëlmen dhe një Bostonian të madh”.

Athanas ka qenë një nga financuesit kryesorë për të gjitha veprimtaritë e Komunitetit Shqiptar në Amerikë, veçanrisht “Vatrës”. Tek ai kanë gjetur mbështetje jo vetëm shqiptarët e rinj, që merrnin rrugët e emigracionit, por edhe shqiptarët e tjerë që kishin halle e nevojë. Pa e ekzagjeruar, mund të themi se nuk ka organizatë apo grup shqiptarësh, jo vetëm në Amerikë, por dhe në Evropë, që të mos ketë ndjerë nga afër mbështetjen morale dhe financiare të këtij patrioti të shquar!

Është madhor dhe sinjifikativ kontributi i Antoni Athanasit në përkrahjen e çështjes së Kosovës dhe mbarë shqiptarëve që jetonin në ish Jugosllavi. Ai është autori i shumë letrave dhe telegrameve lidhur me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dërguar presidentit Bush, Departamentit të Shtetit, Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresit Amerikan etj.

“… I pazëvendësueshëm mbetet roli i tij në rivendosjen e marrëdhënive diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë, drejtimin dhe Kryesinë e Organizatës Patriotike “Shqipëria e Lirë”, vendosjen e sistemit demokratik pluralist në Shqipëri dhe kishën autoqefale. Deviza e tij ishte “pavarësisht pikëpamjeve ideologjike, morale e jetësore, të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar për çështjen kombëtare, të kenë një mendim për përparimin dhe begatimin e Atdheut”. Vetëm ai burrë priti e përcolli në Amerikë pas 1990-ës, të gjithë liderat shqiptarë, pa dallime partiake, dhe jo si sot që venë atje dhe bëjnë mitingje secili me militantët e vet. Në vitin 1989, Anthony Athanas, me mall të madh, e vizitoi Shqipërinë, njohu situatën nga afër dhe shprehu optimizmin për të ardhmen tonë.

Vdiq në moshën 93-vjeçare, në shtëpinë e tij, në Swampscott, Masaçusets, më 20 maj 2005, ku u përcoll për në banesën e fundit me nderime të mëdha.

Ky është trebickalliu i shquar Anthony Athanas, që duhet të zerë një vend nderi në Historinë e popullit Shqiptar. Këto janë Vakëfet e Korçës që kanë dhënë kaq shumë për Shqipërinë!

Dita
 
Sorry po per ca i hap teme ketij, apo per te tregu qe gjasme ishte patriot?
E hap sepse kendveshtrimi im/yt nuk eshte dhe nuk mund te jete unik.
Per te luftuar suksesshem armikun duhet te njohesh gjuhen e tij.
Nuk jemi forum intolerant a priori?
Besoj e ke vene re qe nuk pershtatem shume me vija te percaktuara editoriale.
Fv per mua nuk ka pasur kurre vija editoriale, nder te tjera kjo eshte nje nga veçorite e forumit qe me pelqen me shume.
 
E hap sepse kendveshtrimi im/yt nuk eshte dhe nuk mund te jete unik.
Per te luftuar suksesshem armikun duhet te njohesh gjuhen e tij.
Nuk jemi forum intolerant a priori?
Besoj e ke vene re qe nuk pershtatem shume me vija te percaktuara editoriale.
Fv per mua nuk ka pasur kurre vija editoriale, nder te tjera kjo eshte nje nga veçorite e forumit qe me pelqen me shume.

Ok as u wish, keto kohe me ka ngordh nervi i debatit, jam ne fazen qe dhe po me the 2+2 bejne 5 them ehe ke te drejte lool

prit se mos po ja fusim kot. Mos eshte anthony athanas tjeter ai nga greqia
 
Ok as u wish, keto kohe me ka ngordh nervi i debatit, jam ne fazen qe dhe po me the 2+2 bejne 5 them ehe ke te drejte lool

prit se mos po ja fusim kot. Mos eshte anthony athanas tjeter ai nga greqia
2 + 2 bejne 22?

Vetem kete njoh une per Anthony Athanas
 
Top