Anulluan derbin e Londrës pak orë përpara fillimit, tallet Murinjo: Liga më e mirë në botë

murinjo-solskjaer-750x430.jpgNdeshja mes Totenhemit dhe Fulhemit ishte planifikuar të luhej sot në orën 18:00, por Federata ka marrë vendimin për ta anulluar. Shkak për një verdikt të tillë është bërë pandemia, teksa rastet mes Covid-19 janë shtuar së tepërmi. Megjithatë fjala e fundit nga ana e Federatës Angleze u tha vetëm pak orë përpara fillimit të takimit.

Një njeri karizmatik si Zhoze Murinjo nuk mund ta anashkalonte një moment të tillë për të lëshuar një ironi të tijën. Nëpërmjet rrjetit të tij social në “Instagram”, portugezi nuk nguron të tallet, teksa shkruan: “Ndeshja në orën 18:00… Ne ende nuk e dimë nëse do të luajmë. Liga më e mirë në botë”. Gjithashtu ka bashkangjitur një video nga hoteli ku po qendronte Totenhemi dhe priste vendimin e Federatës./Sport Ekspres/
 
Top