• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ا’po ndodh? “Amerikanët nxjerrin këto ditë të gjithë aferat e Sali Berishës”

legjenda

Tetova
Shumë shpejt amerikanët do publikojnë gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës”. Keshtu shprehet në nje status ne rrjetet sociale avokati Spartak Ngjela, aleat i kryeministrit Rama.
E shikoni se çfarë po duan ti bëjnë vjedhësit Shqipërisë? Dëshira dhe mundësia është raport i vështirë.
Kurse mundësia lind nga realiteti. Vjedhësit nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar destabilitet, se nuk i lejon ky realitet shqiptar: është në forcë aleanca shqiptaro-amerikane… interes shumë i madh.
l.اfarë është kjo që shohim si përgatitje? ثshtë shthurja mendore e frikës së skajshme të Sali Berishës që u ka bërë thirrje përkrahësve ta mbrojnë nga goditja penale. Po kush është përkrahës? Të vjedhurit e mjerë janë përkrahës dhe kërkojnë t’i sigurojnë vjedhësit gjënë e vjedhur prej tyre. A ka shkrimtarë të humorit të zi në Shqipëri sot? Jo nuk ka. Por këtë komedi tragjike do ta shkruajnë – për këtë jam i bindur.
ll. Po të tjerë përkrahës ka Saliu në këtë ndërrmarrje? Po; janë vjedhësit bashkëpunëtorë të Saliut që kanë ende shpresë, por janë edhe ata të hordhisë ndihmuese që presin të fitojnë ndonjë gjë nga destabilizimi: domethënë që të vjedhin dyqanet e Tiranës… Lodhen kot. Asgjë… nuk bëjnë dot gjë: janë të humbur. Vjedhësit si rregull janë frikacakë. Revoltat e mëdha vinë si pasojë e shkeljes së të drejtave. Të revoltuarit kanë gjithmonë interes të drejtpërdrejtë. “Të revoltuarit e Saliut” janë të tremburit e kapur me vjedhje që duan t’i shpëtojnë ndëshkimit.
E gjithë kjo, të çon në arsyen e asgjësë. Banda Berisha është e pashpresë. Dhe në rrethin e personave që do të goditën, është familja e tij. Sigurisht, është e kuptueshme se ky është presioni i madh që i bëhet psikikës së tij. Por çdo gabim ka kosto: korrupsioni i paskrupullt Berisha, është kosto e rëndë që Saliu duhet ta paguajë në favor të shqiptarëve. Nuk shpëtojnë dot. Amerikanët nuk i japin asnjë garanci pos asaj ligjore. “Duhet të dorëzoni gjënë e vjedhur familjarisht” i kanë thënë Saliut amerikanët këto ditë, pa ia zgjatur. Vërtet mendon ky qesharak se mund të trembë politikën amerikane me destabilitet të Shqipërisë ? Naivitet fëminor.
lll. Ndërkombëtarët ia kanë të gjitha faktet në dorë. Por, a do t’i ekspozojnë amerikanët gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës këto ditë? Unë mendoj se Po, do t’ia ekspozojnë opinionit publik shqiptar. Në fakt kjo është kërkesë imediate e aleancës shqiptaro-amerikane si intetes. Politika amerikanë duhet ta bëjë këtë akt që në këto ditë! Përderisa është e sigurt që i kanë, përse duhet t’i mbajnë? Tragjedia e vjedhësve do të jetë shumë e prekshme në Shqipëri: askush nuk mund të shpëtojë.
IV. Trazirat e Saliut duan të trembin politikën amerikane që kjo t’i bëjë lëshime: t’i lërë të paprekura paratë dhe plaçën e vjedhur prej tij dhe familjes së tij. Asgjë. Saliu është pushtuar nga hiçi psikologjik vetjak: askush nuk ka shpëtuar ndonjëherë me anë të “forcës ” së këtij hiçi. Askush dhe askurrë… Të gjithë historikisht kanë rënë në humnerën që vetë e kanë ndjellur. Shqipëria dhe shqiptarët sot janë më të sigurt se kurrë.
http://shqiperiaime.al
 
Top