Arben Ristani: PD humbi sepse Basha gaboi!

PD humbi ne keto zgjedhje.
Demokratet jane krenare se kane duruar me dinjitet nje opozite te veshtire 8 vjecare.
Kane zhvilluar me vitalitet nje beteje te forte opozitare.
Garuan dhe menaxhuan nje proces zgjedhor nga i cili, pavarsisht se nuk fituan, treguan se PD eshte parti e madhe, e dashur dhe e mbeshtetur fuqishem nga shqiptaret.
Kjo humbje do te thote edhe 4 vjet te tjera opozite.
Manipulimet zgjedhore te kundershtarit do kene me siguri pasoja ligjore, por beteja kunder tyre nuk e ndryshon faktin se tashme, ka filluar nje 4 vjecar tjeter opozite.
Eshte momenti dhe kemi nevoje per reflektim.
Lulzim Basha qe na udhehoqi dy here ne humbje te pushtetit qendror dhe atij lokal, nuk ka asnje shans qe heren e trete, te na udheheqe ne fitore.
Humbja erdhi sepse ai beri gabime tashme te njohura dhe te perseritura, ne menyren se si drejtoi opoziten dhe per me teper, nuk i bindi shqiptaret, se ai do te ishte per ta kryeministri i duhur.
Politika eshte moral.
Mbi te gjitha te ky moral eshte bazuar edhe tradita e PD.
Kur humb zgjedhjet ne menyre te perseritur, terhiqesh me dinjitet dhe ndihmon partine te rimekembet.
Keshtu mendoj se duhet te ishte nje sjellje me moral ne nje parti demokratike dinjitoze.
Ndryshe vazhdon e mban dyqan per perfitime personale.

FB/ Arben Ristani
 
I jane sulur Bashes tani normal gjithmone shqipot shofin gabimin tek te tjeret e jo tek vetja. Nese kishte pakenaqesi per drejtimin e PDse nga Basha pse nuk foli me perpara ne strukturat drejtuese ku ben pjese apo tani thjesht heqim pergjegjsine larg vetes.
Basha i ka pas duret e lidhura nga Sala dhe jo karkater i forte per lider, por ama me qytetar se gjithe ata qe jane ne PD eshte.
 
Nqs nuk iken vete mire bejne qe i sulen! Mos te pranoje tja lidhin duarte. te iki dhe kaq. Del dhe i nderuar. Okay, sja doli me fituar ama largohet. jo po beteja, jo po skemi mbaruar. Ik mo tashiiiiiii
 
Top