Arkeologët zbulojnë hajmalitë e Kohës së Gurit

Tuana

Nada é por acaso!
f1_09hajmalia-jpg1347190741.jpg

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar dy figura për të cilat besojnë se janë 9 mijë vjet të vjetra. Ato paraqesin kafshë dhe për arkeologët zbulojnë një rit, raporton AP-ja. Ato janë zbuluar në veri të Jerusalemit dhe janë të punuara nga gëlqerja dhe dolomitet, e shkencëtarët besojnë se në kohën e gurit gjuetarët i kanë përdorur si hajmali.Njëra nga figurat e zbuluara është e punuar nga gëlqerja dhe paraqet dashin, përderisa figura nga dolomitet paraqet kaun. Të dyja janë 15-centimetërshe.

“ثshtë e njohur, që në këtë periudhë, aktiviteti kryesor i njerëzve ka qenë gjuetia. Besojmë se këto figura kanë shërbyer si hajmali që besohej se i sillnin fat dhe sukses në gjueti dhe është e mundshme që kanë qenë në fokus të ritualeve që gjuetarët i kanë bërë para se janë nisur në kërkim të gjahut”, ka thënë udhëheqësi i gërmimeve arkeologjike Hamud Kalaili. Figurat datojnë nga periudha që quhet neolit paraqeramik.

“Ajo periudhë është një nga kapitujt më mbresëlënëse të historisë së njerëzimit; shumë ndryshime që kanë ndodhur atëherë kanë pasur ndikim në formësimin e shoqërisë njerëzore mijëra vjet më vonë. Gjatë kësaj periudhe, ka lindur jeta nomade e bazuar në gjueti dhe jeta në koloni e bazuar në punimin e tokës dhe mbarështimin e kafshëve”, ka thënë Kalaili
/koha/

f1_09hajmalia2-jpg1347190770.jpg
 

iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Arkeologët zbulojnë hajmalitë e Kohës së Gurit

Figura pa lidhje!
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Arkeologët zbulojnë hajmalitë e Kohës së Gurit

Cfarë fantazie që kanë patur. lol
Cik të deformuar po hajt mo..
 
Top