Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

cent

...Lontano
Pas refuzimit të Shqipërisë për të pritur shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar që të realizojnë këtë proces në det, informoi mbrëmjen e së enjtes “BBC”.
oqvtog.jpg
Inspektoret e OKB-se, inspektim ne vendin ku u konfirmua perdorimi i armeve kimike prej regjimit te Assad, foto ilustruese
Sipas raportimit, do të jetë luftanija “MV Cape Ray” ajo që do të mbajë ngarkesën, e cila do të shkatërrohet duke përdorur një teknologji të avancuar.

Në bordin e kësaj anije luftarake do të vendosen pajisjet e nevojshme për realizimin e procesit, i cili ka nevojë për shumë ujë në fazën e shpërbashkimit të lëndëve kimike, nga të cilat krijohen mbetje toksike.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila fitoi Nobelin e Paqes gjatë 2013-s, ka vendosur fundvitin si afatin përfundimtar për përcaktimin e planit të shkatërrimit të arsenalit sirian.

Afati i mëparshëm skadoi në datën 15 Nëntor pa mundur të konkretizohej, pasi Shqipëria dhe disa vende të tjera refuzuan kërkesën për të pritur procesin e shkatërrimit.

Aktualisht, arsenali kimik sirian, kryesisht i përbërë nga gazi sarin dhe mustard, mbahet në vendndodhje të sigurta, nën mbikqyrjen e inspektorëve të ONAK-ut në Siri.

Siria ka deklaruar një total prej 1-1.3 tonësh lëndë kimike.
/Top Channel
 
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Po sikur sishte dhe aq problem....sipas qeverise aktuale, madje na quajten dhe popull frikacak!! E tani nuk po gjejne vend per ti shkatrruar.....te ishte aq e thjesht do i kishin pranuar shtetet e tjera ....shyqyr o zot jemi popull qe duam shendetin se te ishte per qeverine do kishim mar funddddddddddd.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Shyqyr Zotit qe nuk u vendos te shkaterrohen as tek ne, e as tek shtetet tjera !
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

- Kolonel B.K : Asgje sdo te ndodhte, eshte hidrolizuar sarin e mustard ketu, por kur nuk ke informacion e pjekuri, e mbi te gjitha kur nuk ke deshiren per zhvillim, ska si ndodh ndryshe... Kafshet e egra edhe kur zbuten zbuten me egersi dhe dinakeri, kjo ka ndodhur me Shqiptarin mor bir, kemi nje "ndjenje mazokiste" te te berit dhe te fshehurit te gjerave, kot ska dale fjala e popullit " Shqiptari e keqja e vetes". Kilogram te tera jane shperber, pa djenine e popullit te thjeshte, pasi ne ate kohe nuk mbuloheshim nga konventa mbi te drejtat e njeriut per informim per dukurite dhe impaktet mjedisore. Edhe pse ishte nje teknologji e prapambetur ka funksionuar per bukuri.
More kush na pyeti ne ? Shtohej me genjeshtra mediash e gojdhena populli nga 1 ton ne dite, arrinte egzagjerimi me dekada vitesh , 20 e kusur vjete, u duk sikur do te vinte nje qytet i tere me arme kimike, e askush nuk morri guximin te shikonte te pakten me objektivitet e optimizem, me guxim dhe deshire. Lende kimike do te vinin, se je dhe inxhinier, e di sa jane 1300 ton, cfare vellimi kane ?! Sa 1 pallat 5 katesh, vellimisht te manaxhueshme ne bazat tona gjigande. Nuk u tha kurre qe Shqiperia do ti bente vete te gjitha proceset, nuk u tha kurre qe do te ngeleshin ne Shqiperi mbetjet, nuk u tha qe afati per shkatrimin e tyre ishte qershori 2014 e jo 20 vjecari i ardhshem. Keshtu qe pertej euforise injorante, te ndonje ambjentalisti si Sazan Guri, apo te ndonje artisti, pa patur asgje personale me ta, te keshilloj qe mos te te flasi gjuha perpara mendjes.

- Une : O Kolonel , ti ske rruge, infrastrukture transporti, uje , energji elektrike, si u shperbekan me hidrolize ne mungese uji 1300 ton kimikate ?

Ai: Procesi ka 2 levizje, ardhje e lendeve kimike dhe exportim i mbetjeve, keto rruge qe kemi jane te mjaftushme per protokollin e tyre te transportit, sa per teknologjine ajo do te ishte investim i OKB dhe USA, padyshim qe sdo te kishte mangesi. Si mendon ti se Shqiperia konsiderohet nje kosh plerash ? Po te shkosh me mendimin e atyre teoricienve qe nuk e kane njohur kurre terrenin e praktiken keshtu do te mendosh, na doli Sazan Guri krykimist na tregon impaktin e Sarines, Sazani kur hidrolizohej Sarin merej me dashurin ndaj kafsheve shtepiake. Opo ne ja pime lengun ketij qylafi, mjere ju me ideologjite dhe hipizmin qe ju karakterizon. Nuk do me rritej pensioni ushtarak mua jo, por ju, pervec perfitimeve financiare, do tju hapeshin qepallat e syve, do te kishte nje heshtje globale per racizmin dhe opinionin negativ te Shqiperise, do te na shtrengonin prej dore me fort, do te kishim si komb nje cmim nobel per paqen, nje antaresim te sigurte ne Evrope, nje perqasje me te madhe me Ameriken si komb polietnik dhe heterogjen. Ore une se kuptoj si duam te arrijme vendet e tjera me lluksin e te ndejturit dhe dembelizmin qe na karakterizon. Po nuk kontribuam nuk marrim. Mos ke ndonje variant tjeter te asaj shprehjes "I zoti e nxjerr gomarin nga balta" ?! Vepruam krejtesisht gabim me injorancen karakteristike te cilen e kemi te trasheguar qemoti, sikunder une ne aspekte te tjera te jetes.
Problem me madhor eshte se nuk po mesojme nga gabimet qe po bejme.

Nga kjo bisede me babain e nje mikut tim, i cili ka punur 40 vjete ne kete fushe, mesova se pari te hesht...! Sepse po tregoja ate ngadhenjimin dhe euforine prej protestuesi injorant. Nuk e di sa rrezik mund te kishin per vendin ato kimikate, ndoshta shume, por nuk di asnje komb, vend e popull, te kete fituar e te kete dale nga llumi duke e nxjerre te tjeret. Humbem nje rast, me risk padyshim, por jo te pamundur.

Harrova nje detaj : e pyeta, se perse shtetet e tjera e kishin refuzuar oferten..?

Norvegjia , Franca e kane biznes, nuk e refuzuan per arsye sigurie por per arsye pazaresh dhe interesash financiare. Po edhe ne skemi nevoje mo... (qeshi) jemi mire ketu ku jemi, ai zogu i vogel i rene nga foleja mbi ate bajgen e nxehte te lopes, ku nuk arrinte te bente dallimin ishte ne fole apo ne fekale, zhytej e zhytej ne te deri sa kaloi nje kafshe tjeter (e kishte fjalen per fqinjet qe na duan te miren) dhe e gllaberoi me gjithe bajge.
 
Redaktimi i fundit:

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Po sikur sishte dhe aq problem....sipas qeverise aktuale, madje na quajten dhe popull frikacak!! E tani nuk po gjejne vend per ti shkatrruar.....te ishte aq e thjesht do i kishin pranuar shtetet e tjera ....shyqyr o zot jemi popull qe duam shendetin se te ishte per qeverine do kishim mar funddddddddddd.

O Ida , vendet e tjera nuk pranuan se nuk kishin nevoj per ato para . Kur nuk ke nevoj , nuk ke pse rrezikon , kurse ne kishim nevoje .

Nuk duhet te jemi edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete , por duhet ta shikojme realitetin ne sy dhe edhe te rrezikojme .

Marrim psh Norvegjin , e cila refuzoi . E shte nder shtetet me te pasura ne bote , por te mos thene me i pasuri dhe normal qe nuk ka nevoj per
te shkatrruar plehra per nje dore parash .
Kryeministrat shqiptar , sapo zgjidhen , puna e pare qe bejne marrin nje torbe dhe nisen te lypin aty ku mendojne se gjejn diçka .

Ne fakt ky koloneli i poetit paska te drejte . Me ngjau shume objektiv dhe praktik .

Pata lexuar me vemendje fjalimin e kryeministrit para presjonit te protestuesve dhe fillimisht me ngjau sikur donte
te binte shqiptaret qe duhet ta benim kete proces , por ne fund tha do tua degjoj fjalen .

Per mendimin tim , Shqipria duhej ta bente ate ne radhe te pare per veten , per nevojat e saj imedjate , pasi kur je i
varfer nuk duhet te refuzosh nje mundesi te tille , nje shume kater here me te madhe se buxheti jot vjetor ,
pa marr parasysh te tjerat .

Rrezikim !!!!!!!!!!!!

Te kujtohemi pak . Sa djem nenash shqiptare kan marr gomonet apo dhe jan turrur ne brigjet italiane duke
qene te bindur se ndoshta do perfundonin ushqim perpeshkaqenet !!! Po Greqin ne kembe maleve me debor !!!

Pastaj duhet te permendet dhe fakti qe rreziku te vjen me keq edhe nga se pret , edhe nga Japonia .
Problemet me reaktoret ne Fukushima sollen shume radioaktivitet edhe ne Evorop , pa harruar çernobilin .
Pra edhe keshtu jetojm ne nje bote plot rrezik .

Duke pasur parasysh te gjitha keto , mendoj se ne lidhje me kete problem te gjithe humbem nje rast te mire .

Populli normal qe do protestonte , por lideri meqe ishte dakort dhe i dinte me mire gjerat duhej te pakten te mundohej tja mbushte mendjen .
Me shtyn te mendoj qe kishte frik se mos binte nga posti , prandaj leshoi pe .

Por qendrimin me hipokrit e mbajti opozita e re . Ajo pa hezituar u bashkua me protestuesit me shpresen e perfitimit personal ,
por ketyre populli ua tregoj vendin . Me kete tregoj qe nuk ishte nje turm pa tru , pra mund te diskutohej me te .
Berisha qe po te kishte qene vete ne pushtet , jo vetem qe do kishte pranuar , por ndoshta do merrte pjese edhe vete personalisht
ne biznesin e shkaterrimit te tyre . Do gjente nje kusheri qe njeh armet kimike per te bere nje Shpk te tipit Gerdec .

Ndersa shtypi amerikan dhe botror filloi te na thurte lavdi , ne i ram me shkelm te mires . Humbem nje rast te mire , megjithse jo te paster .

Kendveshtrimi i Hartinit per problemin e armeve kimike te Sirise .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Ne net ka info plot per armet kimike
Mendoj se shqiptaret bene zgjedhjen e duhur!
Perfitimet do shkonin vetem ne xhepat e pushtetareve
Shqiptaret skan fituar asnjehere nga
Asnje afere,humbi qeveria jo shqiptaret!
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Ne net ka info plot per armet kimike
Mendoj se shqiptaret bene zgjedhjen e duhur!
Perfitimet do shkonin vetem ne xhepat e pushtetareve
Shqiptaret skan fituar asnjehere nga
Asnje afere,humbi qeveria jo shqiptaret!


Po cfare informacioni ke ti Loverman ?

Nese shpejtohej antaresimi ne BE nuk do te ishte nje perfitim madhor ? Po liberalizimi vizave me USA, po cmim Nobel per Shqiperine, cfare do te perfitonin pushtetaret...

Ne e kemi per zakon e bojm qimen tra... Nuk doli nje specialist me fol e me u prononcu...
 
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Po cfare informacioni ke ti Loverman ?

Nese shpejtohej antaresimi ne BE nuk do te ishte nje perfitim madhor ? Po liberalizimi vizave me USA, po cmim Nobel per Shqiperine, cfare do te perfitonin pushtetaret...

Ne e kemi per zakon e bojm qimen tra... Nuk doli nje specialist me fol e me u prononcu...

Infot si kam une por google...

1.Qe te futemi ne Be, u dashka te shkaterrojme armet kimike?
2.Pse nuk i shkaterroi turqia armet??
3.Pse nuk fusin turqine ne Be? Apo ne e meritojme me shum? Apo se eshte vend musliman?
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

E ashtuquajtuar paketa amerikane personalisht me ngjau me shume trillim , sepse por te kishte qene e vertet
jo armet e siris por te te gjithe botes do ti çmontonim ne .

Te hysh ne Evrope dihet se çfare procesi labirinth eshte , dhe nuk te fut kurr nje propozim i Amerikes ,
po ashtu dhe çmimin nobel nuk e japin amerikanet por njr komosjon i pavaruar ,
Meqe kete te dyja me dalin genjeshtra , ka mundesi qe edhe dy te tjerat te kene qene genjeshtra , pra heqja e vizave me Ameriken dhe
shume e parave 12 miljard eurosh , qe sa per tju krijuar nje ide do te thote psh ta mbushesh Shqiperin me autostrada nga jugu ne veri dhe
nga lindja ne perendim .
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Infot si kam une por google...

1.Qe te futemi ne Be, u dashka te shkaterrojme armet kimike?
2.Pse nuk i shkaterroi turqia armet??
3.Pse nuk fusin turqine ne Be? Apo ne e meritojme me shum? Apo se eshte vend musliman?

qe te futesh ne BE duhet bashkepunim dhe perpjekje, duhet te japesh qe te maresh.

Pse nuk i shkaterroi Turqia, pse nuk futet Turqia ne BE ? Sepse turqia skishte asnje interes, Turqia nuk ka interes me u fut ne BE, pasi standartet ajo i ploteson, por ne aspektin ekonomik dhe ushtarak ajo kerkon nje pavaresi te veten, prodhimet e standartit Turk jane te papranueshme nga standarti Evropian, Turqia nuk ka interes te standartizohet si Evropa pasi eshte 1 nga exportuesit me te medhenj te standarteve te ulta, per te mos thene e para se po ja ze vendin Kina.

Sipas teje pse nuk do Turqia ? Apo se pranon Evropa e krishtere...?!

Nese do te preokupoheshim me shume per te ardhmen e vendit, do te mendoheshim te pakten 1 here, direkt JO, edhe sikur te ishte nje risk i tepruar per vendin, ky nxitimi i madh dhe i pamoderuar do te na haje koken.
Por ketu ende nuk ka nje nivel aq te larte altruizmi dhe mendimi. Une nuk jam ekspert i armatimit dhe lendeve kimike, por nga biseda me nje te tille dhe nga kendveshtrimi i nje Shqiptari qe nuk do te iki nga ky vend, nga kendveshtrimi i nje Shqiptari qe ka deshire te punoje per te ardhmen e tij ne vendin e tij, me vjen turp dhe keq qe jemi ende ne nivele te tilla, jonegocjues, jo mirekuptues, jo pozitiv.

Nje gje duhet te kemi te qarte : Askush nuk te detyron , askush nuk te lut qofte per sherbime ushtarake si ky i fundit, qofte per antaresim ne BE, jemi ne ata qe duhet te kontribuojme sa me shume dhe ta shtyjme veten perkrah vendeve te tjere.
 
Top