Armstrong vdiq nga një gabim/ Mjekët i morën jetën njeriut të parë që shkeli në hënë

Hera

Banned
Armstrong vdiq nga një gabim/ Mjekët i morën jetën njeriut të parë që shkeli në hënë



Neil Armstrong , njeriu që shkroi historinë me uljen për herë të parë në Hënë, vdiq për shkak të një gabimi të mjekëve.

Për të mbuluar këtë fakt, klinika ku ai ndodhej sipas New York Times, e pagoi heshtjen e familjes së astronautit me 6 milionë dollarë. Gazeta prestigjioze thotë se Mercy Health i dha këto para për një marrëveshje të fshehte në 2014-tën, dy vjet pasi Armstrong kishte ndërruar jetë.

Dokumentet e dala në dritë tani konfirmojnë se paratë u derdhen për shkak të pretendimeve se vdekja e Armstrong, kishte qenë pasojë e një gabimi.

Bota përkujtoi këto ditë 50 vjetorin e asaj që cilësohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit të 20-të, megjithatë fundi i protagonistit të uljes së parë në satelitin e vetëm natyror të tokes, nuk ishte po aq i lavdishëm.

Dy javë përpara se të vdiste në 2012-tën, Armstrong u shtrua në një spital të Ohajos me probleme kardiake, ndaj i vendosën një aparaturë që maste ritmin e zemrës ( pacemaker). Ai u bë pak më mirë e nisi të ecte vetë, kujton e shoqja, ndaj mjekët menduan se ishte momenti që aparatura t`i hiqej.

Por ndërsa kryenin këtë procedurë, stafi mjekësor shkaktoi aksidentalisht një çarje dhe hemoragji të brendshme. E gjithë kjo u mbajt e fshehur; u tha vetëm se shkak i vdekjes ishin bërë “komplikacionet postoperatore”.

New York Times thotë se 6 milionët e dhënë nga spitali për familjen në mënyrë që të shmangej një betejë ligjore, u ndanë mes dy djemve, vëllait dhe motrës se astronautit, ndërsa gruaja e dyte e tij, Carol, nuk pranoi të merrte para.

Top Channel
 
Top