Arsenali përmbys Valencian , Çelsi me llogari të hapura ndaj Aintrahtit

Frank

Anëtarë i respektuar.
celsi-1.jpg

U luajtën mbrëmjen e djeshme, sfidat e para gjysmëfinale në Europa League, ku nuk munguan rezultatet surprizuese.
Në “Emirates”, Arsenali fitoi me shifrat 3-1 ndaj Valencias, por me përmbysje. Ishin miqtë nga Spanja që zhbllokuan shifrat që në minutën e 11-të me Diakabi, i cili çoi topin në rrjetë me kokë.
Por, ekipi i Emeri reagoi menjëherë, ku në minutat 18 dhe 26, ishte Lakazet që me një dopietë, ktheu shifrat në favor të “topçinjve”. Edhe në pjesën e dytë, Arsenali kërkoi sërish të shënonte, dhe këtë gjë e arriti vetëm në minutën e 91-të, ku gjeti golin e tretë duke hedhur një hap të madh për në finalen e këtij kompeticioni, edhe pse asgjë nuk mund të quhet.

arsenal.jpg

Rezultat surprizë ai i sfidës tjetër, ku Aintraht Frankfurti i mori një barazim 1-1 Çelsit në shtëpi. Të dy golat e këtij takimi u shënuan që në pjesën e parë.
Në minutën e 23-të, Joviç zhbllokoi shifrat me një goditje mjaft të bukur me kokë nga brenda zone. Ekipi i Sarrit reagoi më pas, dhe vetëm në minutën e 45-të barazoi me Pedron, në zhvillimet e një goditje këndi.

Çelsi kërkoi edhe në pjesën e dytë, për të gjetur golin e dytë. David Luiz u ndal vetëm nga traversa, por edhe portieri i Frankfurtit e mbajti ende në lojë ekipin gjerman. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në takimin tjetër në Londër.


Balkanweb.com
 
Top