Arshavin s’mbahet para fanellës: Dua Barcelonën!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Arshavin s’mbahet para fanellës: Dua Barcelonën!
18 Korrik

Kur në Euro 2008 rusët po “qanin” mungesën e tij në dy ndeshjet e para në grup, shumë menduan se po gjenin justifikimin për paraqitjet jo fort mbresëlënëse. Por me futjen e tij në fushë, Andrei Arshavin e bëri krejt tjetër gjë skuadrën e Gus Hidinkut, që arriti deri në gjysmëfinalet e kompeticionit. Që nga ato ditë qershori, emri i yllit të futbollit rus dhe Zenitit të Shën Pjetërburgut, është lidhur me Arsenalin, اelsin, por më fort me Barcelonën. Dhe vetë lojtari shpjegon pse dëshiron aq shumë një telefonatë nga Guardiola...

? Mendoni që keni shpërthyer vonë si lojtar apo që ju jeni konfirmimi se Europa vazhdon të mos i hedhë sytë nga Rusia?

? Nuk e di, por mund të them me siguri që, duke pasur një sezon ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, futbolli rus vazhdon të mbetet i padukshëm në vende si Spanja, Italia apo Anglia.

? A ka ndryshuar shumë jeta juaj që pas Europianit?

? Që kur fituam Kupën UEFA me Zenitin u fillua të flitej për mua dhe gjithçka u amplifikua pas Europianit. Por unë vazhdoj të jem i njëjti.

? Ahora estكn Xavi, Iniesta...

Sف, !ya los sufrimos en la Eurocopa! Me encanta la facilidad de Xavi en ver el juego. Jugar a su lado tiene que ser una delicia.

Nunca ha jugado en el Camp Nou...

? Jeni vlerësuar dy herë si futbollisti më i mirë i Rusisë, duhet të keni kohë që ëndërroni emigrimin...

? Kur fituam kampionatin e kaluar thashë se ishte çasti i duhur. Kishim arritur majat, fituam kampionatin tonë dhe Kupën UEFA. Prandaj mendova se ishte momenti të largohesha.

? Eshtë edhe momenti që të filloni të fitoni vërtet para...

? Para? Dyshoj se ndonjë klub tjetër do të arrijë të më paguajë aq sa Zeniti. Nuk është çështje ekonomike, është aspiratë sportive. Unë dua të luaj në një kampionat të madh.

? Dhe nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit...

? Endrra ime është Barcelona, por kjo nuk është gjë e re. E gjithë bota e di që ëndrra ime është të luaj me Barcelonën, gjithmonë e kam pasur.

? Ndihmësi i Gus Hidinkut, Igor Korneiev, ka luajtur për një vit te Barcelona. Keni folur me të?

? Po, më ka shpjeguar shumë për këtë klub dhe për qytetin. Gjithmonë më ka thënë se do të ishte vendi më i mirë për mua, sepse nuk ka të krahasuar me klub tjetër.

? Dhe në fakti emri juaj është lidhur shumë me Barcelonën...

? E di, por tani që morën Hlebin nuk e di a do të më duan më.

? Aleks Hleb është një mesfushor luksi, por Arshavini është një sulmues protagonist...

? Sigurisht që jemi të ndryshem, por nuk e di a ka Barça më para për të më blerë.

? Ju si mendoni

? Unë po pres një telefonatë! Le të më blejë, por Zeniti kërkon shumë para.

? Mirë, por të paktën dihet që të dy klubet kanë nisur bisedimet.

? Di që Barcelona ofroi 15 milionë dhe Zeniti i kërkoi 30. Por janë shumë para dhe nuk e di si do të shkojnë punët.

? Në fund mund të qëndroni edhe në Shën Pjetërburg...

? Jo. Kam marrë një vendim dhe Advokati (trajneri i Zenitit) e ka të qartë se do të largohem.

? Ndoshta në Londër?

? Këtë nuk e di, por dëshira ime është shumë e qartë.

? Para dhjetë ditësh ju ishit në Angli dhe u fol se kishit biseduar me اelsin dhe Arsenalin. Tani ka dalë në skenë edhe Totenhami...

? Nuk kam qenë në Londër për bisedime me askënd. Mora leje për disa ditë pushime nga klubi, pas Europianit, por nuk isha në Londër.

? Për momentin i jeni rikthyer futbollit me Zenitin.

? Nuk dua të rrij disa javë pa u stërvitur dhe pa luajtur. Bëra një marrëveshje me trajnerin dhe me lejen e klubit që do të stërvitesha me skuadrën por do të aktivizohesha në ndeshjet zyrtare vetëm në raste të domosdoshme.

? Si e shihni një treshe sulmi Mesi?Arshavin?Henri?

? Uff. Mesi është një lojtar shumë i mirë dhe të luash përkrah tij do të ishte një mrekulli. Dhe për Henrinë çfarë mund të them... më magjeps!

? Por nuk dha atë që pritej sezonin e tij të parë te Barcelona...

? Vinte nga një futboll tjetër dhe iu desh pak që të përshtatej. Por nuk mund të vihet në diskutim cilësia e tij e jashtëzakonshme.

? Nuk mendoni se mund t’ju kushtojë presioni që po luani me Barcelonën?

? Jo, absolutisht jo. Luaj prej tetë vitesh me skuadrën e parë të Zenitit dhe presioni i këtij niveli është edhe atje.

? Nëse do të përfundoni te Barça do të stërviteni nga Guardiola. ا’mendim keni për të?

? Si trajner nuk e di dhe nuk mund të them gjë, sepse di vetëm që ka drejtuar skuadrën e dytë të Barçës. Por si futbollist ishte shumë i mirë, i shkëlqyer.

? Keni luajtur apo keni qenë ndonjëherë në “Camp Nou”?

? E kam parë shumë herë nga televizori, por kurrë nuk kam qenë aty. Duket një stadium i shkëlquer dhe një fushë e mrekullueshme. E madhe, plot hapsirë...

? Por edhe me një tifozeri shumë kërkuese...

? Eshtë madhështia e klubit që e bën të tillë. Sepse janë mësuar që skuadra të luajë bukur dhe të fitojë tituj.

? Dhe ju do t’ju pëlqente shumë të bënit pjesë në këtë skuadër...

? Kjo është dëshira ime.
 
Top