Arshi Pipa

CoNNecT

Administrator
Ka lindur në Shkodër më 1920. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, ai studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij të boruara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në: 1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare. Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italo-shqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Arshi Pipa

Ne kanal

Një episod nga puna e detyruar në kënetën e Maliqit (Verë, 1948)

Ajo ditë e fundkorrikut ishte tepër e nxehtë. Dielli filloi të digjte më shumë se zakonisht duke e mbushur kënetën me një dritë të shndritshme që e bënte baltën e zezë poshtë ujit të ndriçonte si antracit.

Nikolla kishte etje, por në materen e tij nuk kishte mbetur asnjë pikë. Më e keqja ishte që e dinte se kishte shumë mundësi që ai të mos e mbushte më atë ditë mataren e tij; askush nuk ishte parë duke transportuar ujë të pijshëm përgjatë kanalit. Nuk ishte hera e parë që në ditët më të nxehta shërbimi i ujit të neglizhohej nëse ai do të kishte qenë në pjesën e kanalit ku njerëzit punonin në tokë të thatë, ai do të kishte hapur një vrimë në tokë dhe do të kishte pirë nga uji që do të rridhte në gropën e vogël.Sigurisht që uji do të ishte i neveritshëm, pak i kripur dhe do të zbriste në stomakun e tij si plumb, por, të paktën, ai do t’ia hiqte etjen që e torturonte.

Për një çast Nikolla pushoi së gërmuari. Ai pastroi djersën nga balli i tij dhe pyeti Mukon, djalin që po punonte më afër tij, nëse kishte ngelur ndonjë pikë ujë në mataren e tij. Mukoja u habit:

- Përse duhet të kem? Mos vallë dielli është më i sjellshëm me mua se sa me ty?

Ai vazhdoi duke u tallur:

Lum ti që je i zhytur deri në brez në kënetë. Mendo qetë e fshtatit tënd. Përse nuk vepron si ata? Të siguroj që etja jote do të zhdukej në çast...
----------------------------------------------------------------
Lamtumirë


Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda

-------------------------------------------------
Nisje


Lamsh na perlane --cka mundem me rrembye
prej teshash vrik --e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s'mbrapshti, ashtu mberthye

sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flase.

E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
puth gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t'ajtuna, t'gerdheshna

nen klithmat e paza... Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.
 
Top