Arsimi i lartë, miratohet projektligji

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Qeveria miraton 600 emra për legalizimet – Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u kalua VKM-ja “Për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”, që prekin rrethet Lushnjë, Fier, Berat, Lezhë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Kavajë, Durrës, Krujë. Janë 61 parcela të miratuara, me 669 familje që përfitojnë nga procesi i legalizimit.


Nikolla: S’ka kompromis me cilësinë. Iku koha e universiteteve që bëjnë sikur japin mësim

Ministrja-e-Arsimit-Lindita-Nikolla-duke-folur-gjate-nje-konference-shtypi_1.jpg


Pas diskutimesh të ashpra, që zgjatën disa muaj me radhë, mes palëve, propozime që u morën dhe jo në konsideratë nga anëtarët e komisionit të pavarur, tashmë kemi një projekt për arsimin e lartë, ai që, sipas zyrtarëve të MAS-it, do t’i hapë rrugën një epoke të re për arsimin në vend.
Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin, aq shumë të debatuar në radhët e studentëve, këshillave të fakulteteve dhe studentëve.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, përshëndeti miratimin e draftit si pjesë e reformave, duke theksuar se në emër të institucionit që ajo drejton, nuk do të bëjë kurrsesi kompromis në kurriz të cilësisë.
Sipas saj, drafti që pritet të miratohet në Kuvend do të sjellë ndryshime rrënjësore në sistemin e lartë arsimor në vend.
“Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë dhe koha e universiteteve që bëjnë sikur japin mësim ka marrë fund.
ثshtë e vërtetë që ligji i ri ndryshon skemën e financimit të universiteteve dhe se shteti do të jetë financues, por këto financa duhet të prodhojnë maksimumin e cilësisë”, shpjegoi Nikolla, sipas së cilës do të rritet ndjeshëm autonomia universitare dhe do të modernizohet qeverisja e brendshme universitare.
Disa prej pikave më shumë të kundërshtuara nga pedagogët dhe studentët ishin: mohimi i së drejtës së votës së studentëve në proceset zgjedhore në universitete; autonomia, që sipas tyre do të cenohet me përfshirjen e bordeve menaxhuese, pjesë e të cilave do të jenë edhe pedagogë jashtë fakultetit dhe skema e re e financimit, që thuhet se favorizon universitetet private, me paratë e buxhetit të shtetit, që deri më tani nuk i kanë mjaftuar as vetë universiteteve publike.
Në listë nuk përjashtohen as kundërshtitë lidhur me vendosjen e një kufiri maksimal e minimal të tarifave të studimit që, sipas dekanit të Fakultetit të Historisë dhe Filo-logjisë, Shezai Rrokaj, mund të krijojë një problem shumë të madh në përplasjen për tarifat midis studentëve dhe strukturave akademike.
“Qeveria e gjendur keq do të marrë anën e publikut, studentëve dhe do të afrojë gjithmonë tavanin me dyshemenë, dhe do ta rrafshojë me dyshemenë. Pra, duket sikur ia ka dhënë këtë liri universiteteve, por praktikisht i takon asaj të përcaktojë te tarifat se sa larg dyshemesë do të qëndrojë tavani. Pra, sa do të rriten”, argumentoi më herët Rrokaj.
Deri më tani, pavarësisht revoltës së studentëve dhe disa pedagogëve të Universitetit të Tiranës, anëtarët e Komisionit të Arsimit të Lartë u bashkuan vetëm në një pikë me ta, duke iu rikthyer studentëve të drejtën për të marrë pjesë në proceset zgjedhore, ndërsa pikat e tjera, me ose pa pëlqimin e tyre, u miratuan dje, ndërsa me hyrjen e ligjit të ri në fuqi, pritet të nisë edhe zbatimi. Shpresa Mezini

g.shqip
 
Top