Arsyet se përse teknologjia është armik i fëmijëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Psikologji

Terapistët pediatrikë u bëjnë apel prindërve, mësuesve dhe qeverisë për të ndaluar përdorimin e pajisjeve elektronike te fëmijët nën 12 vjeç, të cilat shkaktojnë probleme të natyrave të ndryshme


teknologjia-3.jpg


Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë konfirmojnë se fëmijët nga 0 në 2 vjeç nuk duhet të përdorin në asnjë mënyrë teknologjinë celulare; për fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç ekspozimi ndaj teknologjisë duhet të jetë një orë në ditë, ndërkohë që nga 6 në 18 vjeç jo më shumë se dy orë në ditë.
Fëmijët dhe të rinjtë e përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë se sa sasia e orëve të rekomanduara, me pasoja të rënda dhe të rrezikshme për jetën (Kaisee Foundation 2010, Active Healthy Kids Canada 2012). Pajisjet portative (telefonat, tabletat, lojëra elektronike) e kanë rritur ndjeshëm aksesin dhe përdorimin e teknologjisë, sidomos nga ana e fëmijëve ende shumë të vegjël (Common Sense Media, 2013). Terapistët pediatrikë u bëjnë apel prindërve, mësuesve dhe qeverisë për të ndaluar përdorimin e pajisjeve elektronike te fëmijët nën 12 vjeç. Më poshtë janë listuar disa arsye, mbështetur nga hulumtimet, që justifikojnë këtë ndalim.

Rritja e shpejtë e trurit

Nga 0 deri në 2 vjeç, truri i fëmijëve i trefishon përmasat e tij dhe vazhdon të zhvillohet me shpejtësi deri në moshën 21-vjeçare të jetës së çdo individi. Zhvillimi i hershëm përcaktohet nga stimujt e jashtëm, ose nga mungesa e tyre. ثshtë demonstruar se stimulimi mbi një tru në zhvillim, i gjeneruar nga mbiekspozimi ndaj teknologjisë (celular, internet, iPad, TV), mund të lidhet me deficitin e funksioneve ekzekutive dhe të vëmendjes, vonesën konjiktive, paaftësinë për të nxënë dhe me rritjen e impulsivitetit.

Vonesa në zhvillim

Përdorimi i teknologjisë redukton lëvizjen dhe kjo mund të shkaktojë vonesa në zhvillim. Aktualisht, një në tre fëmijë e fillon shkollën me vonesë dhe kjo gjë ndikon negativisht në analfabetizëm dhe në rezultatet shkollore. Ndërkohë që lëvizja përmirëson vëmendjen dhe aftësinë e nxënies. Pra, përdorimi i teknologjisë, nën 12 vjeç, është i dëmshëm për zhvillimin dhe të nxënit e fëmijës.

Obeziteti gjithnjë e më i përhapur


Qëndrimi përpara televizorit dhe luajtja me videolojëra lidhet me rritjen e obezitetit. Fëmijët, të cilët brenda dhomës së tyre të gjumit kanë pajisje elektronike, përbëjnë 30% të rasteve me obezitet.

Një në katër fëmijë kanadezë dhe një në tre amerikanë është obez, ose e thënë ndryshe, mbipeshë. Në 30% të rasteve, fëmijët obezë bëhen me diabet. Ndërkohë personat obezë janë më të ekspozuar nga goditjet dhe infarkti, që reduktojnë ndjeshëm pritshmëritë e jetës. E më kryesorja, për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit XXI mund të paraqesin gjeneratën e parë të cilët nuk do të jetojnë më shumë se sa prindërit e tyre.

Privimi i gjumit

60% e prindërve nuk e kontrollojnë përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tyre, ndërsa 75% e tyre kanë aparate teknologjike nëpër dhoma. Ndërkohë që po 75 është përqindja e fëmijëve, nga 9 në 10 vjeç, që nuk flenë mjaftueshëm. Ky është një problem i cili gjithashtu meriton vëmendje.

Sëmundjet mendore

Përdorimi i shumtë i teknologjisë është një nga faktorët kryesorë, shkaktar të rritjes së depresionit te fëmijët, ankthit dhe i shqetësimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me sjelljen. Në Kanada, një në gjashtë fëmijë është prekur nga një sëmundje mendore e diagnostikuar.

Agresiviteti

Përmbajtjet e dhunshme që transmetohen në media mund të shkaktojnë agresivitet te fëmijët. Më të vegjlit po ekspozohen gjithnjë e më shumë me episodet e dhunës seksuale dhe fizike nga mediat aktuale. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhunën në media e kanë përcaktuar si një rrezik për shëndetin publik, për shkak të ndikimit të saj te fëmijët, duke i bërë agresivë që në këtë moshë.
g.shqip
 

Aki

misfit
Titulli: Arsyet se përse teknologjia është armik i fëmijëve

Interesante, vertete qe femijet duhet te kalojne nje kohe te caktuar me keto vegla te them, e te inkurajohen te dalin jashte te luajne si dikur. Sa per agresivitetin eshte ceshtje diskutabile se qe ne kohen e nintendos kur rrinin e luanin femijet dhe jane bere shume hulumtime e disa jane pro disa kunder, dmth qe ska te beje fare. Ajo qe kam vene re eshte pikerisht vemendja, femijet sa me shume kohe kalojne me telefona e iPad aq me pak kane durim dhe nerva te merren me gjerat tjera, pothuajse si simptomat e ADHD, po ok edhe kjo diskutabile, shume varet nga femija ne femije...
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Arsyet se përse teknologjia është armik i fëmijëve

C'te beje prinderi, kur jua ofron vete shkolla.... K'to/Shteti e dijne saktesisht, se c'fare po ju shkaktojne femijeve ne pergjithesi dhe pse, me hapa kaq te shpejta.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Arsyet se përse teknologjia është armik i fëmijëve

Per te vetmen arsye per mua dhe ajo eshte:

E largon nga kontakti fizik me librin, fletoren dhe lapsin. :kapele:
 
Top