Arvanitët janë vendas dhe themeluan Greqinë e Re

Marla

Quo Vadis!

arvanitas.jpg

Nga Ejup Shabani

Në kuadër të festës së 7 Marsit, ditës së hapjes së shkollës së parë shqipe, në Qendrën e Kulturës në Kërçovë “Koço Racim”, më 6 Mars u promovua libri i “Arvanitët-Themeluesit e Greqisë së Re”, i historianit nga Elbasani Arben Llalla, por që jeton dhe vepron prej më se 20 vitesh në Maqedoninë e Veriut.

001-237x335.jpg


Në fjalën e tij profesori universitar prof.dr. Nebi Dervishi, ndër të tjera tha: “Libri i Arben Llallës “Arvanitët” paraqet studimin e parë më të plotë nga fusha e historisë lidhur me Arvanitët ose Arbëreshët e Greqisë, të cilët jo vetëm që janë vendas në këtë vend, por edhe janë themelues të Greqisë së Re. Ky libër para së gjithash u drejtohet atyre që i kërkojnë të dinë dhe kanë jo vetëm mendje, por edhe cyten nga shpirti e dëshira në vazhdimësi për historinë shqiptare në trevat etnike”.
Më tej, profesori i gjuhës shqipe Qamil Aliu bëri vlerësime të poezisë arvanitase që janë në këtë libër. Prof. Qamil Aliu tha: “Autori Arben Llalla në librin e tij na jep të dhëna se fillet e para të vargënimit poetik arvanitas i gjejmë që në shekullin XIII. Ajo që më bëri përshtypje është një baladë e fillim vitit të largët 1400 me titull “Vdekja e Luftëtarit”. Është e këndshme të lexosh e ta ndjesh njëkohësisht shqipen e lashtë arvanitase”.


Në fund të aktivitet foli autori i librit historiani Arben Llalla, i cili tregoi rreth kërkimeve të tij në Greqi rreth shqiptarëve gjatë viteve që ka jetuar edhe punuar atje. Historiani Llalla rrëfeu rreth origjinës shqiptare të shumë personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore duke filluar që në themelimin e shtet grek më 1821 e deri tek origjina shqiptare të shumë ministrave, deputetë, akademikë grekë.

Të pranishmit ridrejtuan disa pyetje Arben Llallës lidhur me shqiptarët në Greqi, arvanitasit dhe gjenocidin grek mbi popullsinë shqiptare në Çamëri më 1944-‘45.
Libri “Arvanitasit-Themeluesit e Greqisë së Re”, është libri i pestë i autorit, ndërsa është botuar edhe në gjuhën angleze. Libri flet për kontributin e shqiptarëve të Greqisë në themelimin e shtetit grek, ku sipas të dhënave të sjella nga historiani Arben Llalla shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitas, jo vetëm janë heronjtë, por ishin presidentë, kryeministra, themelues së Akademisë së Athinë, e kështu me radhë.

Autori ka sjellë shumë të dhëna shkencore, në të cilat hedh poshtë pretendime e historiografisë greke të ngritura në mite. Arben Llalla shkruan se ishin perandoria Ruse, Britania e Madhe dhe Franca ata që luftuan kundër perandorisë osmane dhe më 1827 bënë të mundur shpalljen e Pavarësisë së Greqisë. Historiani thotë se nuk ishte luftë kombëtare greke, por një luftë për uljen e taksave nga arvanitasit, romios, vllahët, sllavët, luftë që u shfrytëzuan nga Rusia, Britania dhe Franca për të shkëputur faza-fazash pjesën e tokave të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Libri “Arvanitët-Themeluesit e Greqisë së Re” është çështje e paprekur në këtë mënyrë, siç e ka trajtuar e ndërtuar autori, pra në totalitetin e saj historik, shkencor, politik, diplomatik dhe kombëtar. Libri karakterizohet nga shumë fakte (dëshmi, citate, libra, shkresa, raporte, deklarata e të tjerë), ashtu siç e kërkon shkenca e historisë, duke krijuar një mozaik sa të qartë, aq edhe të dhimbshëm për realitetin tragjik të kësaj pjese të popullit tonë. Krahas shumë fakteve, librin e shquan edhe qasja analitike, pra interpretimi i tyre me logjikë shkencore, filozofike e politike, duke krijuar një imazh të qartë për kontekstin e gjërave në kohë dhe hapësirë. Kjo do të thotë se në njërën anë kemi të bëjmë me historinë si koncept shkencor, por në anën tjetër edhe me historinë si koncept politik. Në fakt ky libër është demitizim i historisë zyrtare e nacionaliste; ofron alternativën e domosdoshme të leximit dhe perceptimit të së vërtetës. Në këtë mënyrë na del një libër paqësor e human, që nuk nxit urrejtje, por që fton në tryezën e së vërtetës historike për t’i flakur dilemat, gënjeshtrat dhe manipulimet politike.

/27.al
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
E dine shume mire dhe Vete Greket ,por nuk e pranojne.
Kane nje veti te tmerrshme rracore per asmilimin e cdo etniteti ,qe futet dhe eshte futur ne vendin e tyre nder valet kohore.
 

Comedy_Central

Rashe Pashe Dufllak Grashe
E dim e dim por puna osht se shqiptaret e sotem skan me gjak ilir...500 vjet ne nje buce po ta ndukesh me turkun zhduket gjaku paster tash i ke krejt ezmera 1.70 maximumi
 
Top