As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm

Intervista e Meghan që akuzon familjen mbretërore për racizëm lë vend për mosbesim dhe tmerr, mendon Jochen Buchsteiner (FAZ).

1615305660055.png

Tani të gjithë të interesuarit dhe shumë të tjerë, dëgjuan variantin "Meghan" të historisë. Sipas saj dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, u larguan nga familja mbretërore, sepse ajo tregohet e ftohtë ndaj atyre që bëhen pjesë e familjes për shkak të martesave, i injoron thirrjet e tyre për ndihmë dhe përhap të pavërteta rreth tyre.
Por akuza që provokon më tepër dhe shkakton si mosbesim dhe tmerr është ajo për racizëm. Fjala tmerr do të jetë vërtet me vend, nëse është e vërtetë që "dikush nga familja mbretërore" paska shprehur në bisedat me Princ Harryn shqetësim lidhur me ngjyrën e lëkurës së djalit të tij, kur Meghan ishte shtatzënë.

Motive të paqarta

Se çfarë e motivoi Meghanin për ta bërë publike këtë akuzë gjysmë anonime, vetëm ajo e di. Ajo do t'i ketë llogaritur pasojat jo vetëm për marrëdhëniet breda familjes, por edhe për reputacionin e familjes mbretërore në botë.

1615305691899.png
Meghan Markle dhe Oprah Winfrey

Intervistuesja e famshme amerikane, Oprah Winfrey, e cila zhvilloi bisedën skandaloze, nxitoi pas transmetimit të saj të bënte të qartë dhe të fshinte çdo lloj dyshimi, se të ftuarit e saj kishin folur për Mbretëreshën ose të shoqin Philipin.

Melodramë në Buckingham

Megjithatë sipas fjalëve të një deputeti të konservatorëve në Parlamentin Britanik me intervistën e tyre dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, kishin "shpërthyer një bombë atomike". Brenda natës, një telenovelë familjare u kthye në një çështje të vogël shtetërore.
Madje dhe kryeministri Boris Johnson u ndie i detyruar të deklarojë se "në shoqërinë britanike nuk ka vend për racizëm" - pra as edhe në radhët e familjes mbretërore. Partia Laburiste i kërkoi madje Pallatit të Buckinghamit të hetojë akuzat kundër familjes mbritërore.

Deri tani Pallati mbretëror po heton vetëm ankesat e brendshme kundër dukeshës së Sussexit, Meghanit, sipas të cilave thuhet se gjatë kohës që jetonte në pallantin Kensington ajo kishte fyer dhe poshtëruar punonjësit, veçanërisht punonjëset femra.

Ditët e ardhshme do të shihet nëse familja mbretërore do të mund të vazhdojë kursin e saj tradicional "kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego".

/DW
 
Last edited by a moderator:
Kjo e demton Charles dhe monarkine, jashtezakonisht. Eshte tradheti nga ana e te birit dhe nuses oportuniste.

Kjo budallacka per te fituar pak fame dhe per te perligjur shkeputjen nga familja mbreterore shkon dhe jep intervista te tilla qe nuk me duket dhe shume e vertete pasi nese familja mbreterore do ishte kunder dhe kjo tarallakja do kishte fatin e Lady Dianes ndonje aksident rrugor.

Mgjate nje mesim per ju cunat nga Megan dhe Harry: Kujdes ca i thoni grus ke veshi se vjen 1 dite e ta qit :p

Prapre pyetje te tipit pse e beri kete Megan,qe te behet heroine e luftes kunder racizmit apo qe ta shkepuse Harryn komplet nga familja e vet, qe ai te mos e ndajë dhe te kthehet ne familje?
 
E beri se eshte nje aktore.. nje amerikane ne mendesine e saj qe nuk merr parasysh as Kulturen dhe as traditat e nje vendi .. ajo interviste e bere nga Opra ishte nje Show i vertet.
Kjo do pushtet absolut dhe vemendje ... ndau burrin per Harry ( k.kandari)... nuk i eci me mbreterine, perdore viktimizmin e racizmit dhe disfaten psiqike te Harryt per humbjen e se emes.
Nje si kjo shkel mbi kufoma.
Ps: u pa ci beri te jatit . .. e hodhi ne plehra.
 
monarkia nuk jan engjej gjithashtu endrra ...

ajo ben gabim se ska shume njohuri me ke ka te beje por bravo i qofte per guximin
nuk duan te jetojn nen tutelen e tyre e mire bejne , zgjedhja e tyre
 
monarkia nuk jan engjej gjithashtu endrra ...

ajo ben gabim se ska shume njohuri me ke ka te beje por bravo i qofte per guximin
nuk duan te jetojn nen tutelen e tyre e mire bejne , zgjedhja e tyre
E kush tha se jane engjej ?
Monarkia eshte institucion ..askush kush rritet aty si lejohet te beje jete normale. por kjo sqe gucim por loje bixhozi.
Eshte nje manipulatore e lindur .. por do i shkoje bosh.
Sepse nuk ndertohet jeta jote duke prish te te tjereve.
E gjitha ishte se nuk kishte te njejtat te drejat si ne monarki si ne Kanada.
Tani mungojne dollaret.. e si behen ndryshe?
Ja pra duke ber lajme po prap me Monarkine.
 
Top