Asgjê nuk është më njesoj që kur...

Ania

Antarë i Respektuar
Jeta na perplas neper kryqezime!
Te gjithe e dime që është një labirint.
Por, asnjëherë nuk e dime se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas.
Ndaj gjithmonë kemi dy opsione: të marrim kontrollin ose të mbijetojmë nën presion.
"Dhe asgje nuk eshte me njesoj qe kur bota humbet nen kembet e tua dhe ti nuk mundesh te besh asgje"

Ne jeten tuaj cfare ju beri te ndryshoje gjithcka, qofte dhe ju vetë?!
 

A2.

Kūki Yomenai
Momenti kur e kuptuan prindërit që po dal me vajzën të cilën e kam grua tani, dhe nuk ishin të kënaqur me zgjedhjen time, duke më detyruar të zgjedh mes saj dhe familjes... unë zgjodha të marr kontroll mbi jetën time, atëbotë isha 17 vjeçar, u largova nga shtëpia, themelova një kompani nga e cila i siguroja të ardhura të mjaftueshme për vete... etj etj. Tani jam njeriu fatlum, ku jam i martuar me vajzën që zgjodha duke qenë shumë i ri, e, edhe me prindërit kam raporte të mira...
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Ndaj gjithmonë kemi dy opsione: të marrim kontrollin ose të mbijetojmë nën presion.
Te marrim kontrollin...e si?
fjale klishe thuhen shpesh por ka ca situata ku duhet te tregosh maturi e durim , deri ath kur gjithcka te fashitet vetvetiu
Ne jetojme nen presion cdo dite , te punes, familjes, ekonomise, marredhenieve njerezore , etj
Vetem nese njeriu heq dore nga e drejta e te jetuarit , jetohet pa qene i nenshtruar apo nevoja per ekzistence
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Nese do ishim vetem mes ketyre dy zgjedhje,ne te shumten e rasteve do kishim rezultate dramatike.
Besoj dhe jam e bindur qe durimi sjelle fryte te embla.Asgje ne bote nuk eshte e pandryshueshme.Ose te pakten ne duhet te bejme perpjekje per ta ndryshuar ,qe bashke me ndryshimin te na vije rezultati i deshiruar.
Nese te tregoj nje fragment nga jeta ime,jam e bindur se te gjithe do thoni se ke zgjedh tebijetosh nen presion,por jo.
Une zgjodha tu jepja kohe njerezve,per te me njoh mua dhe vlerat e mia.
Rezultati?
I deshiruari,por edhe i kunderti te ishte,besoj se jetova sipas llogjikes se nje 20 vjecareje .
 

Ania

Antarë i Respektuar
Momenti kur e kuptuan prindërit që po dal me vajzën të cilën e kam grua tani, dhe nuk ishin të kënaqur me zgjedhjen time, duke më detyruar të zgjedh mes saj dhe familjes... unë zgjodha të marr kontroll mbi jetën time, atëbotë isha 17 vjeçar, u largova nga shtëpia, themelova një kompani nga e cila i siguroja të ardhura të mjaftueshme për vete... etj etj. Tani jam njeriu fatlum, ku jam i martuar me vajzën që zgjodha duke qenë shumë i ri, e, edhe me prindërit kam raporte të mira...
Sa me lumturuan keto fjale☺️
Mu duk sikur lexova nje roman brenda atyre pak fjaleve.
Me shpirt uroj qe te keni vetem lumturi ne familjen tuaj??
 
  • Zemer
Reactions: A2.

Endrra

VIP
V.I.P
Vdekja si proces qe te merr njerezit qe per ty ishin fryma e jetes ... ideja qe zgjohu e jeto jeten tende jo te te tjereve ... duke humbur ate njeri mu be e vetdijshme qe sa kohe, durim.. sakrifice kisha dhuruar per njerez qe as se vleresonin dhe as se vinin Re cfare kisha bere nder keto vite per ta ... nderkohe kisha humbur kaq shume kohe pa ja kushtuar njeriut qe me rriti , duke menduar qe ai eshte i perjetshem .
Zgjohesh nje dite dhe ai nuk jeton me.
 
Top