Ashensori- akuarium

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ky është një nga ashensorët më të veçantë që e gjen vetëm në Gjermani. AquaDom-i ndodhet në Berlin dhe është 25 metra i lartë.
Ashensori përbëhet nga një cilindër prej xhami akrilik brenda të cilit ndodhet një ashensor transparent. Sigurisht që inxhinierët që janë marrë me projektimin dhe ndërtimin e tij janë paguar nga hoteli “Radisson SAS Hotel”, brenda të cilit ndodhet dhe ky ashensor.
Ky ashensor, që shumë mirë mund ta quani dhe akuarium, ka kushtuar 12.8 milionë euro. Cilindri prej xhami akrilik është ndërtuar nga kompania amerikane Reynolds Polymer Technology.
AquaDom-i është cilindri prej xhami akrilik më i madh i ndërtuar ndonjëherë, me një diametër më shumë se 11 metra. Vetëm baza prej betoni në të cilën është vendosur ka qenë 9 metra e lartë.
Ky ashensor është i mbushur me 900 mijë litra ujë deti dhe ka mbi 2 mijë e 600 peshq nga 56 specie të ndryshme. Klientët e hotelit kanë mundësi të shohin çdo ditë se si bëhet ushqyerja e peshqve dhe pastrimi nga brenda i akuariumit.
/Shekulli Online

ashensori-akuarium.jpg

strangest-elevators-01-0811-mdn.jpg

unbelievable_elevator_inside_640_06.jpg

a74.jpg


ashensori-akuarium.jpg
belugaRS.jpg
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Ashensori- akuarium

ketu vetem te shikosh ja vleka te hipesh.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Ashensori- akuarium

Shum i bukur...vetem nqfse s'ka si ky peshku i frikshem brenda se atehere behet i fryksheeem! :shokim:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Ashensori- akuarium

Shum i bukur...vetem nqfse s'ka si ky peshku i frikshem brenda se atehere behet i fryksheeem! :shokim:

Delfini sben pjes nga akuariumi, ishte bonus per temen:p Edhe pse nqs e shikon mire, s'eshte aq i frikshem:)
 

cent

...Lontano
Titulli: Ashensori- akuarium

Shum interesant ky shensor - Aquarium
Kushedi sa kushton nata tek ky Hotel
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ashensori- akuarium

Keto quhen ndryshe "kaprico"...!
 
Top