Aspirina nuk është vetem për qetësimin e dhimbjeve, u tregojmë efektet e saj si maskë

Jetmira

Antarë i Respektuar
aspirina.jpg

Aspirinën e përdorim si një nga barnat më të rëndësishem mjeksor per qetësimin e dhimbjeve apo simptoma të tjera të gripit dhe ftohjes, por pak
kush e di se përdoret edhe për të pëmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës.
Më poshtë janë dy maska të jashtëzakonshme për fytyrën tuaj që ju ndihmojnë të eliminoni rrudhat dhe t’i ktheni shkëlqimin fytyrës suaj. Maska me limon dhe aspirinë

Maska1.
Përbërësit: Tre tableta aspirinë
Tre lugë gjelle lëng limoni

Si ta përgatisni? ثshtë shumë e lehtë. Shtypini tabletat e aspirinës, dhe më pas përzieni me lëngun e limonit derisa të formoni një masë homogjene. Pasi ta përgatisni këtë maskë, vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë. Maska me aspirinë, mjaltë dhe jogurt


Maska2.
Përbërësit:
Pesë tableta aspirinë
Dy lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle jogurt

Si ta përgatisni?
Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Më pas, një copë pëlhure lageni me ujë të ftohtë dhe ngroheni në mikrovalë për gjysmë minuti. Më pas vendoseni këtë pëlhurë në fytyrën tuaj, dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta në mënyrë që të hapen poret e fytyrës suaj dhe absorbimi i maskës të jetë më i mirë.
Më pas thajeni fytyrën tuaj dhe vendoseni maskën që keni përgatitur duke përzier të gjithë përbërësit e sipërpërmendur.
Lëreni të qëndrojë për gjysmë ore, më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë sërish të ftohtë dhe vendoseni kremin e juaj të zakonshëm që e përdorni për fytyrën.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
bukur………..
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Aspirina ,sa kohe kam pa pire aspirine,viteeee tashme.
 
Top