Ata që s’më dhanë votën, iu rëntë...

Kandidati shqiptar për deputet i shtang të gjithë, shpërthen në mallkime ndaj votuesve: Ata që s’më dhanë votën, iu rëntë…​

-800-0-604f946c21827.jpg

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, i cili nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, ka mallkuar të gjithë ata që i kanë premtuar votën dhe nuk ia kanë dhënë atë.


“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar Morina në Facebook.

Ndërkohë, ai e ka edituar postimin, duke hequr nga “mallkimi” i tij, kancerin dhe sidën.


“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, ka shkruar Morina herën e dytë.


Sot.com.al
 
Top