Atletico Madrid hipotekon titullin, përmbysje në minutat e fundit

suarez-1100x620.jpg
Atletico Madrid me një dorë në titullin kampion të Spanjës. Atletico luajti ndeshjen e parafundit të kampionatit ndaj Osasuna-s, të cilët vunë në vështirësi ekipin kryesues me një gol në minutën e 75.

Por, avantazhi nuk zgjati shumë pasi në minutën e 82 madrilenët e Diego Simeone barazuan me Renan Lodi dhe pesë minuta më vonë arritën të përmbysin rezultatin me Luis Suarez.

Titulli matematikisht do të shkojë në Madrid, por ndeshja e fundit do të përcaktojë fituesin e tij.

Atletico Madrid ndiqet nga Reali me një diference prej dy pikesh, por ndeshja e fundit do të jetë decizive për të dy skuadrat. Javën e fundit “Los Rojiblancos” do të luajnë në transfertë kundër Valladolid, ndërsa “Los Blancos” do të presin Villarreal.

A2news.com
 
Top