Autogoli mban Milanin .Atalanta befason Juventusin Handanoviç prish festën e Kontes !

milan-1-1100x620.jpg
Milan arrin të mbajë vendin e dytë në klasifikim, pas fitores me vështirësi ndaj Genoas në San Siro.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh me një gol të bukur të Ante Rebic, në pjesën e parë, por Destro barazoi me kokë, pas një goditjeje këndi, duke barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Milan riktheu avantazhin pas autogolit të sulmuesit kryesor të miqve, Scamacca, i cili pati fatin e keq që të devijonte me shpinë në portën e tij krosimin e Calhanoglu nga këndorja.

5 minuta nga fundi, ekipi i Stefano Piolit rrezikoi që të barazohej, por Kjaer dhe Tomori larguan dy herë topin nga vija fatale, pas një gabimi të portierit Donnarumma.

ata-juve-1100x620.jpgMe këtë sukses, kuqezinjtë ruajnë vendin e dytë në klasifikim edhe pas kësaj jave të Serisë A, duke vijuar luftën për zonën Champions.

Atalanta fitoi 1-0 përballjen direkte ndaj Juventusit për zonën Champions, duke parakaluar në renditje bardhezinjtë, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e katërt.

Një gol i Malinovsky në pjesën e dytë, pas një devijimi të Alex Sandros, i dha 3 pikët bergamaskëve, që bëjnë një hap të sigurt drejt pjesëmarrjes sezonin tjetër në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

Ndërkohë, Lazio e vendit të gjashtë fitoi 5-3 ndaj Beneventos, duke iu afruar 4 pikë Juventusit, por me një ndeshje më pak sesa bardhezinjtë.


Interi dhe Napoli nuk kanë shkuar më shumë së një barazim në sfidën e vlefshme për javën e 31-të Serisë Ahanda.jpg
Protagonist në këtë ndeshje u bë portieri Handanoviç i cili shkaktoi një autogol në minutën e 36-të të takimit. Goli i barazimit nga zikaltrit erdhi nga mesfushori Eriksen i cili realizoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.
Pjesën e mbetur të takimit të dyja ekipet provuan të gjenin golin, por pa rezultat. Interi mbetet kështu në vendin e 1 me 9 pikë larg Milanit ndërsa Napoli ngelet në vendin e 5-të me 2 pikë pas Juves.

A2news.com
Panoramasport.al
 
Top