Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Një intervistë për emisionin e DW-së “Conflict Zone” me ministrin turk për Rininë dhe Sportet Akif اaًatay Kiliç u konfiskua nga kjo ministri në Ankara. Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Limbourg e dënoi këtë qendrim.


Intervista u zhvillua mbrëmjen e së hënës (05.09) në këtë ministri në Ankara për emisionin e përjavshëm të DW-së “Conflict Zone” me moderatorin Michel Friedman. Temat e intervistës ishin diskutuar paraprakisht dhe i sihin komunikuar ministrisë, vuri në dukje Friedman.

Friedman i shtroi pyetje ministrit lidhur me puçin e dështuar në korrik, arrestimet masive që pasuan si dhe për gjendjen e vështirë të shtypit në Turqi e pozitën e gruas në shoqërinë turke. Ministrit Kiliç gjatë intervistës iu kërkua edhe që të sqarojë disa citate të presidentit Erdogan lidhur me këto tema.

Friedman: Ja se çfarë ndodhi pas intervistës

Menjëherë pas intervistës ministri u nda prej moderatorit Michel Friedman. Pasi ai u largua nga dhoma, zëdhënësi i tij i shtypit papritur kërkoi, që DW të mos e transmetojë këtë intervistë. Pasi Friedman dhe kolegia e redaksisë së tij protestuan kundër kësaj kërkese materiali televiziv i rëgjistruar u konfiskua prej punonjësve të Ministrisë turke për Rininë dhe Sportet. Ekipit të DW-së iu bë e qartë, që nuk lejohen të largohen nga ministria pa e dorëzuar materialin filmik.

Limbourg: “Shkelje e rëndë e lirisë së shtypit”

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg e dënoi ashpër këtë veprim të autoriteteve turke: “Kjo përbën një shkelje të rëndë ndaj lirisë së shtypit në Turqi. Kjo që ne po përjetojmë me këtë rast është një veprim imponues nga udhëheqja turke. Një gjë e tillë nuk ka të bëjë aspak më me shtetin ligjor dhe demokracinë. Eshtë e palejueshme, që një ministër të jetë i gatshëm të japë një intervistë dhe më pas të pengojë në këtë mënyrë transmetimin e saj, sepse atij nuk i kanë shkuar për shtat pyetjet. Ne i kërkojmë palës turke që menjëherë të na e kthejë materialin filmik. Gjithashtu ne do të shqyrtojmë mundësinë e ndërmarrjes eventualisht edhe të hapave ligjorë.”


Pas këtij incidenti Deutsche Welle menjëherë protestoi pranë Drejtorisë së Përgjithshme turke të Shtypit dhe Informacionit dhe kërkon kthimin e materialit filmik. Afati i përcaktuar për të martën (06.09)është shkelur tashmë prej autoriteteve turke. Në disa telefonata me përfaqësues të Ministrisë turke për Rininë dhe Sportet DW-ja sërish ka kërkuar me insistim kthimin e materialit filmik. Përgjigja mbetet e pandryshuar: nuk duam që kjo intervistë të transmetohet.

Friedman: Një rast unikal

Në një pozicionim të ministrit turk të Rinisë dhe Sporteve thuhet: “Nuk ka pasur autorizim për intervistën. Pyetjet, që janë shtruar, nuk ishin ato që më ishin paraqitur para intervistës. Zoti Friedman e di mirë, se përse ndodhi e gjitha kjo. Disa deklarata ishin më shumë akuza. Në një situatë të tillë nuk mund të jepet autorizim.”

Michel Friedmann lidhur me këtë tha, se “natyrisht pyetjet nuk diskutohen më parë”. Gjithashtu parimisht intervistat nuk paraqiten për autorizim. Gazetarët nuk kanë për detyrë të shtrojnë pyetjet, që u pëlqejnë politikanëve. Në 20 vjet të karrierës si gazetar nuk kam përjetuar një rast të tillë – madje thotë Friedmann – “as në vende, kur laujnë rol diktatorë” – nuk e kam përjetuar një gjë të tillë. Kjo është një dëshmi, që liria e shtypit në Turqi është mjaft e kufizuar. Rasti është shqetësues. Nëse veprohet në këtë mënyrë ndaj medieve të huaja, mund të imagjinohet, se sa të vështirë e kanë ndërkohë gazetarët turq, vë në dukej moderatori i DW-së Friedman.

Qeveria gjermane mbështet Deutsche Welle-n

Pasi Ministria turke e Rinisë dhe Sporteve konsifkoi matereialin filmik të DW-së është vënë në lëvizje edhe Ministria e Jashtme në Berlin. edhe ministrja e shtetit për Kulturën Monika Grütters protesoi me fjalë të qarta në Bundestag, ku kritika e saj u mbështet me duatrokitje të fuqishme: “Konfiskimi i materialit pas përfundimit të një interviste televizive me një ministër, siç ndodhi dje në Turqi nuk i përgjigjet kurrësesi përfytyrimit tonë për lirinë e shtypit”, tha Grütters gjatë seancës plenare për buxhetin e shtetit. “Kjo është jashtëzakonsiht shqetësuese.”

Pasi Deutsche Welle ia paraqiti Ministrisë së Jashtme rastin e intervistës së konfiskuar, ambasadori gjerman në Ankara Martin Erdmann zhvilloi një bisedë me drejtorin e kabinetit të minstrit turk për Rininë dhe Sportet. Ambasadori gjerman ka theksuar në bisedë, se liria e shtypit në Gjermani është “një aset i çmuar”, vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Schنfer. Ishte një bisedë “me angazhim, por edhe një bisedë e mirë e konstruktive”, në fund të së cilës të dyja palët kanë theksuar shpresën, se rasti “nuk do të çojë në pështjellime të mëtejshme të raporteve gjermano-turke”. Raportet gjermano-turke janë tensionuar kohët e fundit jo vetëm për shkak të rezolutës së Bundestagut për Armeninë, por edhe pas tentativës për puç në Turqi.

Pala turke nuk e ka kundërshtuar, që “materiali filmik nga një ekip kameramanësh turq ka përfunduar në sferat e ministrit turk të Rinisë dhe Sportit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. Por ajo nuk e cilëson rastin si konfiskim. Qeveria gjermane e mbështet kërkesën e Deutsche Welle-s për kthimin e materialit filmik të xhiruar. E kjo duhet arritur pa ndonjë “kusht”, tha Schنfer. “Liria e shtypit është për ne e panegociueshme.”

DW
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Forumierdoganivirtual.com :lol:
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Forumierdoganivirtual.com :lol:

Po po te te them qe ky zoteria qe ju e mbroni me kaq zjarr filloi raprezalen e tij ne nje kompanite me te medha ketu tek ne.
Vetem sot u hoqen nga puna shqiptare pasi sipas ketij plehre na qenkershkan mbeshtetes te gylenit!
Sepse kishin postuar ne fb e tyre se kjo qe po ben Erdogani eshte cnjerezore.
Me thuaj ti ku e gjen te drejten ky ndyresire dhe ato ndyresira qe drejtojne ate kompani te heqin njerez nga puna me motive kaq te ndyra???
Vdekte erdogani ishalla dhe i befshin ato statujat pale ...se aq meriton ai lloj diktatori!
Shnet
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

shnet paq !
 

jana80

Super Moderator
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

liria e menyres te jetuarit..liriairia e shtypit...e fjale... e te menduarit ... edhe e levizjes (gje qe seshte deri sa te jen "muret" qe kan ndertuar ato qe se njohin realisht mungesen e lirise)...jane ato qe bejne te kerkohet jeta brenda atyre "mureve", kufive ku rreflektojne shprese...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Une pashe nje deklarate te Kameramanit te ntv ku thoshte si gjithcka kishte shkuar super deri ne Momentin kur do dilnin nga ministria.Aty ministri ka nderruar mendje.Nje i brendshem ne ministri, anonim, i kishte thene kameramanit-Per ju eshte nje interviste, per ne behet fjale per jeten!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Fjala e lire eshte vet Liria por fatkeqesisht atje Liria ka kohe qe eshte varrosur :vje:
 
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Fjala e lire eshte vet Liria por fatkeqesisht atje Liria ka kohe qe eshte varrosur :vje:

Cka thane Amerikanet ? Demarkacionin me Malin e Zi , do ta bejme ashtu si duan Amerikanet dhe Gjermanet apo do ta bejme si don populli I Kosoves !?
Ndoshta liria dhe e drejta eshte varrosur vetem per pushtetin e Erdoganit !
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Cka thane Amerikanet ? Demarkacionin me Malin e Zi , do ta bejme ashtu si duan Amerikanet dhe Gjermanet apo do ta bejme si don populli I Kosoves !?

Nese ke nevoje hap teme per demarkacionin e flasim matan.:peshkim:
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Turqit po futen kudo e po merren me cdokend
Diktarura po i shtrin mire krahet dhe sinqerisht me vjen keq per ata te pafajshem qe po behen mish per top si per erdoganin po aq e per gylenin....qe ne fund te dites ndryshimi midis te dyve si ajo shprehja qe kemi ne na gjirokastra -hic hic po abili vdiq!
Por mire brenda turqise se kuptoj pushtetin e tij....por si ka mundesi qe pushteti i tij kalon kufijte??? Kete shkelje flagrante sma ha llogjika!
Mund te shaj nga mengjesi ne darke saliun e edin e max marr nje block ne fb nga stafet respektive, por kur vjen te erdogani ndalu beg se ka hendek....ueee te heq tjetri buken e gojes si pa te keq....hajde cudira hajde....
 
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Ne teme jam I nderuar . Mos u be kishe nuk po kupton !
Citimi im tek ty eshte citim per DW , per Bundestagun , per ambasadorin Gjerman dhe Ministrine Gjermane . Harrova qe ata nuk na lexojne ne foruminvirtual po nejse-nejse !

Rrofshin standardet e dyfishta EuroPerendimore !
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Ne teme jam I nderuar . Mos u be kishe nuk po kupton !
Citimi im tek ty eshte citim per DW , per Bundestagun , per ambasadorin Gjerman dhe Ministrine Gjermane . Harrova qe ata nuk na lexojne ne foruminvirtual po nejse-nejse !

Rrofshin standardet e dyfishta EuroPerendimore !

Ceni @shprehu.com o Ceni :eek:kidoki:
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Autoritetet turke konsifkojnë intervistën televizive të DW

Qe po digjet dhe bari njome me ate te thatin po digjet pra. Kjo duhet thene!
Po e ha cdokush qe ne menyre te pavetedijshme eshte i perfshire nga fondet e gylenit. E c'faj kane studentet e shkrete qe as s'ja kane idene politikave te mos studiojne vetem e vetem pse shkolla paska qene dege e gylenit?! Budallallek me brire!
 
Top