• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Babai i 27-vjeçarit të vrarë në Siri: Djali ndoqi rrugën e mallkuar,i lutem shtetit t

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Babai i 27-vjeçarit të vrarë në Siri: Djali ndoqi rrugën e mallkuar,i lutem shtetit të më kthejë nipërit e mi.



Një rrëfim i trishtë e plot dhimbje është ai i Demir Dervishllarit, babait të 27-vjeçarit Mariglen Dervishllari, nga fshati Rrëmenj i Pogradecit cili u vra në Siri. I ati tregon se djali shkoi në Siri për të mësuar gjuhën arabe, pasi që të jesh besimtar i devotshëm duhet ta dish atë gjuhë. “Nuk e di si u mashtrua dhe ndoqi atë rrugë të mallkuar. Më dridhet zemra dhe më pikon në shpirt vetëm për dy nipërit e mi të vegjël, pasi janë të pafajshëm dhe nuk dua që të rriten me frymën e keqe të atyre terroristëve të pashpirt,” tregon ai në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. I tronditur deri në shpirt, Demir Dervishllari pohoi se i biri devijoi rrugë, pasi feja islame nuk të mëson të vrasësh njerëz. 57- vjeçari tha se lajmin tragjik e mësoi nga mediat. Ndërkohë, ai tha se SHISH-i duhej ta njoftonte atë si prind që në momentin kur e kapën në Rinas. “Këtë fakt e mësova pasi im bir kishte ikur. Nëse do më thoshin para se të nisej, nuk do e kisha lejuar që të shkonte në Siri”, pohoi ai. Nga ana tjetër, babai i të riut që mbeti i vrarë në Siri, i bën apel dhe i përgjërohet shtetit që t’i kthejnë eshtrat e djalit dhe familjen e këtij të fundit.

Si e morët vesh lajmin për humbjen e djalit tuaj?

Isha në shtëpi me gruan dhe djalin tjetër të vogël dhe po hanim darkë, ndërsa po dëgjoja dhe lajmet në televizor. Shtanga në vend dhe buka më ngeli në grykë kur dëgjova emrin e djalit tim, që thuhej se ishte vrarë në Siri. M’u drodh zemra, pasi e dija se im bir bashkë me nusen ndodhej në Francë dhe se punonin atje. Nuk dinim gjë, pasi kemi kohë që kishim shkëputur kontaktet. Djali nuk na merrte më në telefon dhe as ne s’kishim një numër ku mund të flisnim me atë.

Prej sa kohësh Marigleni praktikonte fenë islame dhe çfarë tipi kishte si person?

Ne familjarisht besojmë në fe. Unë e kam lexuar Kuranin dhe e di shumë mirë përmbajtjen e tij. Feja që ne besojmë nuk thotë të vrasësh njerëz. Më vjen keq që unë e quaja besimtar Mariglenin, pasi ai nuk e meriton. Allahu nuk thotë të vrasësh njerëz, nuk thotë t’i marrësh jetën tjetrit. Feja islame nuk lejon në mënyrë kategorike që të vrasësh apo të bësh vetëvrasje. Këto vrasje ata i bëjnë në emër të fesë, për të fituar para dhe pushtet, duke bërë pisllëqet e dynjasë. Djali im ka qenë besimtar që në moshë të vogël, por rruga e tij devijoi. Ai zgjodhi rrugën e gabuar, dhe unë këtë nuk ia fal derisa të kem frymë. Im bir ishte njeri i drejtë, nuk i binte më qafë askujt dhe nuk i bënte keq asnjë personi.

Si u largua Marigleni në Siri?

Marigleni ishte besimtar i rregullt, ai nisi ta praktikonte fenë islame që në moshën 15-vjeçare. Pasi mbaroi shkollën e mesme, ai u nis drejt Sirisë për të mësuar gjuhën arabe, pasi që të jesh besimtar i devotshëm duhet ta dish atë gjuhë. Atje ka qëndruar një vit e gjysmë dhe unë nuk e ndalova, pasi mendova se ishte rruga e duhur për jetën e tij. Kur djali u nis për në Siri, lekët ia kam paguar unë. Ai mori me vete edhe nusen e tij dhe djalin, i cili aktualisht është 4 vjeç, ndërsa të voglin e ka lindur atje dhe është 1 vjeç. Marigleni u kthye për pak kohë dhe u largua sërish, por kësaj here në Francë, për të vazhduar studimet e larta në shkollë fetare. Të paktën kështu besoja unë. Nuk e di se si u mashtrua që ndoqi atë rrugë të mallkuar.

Kjo është hera e dytë që merrni lajmin për vdekjen e djalit tuaj. Mund të na thoni se çfarë ju thanë herën e parë?

Po, kjo është hera e dytë që marrim lajmin e kobshëm. Në qershor të vitit 2013 mua më thanë që djali më vdiq nga leucemia, ndërsa tani na doli që paska qenë gjallë dhe është vrarë në Siri në luftimet që po bëhen atje. Më thuaj, kë të besoj unë tani?! Punonjësit e SHISH-it nuk më lajmëruan mua kur tim bir e kapën në Rinas dhe e mbajtën dy orë duke e marrë në pyetje. Nëse ata do më kishin njoftuar mua si prind që djali im po largohej drejt Sirisë, do e kisha ndaluar dhe nuk do e lejoja.

Po familja e tij, ku ndodhet?


Bashkëshortja e tij së bashku me dy fëmijët e mitur ndodhen në Siri. Më dridhet zemra dhe më pikon në shpirt vetëm për dy nipërit e mi të vegjël, pasi janë të pafajshëm të jetojnë me frymën e keqe të atyre terroristëve të pashpirt. Kur e mendoj që ata dy engjëj jetojnë në atë vend të mallkuar, më rrëqethet mishi.

Cili është apeli juaj?

Nuk dua asgjë, vetëm i lutem shtetit të më kthejë eshtrat e djalit, që të kem një vend ku unë të shkoj ta qaj dhe shpirti im të jetë i qetë. Më dhemb shpirti dhe më përvëlon malli për dy nipërit e mi. Dua t’i kem në shtëpi, t’i rris vetë me këto duar dhe të mos u mungojë asgjë. Nuk dua që ata të rriten me frymën për të vrarë njerëz. I përgjërohem shtetit tim që të më kthejë dritën e syve të mi (qan)!

b.tiranaobserv er
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Babai i 27-vjeçarit të vrarë në Siri: Djali ndoqi rrugën e mallkuar,i lutem

Ja keto raste jane per keqardhje!
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Babai i 27-vjeçarit të vrarë në Siri: Djali ndoqi rrugën e mallkuar,i lutem

E paska marre vete djalin ne qafe , duke I fryre ne vesh per fene qysh I Vogel .
 
Titulli: Babai i 27-vjeçarit të vrarë në Siri: Djali ndoqi rrugën e mallkuar,i lutem

Humbja e jetes se nje njeriu te ri duhet te shkaktoj keqardhje por te japesh jeten ne emer te nje feje kanceroide per keta vetem ndjenja keqardhje smund te kete.Keta gjejne ate qe kerkojne...
 
Top