Babai kalon më shumë se 30 orë duke bërë tatuazh shenjën e lindjes së djalit

Ragnar

Anëtar i ri
Staf në FV.AL
Babai kalon më shumë se 30 orë duke bërë tatuazh shenjën e lindjes së djalit për ta ngushëlluar.

1609936441902.png




Derek Prue Sr. është një baba i përkushtuar nga Kanadaja që vendosi të bëjë një tatuazh që do ta bëjë djalin e tij të ndihet më mirë për shenjën e lindjes.

Tetë vjeçari Derek Prue lindi me një shenjë lindjeje që mbulon një pjesë të madhe të bustit të tij.

Ndërsa u rrit, babai i tij e kuptoi që djali ishte i vetëdijshëm për këtë, kështu që ai vendosi të kalonte më shumë se 30 orë duke bërë një tatuazh që do t’i bënte të dy të dukeshin njësoj. Derek Prue Sr. vendosi të shkonte nën gjilpërë pasi djali i tij këmbënguli të vishte një bluzë kur familja shkoi në pishinë.

Ai kaloi 30 orë nën gjilpërë në një periudhë prej dy muajsh për të rritur besimin e djalit të tij.


Djali dyshoi kur nëna e tij kërkoi t’i bënte foto të shenjës së tij të lindjes, por ai nuk e kishte idenë se ata do ta përdornin atë për tatuazh. Artisti i tatuazheve tha se procesi ishte ‘mjaft i dhimbshëm’, por babai e përfundoi misionin me sukses dhe e gjitha ishte për të ngushëlluar djalin e tij, shkruan Fempositive.



1609936520136.jpeg

Pasi tatuazhi përfundoi, babai shkoi t’ia zbulonte djalit. Fytyra e tij u ndriçua me një buzëqeshje, dhe tha se ishte ‘i lumtur dhe pak i hutuar’. /Telegrafi/
 
Top