• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bajerni blen autobus 500 mije euro!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Autobusi fringo i ri, i sapodalë nga fabrika, është blerja më e shtrenjtë që çuditërisht kanë bërë gjatë kësaj merkatoje vere kolosët e Bundesligës gjermane, Bajern Mynih. Në fakt nuk është një mjet dosido. Madje për të drejtuesit e klubit gjerman kanë shpenzuar plot 500 mijë euro. Asnjë nga katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj vere tek kjo skuadër nuk kanë kushtuar kaq shumë sa mjeti që do transportojë përgjatë gjithë këtij sezoni skuadrën nëpër transferta dhe jo vetëm. Tim Borovski erdhi nga Verder Bremen si lojtar i lirë; Thomas Kraft është pjesë e klubit të dytë të Bajern; Hans-Jorg Butt u rikthye nga huazimi portugez, ndërsa italiani Masimo Oddo ka shkuar pa asnjë lloj shpenzimi nga Milani te Bajern me të vetmin kusht që bavarezët i paguajnë rrogën prej 2.5 milionë eurosh në sezon. Pra në pak fjalë asnjë cent euroje e shpenzuar në merkato, përveç autobusit luksoz, i cili bëri dje xhiron e parë në transfertën e Këlnit. ثshtë e vërtetë që ka kushtuar gjysmë milionë euro, por në të mund të gjesh një luks gati të tepruar. Ngjyrë të zezë me logon e klubit që e përshkon tej e përtej, autobusi ka në brendësi katër televizorë plazma të mëdhenj të lidhur me rrjetet më të mëdha televizive, ku natyrisht vendin kryesor e zënë ndeshjet e futbollit. Përveç TV në autobus gjenden, DvD për filma, kompjutera me akses interneti në çdo kohë dhe një kuzhinë ku shoferi zyrtar i këtij mjeti, Sandra Konig do të përgatisë edhe për të ngrënë për gjithë stafin e Bajern gjatë kohës kur do të jenë në lëvizje. Ndërkohë që pas ndeshjeve futbollistët mund të rehatohen, madje edhe të flenë në sediljet që kthehen gati në krevate, nën një atmosferë relaksuese e krijuar nga ndriçimi i brendshëm që transformon tavanin e autobusit në një qiell plot yje. "ثshtë një element shumë i favorshëm për futbollistët, të cilët nuk do ta ndjejë fare udhëtimin dhe do të jenë edhe më të gatshëm për të zbritur në fushën e lojës", ka pohuar drejtori Teknik i Bajern, Uli Hoeness.

T.O.
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Presheve
Zakonisht klubet e bundesliges i kushtojn me shum rendesi stadiumeve dhe ktyre sendeve si lloji i autobusit luksoz , se sa ceshtjes se transfereve. Prandaj per mendimin tim, spaku dhe nje dekade gjermont sbashku me gjermanine si kombetare nuk kan per te fituar trofe ne garant evropjane, apo ato botrore !
 
Top