Bajerni merr një pikë ndaj Nurenbergut, vendasit “falin” barazimin.

Frank

Anëtarë i respektuar.
bayern.jpg

Bajerni është arratisur me një pikë nga fusha e Nurenbergut, duke barazuar 1-1. Skuadra vendase ka humbur shansin e artë të fitonte, pasi në minutat shtesë ka shpërdoruar një penallti.
Pereira ka kaluar në avantazh Nurenbergun, në minutën e 49-të të sfidës. Bajerni reagoi dhe barazoi me Gnarbin, në minutën e 75-të.
Në minutën e 91-të, ishte Leibold ai që ka gabuar nga pika e bardhe e penalltisë, duke humbur shansin e madh të mbajë ende në lojë për mbijetesë skuadrën e tij.
Me këtë pikë Bajerni, ka shkuar në kuotën 71 pikëve dhe mban ende në lojë Dortmundin që ka dy pikë më pak dhe humbi ndaj Shalkes.

PanoramaSport
 
Top