• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Balak martohet me nenen e fëmijeve të tij

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Balak martohet me gruan e fëmijeve të tij


Kapiteni i përfaqësueses së Gjermanisë, Mikael Balak, u martua dje me Simone Lambe, me të cilën bashkëjetonte prej shumë vitesh. Me Simonen ai ka tre fëmijë dhe për martesën mes tyre kishte kohë që flitej. Balak nuk ka pranuar asnjëherë asnjë detaj për jetën e tij personale derisa, sipas agjensisë gjermane së lajmeve “Dpa” pranoi të martohej të hënën në prani të një rrethi të ngushtë miqsh e familjarësh. Akti zyrtar i krye në një sallë të kështjellën e zonës së Kemfenhauzen dhe u drejtua nga Kryebashkiaku i saj. Ndërsa festimet vazhduan në mbrëmje ku të ftuarit ishin të paktë në numër. Për ditën e sotme është planifikuar ceremonia në kishë dhe një festë e madhe në “Jaht?club Bajern” në Shtarnberg. “Jahti bavarez” është ndërtuar në vitin 1888 dhe për shquhet për vizitorët e saj të cilët i përkisnin gjithjë shtresave të larta të shoqërisë. Ndërsa nesër, kapiteni i Gjermanisë, po sipas informacioneve të bëra të ditura nga “Dpa” do të organizojë një takim mëngjezor me të gjithë miqtë e tij. Të gjithë të ftuarit që do të marrin pjesë në dasmën e Balakut do të sistemohen në një hotel me katër yje pranë liqenit të Shtarnbergerit. Balak dhe gruaja e tij, Simone janë njohur para dhjetë vitesh në një kafe në Kaizerslautern, ku ajo ishte kamariere. اifti që prej atëhere jeton së bashku dhe ka tre djem, Luisin, Emilion dhe Xhordin.
 

METi

-=EdoLorEli=-
ndoshta me nënën e fëmijëve të tij!
 

alfonci

Veri investigatio
ndoshta me nënën e fëmijëve të tij!
Taman, vetem keshtu do te kishte kuptim.

Menyra sesi hepsi i temes e ka shkruar nekupton qe gruaja a femijeve te tij eshte martur Balak.
 

Brigadieri

tifoz i cmendur i INTERIT
hajt suksese ballack
 
Top